WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  ALBANIA
 

Shqipëria


 

Republika e Shqipërisë
Flag of Albania.svg Emblema - Shqipëria
Shqipëria Shqipëria
Moto Kombëtare: Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin shqipëtar
Vendndodhja -Shqipëria

Shqipëria (gegnisht Shqipnia, int. Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë Ngushticës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km² dhe mbi 3,5 milion banorë, prej të cilëve mbi 700 mijë banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.

Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë por të suksesshme drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim infrastrukturor dhe zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e ambientit.[1]

Historia

 
Skanderbeg
 
Via Egnatia
 
Apolonia
 Historia e Shqipërisë

Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi Shqipëri...

 Lashtësia

Mendohet që rrjedha prehistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptarët pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë.

 Pellazgët

Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.

Në mesin e mijëvjecarit të tretë dhe në fillim të mijëvjecarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori.Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve.

Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptaret pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë. Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronxit në truallin e Shqipërisë. Përsa i përket krahinave jugore të vëndit tonë, ka të ngjarë që në këtë kohë, në këto vise. ashtu si në Greqi dhe në pellgun e Egjeut, të kenë banuar fise të afërta, midis tyre, të cilat te autorët e vjetër njihen me emrat: pellazgë, lelegë, kaukanë, karianë etj. Sipas tyre këto ishin fise të vjetra vendese, të cilat më vonë u mbuluan nga helenët e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndër ta pellazgët konsideroheshin si fiset më të rëndësishme, prandaj edhe njoftimet e autorëve per ta janë pak a shumë të hollësishme.

 Ilirët

Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të medhaja shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, ShBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët...

Shqipëria nën sundimin osman

Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare".

Rilindja Kombëtare

Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim....

Politika

Shqipëria është Republikë Parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie kryeqeveritarit (sistemet "demokratike" shtetërore perëndimore).

Njësitë territoriale

Artikulli kryesore: Njësitë territoriale - (Shqipëri) dhe Njësitë territoriale

Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku pastaj rrethi, bashkia dhe komuna.

Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qarqe", të cilat ndahen më tej në 36 "rrethe". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. Qarqet administrative në Shqipëri janë si me poshtë:

Ekonomia

 
Tirana
 

Përpara vitit 1991, Partia Komuniste atëherë në pushtet e drejtonte ekonominë e vendit me anë të një serie planesh pesë-vjeçare. Të gjitha degët prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqësia ishte kolektivizuar plotësisht dhe industria ishte pronë e shtetit, ndërsa sipërmarrjet private ishin të ndaluara rreptësisht. Përveç kësaj Kushtetuta e Republikës Socialiste të Shqipërisë e ndalonte qeverinë të kërkonte ndihma nga jashtë, të pranonte borxhe apo të lejonte investime të huaja në vend. Dështimi i kësaj ekonomie të kontrolluar e shtyu qeverinë paskomuniste të decentralizojë procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisë private është shfuqizuar qysh nga fillimi i viteve 90-të, qeveria ka kohë që pranon borxhe dhe kredi të huaja, dhe përpiqet të krijojë vende të reja pune, me anë të bashkëpunimeve me partnerët nga jashtë. Këto masa kanë për qëllim rritjen e industrisë së lehtë, prodhimet ushqimore dhe bujqësore, si dhe ekonominë në tërësi. Progresi i viteve të fundit është i dukshëm, tregu permban të gjithë artikujt e nevojshëm industrialë dhe bujqësorë, ekonomia në përgjithësi po ecën me hapa të shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur për çdo vit një rritje mesatarisht shumë të lartë vjetore në krahasim me vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Demografia

 
Piramida e popullsisë

Shqipëria ka 3,639,453 banorë. Shqiptarë jetojnë edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Kosovë 2.1 milionë, mbi 100,000 arvanitas jetojnë prej shekujsh në Greqi si dhe rreth 600,000 emigrantë ekonomik, 500,000 në Maqedoni dhe gati 35,000 mijë shqiptarë jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (Komuna nën administrimin e Sërbisë).Shqiptarë me identitet te cënuar e shpesh te padeklaruar jeteojne edhe sot e kesaj dite ne Çamëria. Në Italinë e mesme e të jugut janë rreth 250,000 arbëreshë, si dhe me 500,000 emigrante ekonomike, ne kontinentin e Amerikes se Veriut kemi 550,000 emigrante ekonomike ku janë të përbërë me gjithë diasporën shqiptare në SHBA, prej komuniteteve të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, Arvanitasit e Greqisë, etj. Gjithashtu kemi një komunitet prej 5,000,000 shqiptarësh të diasporës me tradita shekullore në Turqi(ndonjehere te quajtur dhe arnaut) e në Egjypt, etj. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore. Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllehët (10.000), sllavët (3.000 serb, boshnjak, goran dhe maqedonas, rom 9.000). Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërise dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qëndrat e mëdhaja si Durrësi, Tirana.

Gjeografia

 
Ksamil Beach
 
Pamje satelitore e Shqipërisë (Qershor 2000).
Artikulli kryesor: Gjeografia e Shqipërisë

Pozita gjeografike

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Maqedonia në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.

Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana.

Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.

Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi

Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).

Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi.

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, Krahina malore qendrore, Krahina malore jugore, Ultësira bregdetare.

Lagunat kryesore janë: Laguna e Lunrës (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakës, e Karavastasë, e Nartës dhe e Pashalimanit.

Plazhet kryesore janë: Plazhi i Velipojës, i Shëngjinit, i Talës, i Durrësit, i Divjakës, i Semanit, i Vlorës, i Dhërmiut, i Himarës dhe ai i Sarandës.

Kepat kryesore janë: Kepi i Rodonit, i Bishtit të Pallës dhe ai i Gjuhezës.

Klima

Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe përfshihet në zonën klimaterike mesdhetare, me dimër relativisht të shkurtër e te butë dhe me vere të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.

Ndriçimi diellor lëviz nga 2731 orë në vit në Xarë të Sarandës, në 2722 orë në vit në Vlorë, 2560 orë në vit në Tiranë, 2246 orë në Peshkopi dhe 2046 orë në vit në Kukës.

Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Portet

 
Marina ne Durrës

Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durrës (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.

Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve.

Kultura

 
Kisha Katolike në Tirane
 

Kultura e Shipërisë është e pasur në shumë drejtime të arit si kinematogafi, teater, art figurativ etj.

Pas Luftës së II-të Botërore nën udhëheqjen e sistemn Komunist të Shqipërisë është futur në shoqrin shqiptare edhe shpërndarja e mirnjoheve për veprimtari të ndryshme të personava me profesione artistike. Ndër mirnjohjet më të njohura janë Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndrrimin e sistemit të qeverisjes, në Shqipëri shpërndarjen e mirnjohjeve e bënë Presidenti i republikës së Shqipërisë. Mirnjohjet që presidenti i bënë shqiptarve dhe shtetasve tjerë janë shenjë e mirnjohjes për kontributin e indivitëve për sfera të ndryshme të kulturës Shqiptare.

Arti në Shqipëri

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin periudhës se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekorim, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonasitë apo romakët.


 

Lista e qyteteve të Shqipërisë

Lista e qyteteve të Shqipërisë

Gjuhën Shqipe ka për çdo emër qyteti dy mënyra në të shkruar, që janë forma e shquar dhe ajo e pashquar (pshm. Tirana dhe Tiranë). Në Wikipedia trajta e shquar ka prioritet në të shkruar. Për redaktuesit kjo do të thotë që ata duhet të përdorin mundësisht emra të shquar (p.sh. Tirana dhe jo Tiranë), dhe vetëm në raste të rralla lejohet edhe përdorimi i formës së pashquar. Kjo është shumë e rëndësishme edhe për lidhjet që bëhen apo dhe për përcjelljet e termave.

Më poshtë janë renditur qytetet me më shumë se 1.000 banorë.

  1. Tirana: 607,467[1]
  2. Durrësi: 113.800
  3. Elbasani: 96.800
  4. Shkodra: 125.000
  5. Vlora: 84.800
  6. Korça: 58.800
  7. Fieri: 55.100
  8. Berati: 45.500
  9. Lushnja: 38.200
  10. Kavaja: 50.000
  11. Pogradeci: 23.700
  12. Laçi: 23.400
  13. Gjirokastra: 22.800
  14. Patosi: 21.000
  15. Kruja: 19.400
  16. Kuçova: 18.000
  17. Kukësi: 16.600
  18. Lezha: 16.600
  19. Saranda: 14.500
  20. Peshkopia: 14.100
  21. Burreli: 13.900
  22. Cërriku: 13.200
  23. Çorovoda: 13.200
  24. Shijaku: 12.800
  25. Librazhdi: 11.500
  26. Tepelena: 11.300
  27. Gramshi: 10.400
  28. Poliçani: 10.200
  29. Bulqiza: 10.000
  30. Përmeti: 9.800
  31. Fushë-Kruja: 9.600
  32. Kamza: 9.300
  33. Rrësheni: 9.200
  34. Ballshi: 9.100
  35. Mamurrasi: 7.600
  36. Bajram Curri: 7.500
  37. Erseka: 7.500
  38. Peqini: 7.200
  39. Divjaka: 7.069
  40. Selenica: 6.900
  41. Bilishti: 6.700
  42. Roskoveci: 6.400
  43. Këlcyra: 6.200
  44. Puka: 6.000
  45. Memaliaj: 5.300
  46. Rrogozhina: 5.200
  47. Ura Vajgurore: 4.700
  48. Himara: 4.500
  49. Delvina: 4.200
  50. Vora: 4.200
  51. Kopliku: 4.100
  52. Maliqi: 3.800
  53. Përrenjasi: 3.800
  54. Kruma: 3.200
  55. Libohova: 2.600
  56. Orikumi: 2.600
  57. Fushë-Arrëza: 2.500
  58. Shëngjini: 2.500
  59. Rubiku: 2.400
  60. Miloti: 2.000
  61. Leskoviku: 1.800
  62. Konispoli: 1.500
  63. Krasta: 1.200
  64. Kërraba: 1.100
  65. Shijak:2013
     
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free