WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  ARITMETIKA
 

Aritmetika

Aritmetika (gr. αριθμός, arithmos = numër) është dega më e vjetër dhe më e thjeshtë e matematikës dhe përdoret gjerësisht në jetën e përditshme për qëllime nga më të thjeshtat, numërimin, gjer në më të përparuarat, si njehsimet në studimet kërkuese dhe në tregti. Emërtimi lidhet me atë degë të matematikës që studion vetitë themelore të disa veprimeve me numrat, veçanërisht me numrat e plotë. Matematikanët nganjëherë e përdorin emërtimin aritmetikë për të treguar teorinë e numrave, e cila nuk duhet ngatërruar me aritmetikën elementare.

Aritmetika në arsimimin shkollor është lëndë mësimore mbi numrat dhe lidhjet e tyre ndërmjet veti. Para së gjithash, aritmetika merret me veprimet themelore llogaritëse si dhe fuqizimin dhe llogaritjen e fuqisë së numrave.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free