WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  ATMOSFERË
 
ATMOSFERË :

- AJRI

- GAZI NATYROR

- MONSUNET



AJRI


Kjo kategori aktualisht nuk përmban asnjë faqe apo media.



Gazi natyror

Gazi ntyror është ai gaz i cil përdoret në jetën e përditshme si nafta, benzina dhe nënproduktet e tyre. Ai ka luajtur një rol të rendesishë sidomos pas vitit 2000 ku çmimi i këtyre të fundit u rritën ndjeshëm.

Rajoni i Gjirit të Meksikës, i cili u godit nga uragani Katrina, ndeshet me një tjetër shqetësim me përmasa globale – tubacionet e naftës që u dëmtuan nga stuhija dolën jashtë përdorimit duke shkaktuar një rritje të ndjeshme në çmimet e naftës. Gjithnjë e më shumë po ngrihet nevoja për të gjetur burime të tjera energjie përveç naftës. Një burim i tillë është gazi natyror, i cili përdoret aktualisht për ngrohjen e mjediseve të brendshme dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Në Gjirin Persik, Katari është angazhuar intensivisht për rritjen e eksportit të gazit për tregun amerikan. Por siç shpjegon materiali në vazhdim ky projekt tregëtar nuk është i mundur si rrjedhojë e mungesës së një elementi të domosdoshëm:

Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për më shumë gaz natyror dhe Katari, i cili renditet i treti në botë për nga rezervat e gazit, synon të jetë furnizuesi kryesor i tregut amerikan.

Ky pikësynim është i realizueshëm si rrjedhojë e miliona dollarëve që ky vend i Gjirit Persik ka investuar në objekte që shërbejnë për ftohjen dhe lëngëzimin e gazit natyror për ta shndërruar atë në një formë që mund të transportohet më lehtë dhe pa rrezik me anije.

Gjatë një vizite që zhvilloi kohët e fundit në qytetin e lindjes, Houston, ambasadori amerikan në Katar Chase Untermeyer vuri në dukje se e vetmja pengesë është mungesa e objekteve ku mund të depozitohet gazi në bregdetin lindor amerikan.

Katari e ka bërë të qartë se tani u takon Shteteve të Bashkuara të japin liçenca për hapjen e objekteve të reja, veçanërisht në bregdetin lindor, pasi ky vend është në gjendje të përmbushë nevojat tona plotësisht”, thotë ambasadori Untermeyer.

Biznesmeni nga Houstoni Jack Webb, anëtar i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare në Houston, i cili ka një përvojë të gjatë në sektorin e energjisë, thotë se zgjerimi i objekteve për depozitimin e gazit është me rëndësi kritike, duke pasur parasysh kërkesat në rritje për gaz natyror në këtë vend.

“Për momentin ne importojmë afro 2 për qind të sasisë duke shfrytëzuar objektet aktuale të depozitimit dhe me sa di unë do ta rrisim importin në 20 për qind të nevojave në 20 vjetët e ardhshme. Gazi natyror është shumë i rëndësishëm për ne dhe Katari është vendi kryesor furnizues”.

Në brigjet amerikane ka aktualisht vetëm katër pika depozitimi për gazin natyror. Planet për hapjen e objekteve të reja janë penguar nga kundërshtimi i komuniteteve lokale, të cilat i shohin këto objekte si burim rreziku.

Ambasadori Untermeyer pohon se çdo projekt që lidhet me karburantin paraqet një farë rreziku, por shton se Shtetet e Bashkuara do t’i mohonin vetes një mundësi të madhe për të përballuar nevojat për energji nëse nuk ndërtojnë objekte shtesë.

“Është një rrezik që ia vlen të merret dhe për Shtetet e Bashkuara apo vendet evropiane që kanë nevojë për gaz të importuar për të përballuar një pjesë të nevojave për energji, është e nevojshme të ndërtohen terminale të reja. Evropa është shumë përpara Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Japonia ka vite që importon gaz natyror të lëngshëm”.

Ambasadori amerikan në Katar vëren se gazi natyror në formë të ftohur, të lëngshme, nuk ka rrezik të marrë zjarr, pra nuk paraqet një kërcënim të madh.

Por kjo nuk nënkupton se nuk ekziston asnjë rrezik. Profesori i Universitetit Georgetown David Jhirad thotë se komunitetet pranë vendeve ku janë propozuar të ngrihen depozitat kanë të drejtën të shprehin shqetësimin e tyre:

“Industria ka treguar një nivel të mirë sigurie, me përjashtim të aksidentit të rëndë pak vjet më parë në Algjeri. Por kjo nuk duhet të na lejojë të biem në vetë-kënaqësi. Pasi kur rrisim 20 herë kapacitetin krahasuar me nivelin aktual, pra nëse nga katër objekte që kemi aktualisht do të hapim 40 objekte, atëherë duhet të rrisim edhe masat e sigurisë në afërsi të zonave të populluara dhe duhet të angazhojmë edhe publikun”.

Profesori Jhirad pohon se është e nevojshme të shtohet numri i objekteve depozituese për të mbajtur furnizimet e sjella nga Katari dhe burime të tjera të huaja, por ai shton se drejtuesit e industrisë duhet të bindin komunitetet në këto zona se po marrin masat e nevojshme të sigurisë:

“Ka një numër mënyrash për të parandaluar rrezikun. Një ndër alternativat është që objektet të ndërtohen larg zonave të populluara. Një tjetër është të vendosen masa më të rrepta për projektim nga agjencitë federale dhe shtetërore. Qeveria federale ka përgjegjësinë për sigurimin teknik në objektet e magazinimit të gazit të lëngshëm natyror. Pa dyshim pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 janë shtuar shqetësimet që anijet çisternë të ankoruara në porte mund të bëhen objekte sulmesh terroriste”.

Shqetësimi për sulme të mundshme terroriste do të jetë një ndër faktorët e përcaktimit të masave të sigurimit teknik për çdo objekt për depozitimin e karburantit, por përfaqësuesit e industrisë energjitike thonë se zyrtarët duhet të gjejnë një baraspeshë ndërmjet shqetësimeve për rrezikun e mundshëm dhe nevojave për të shtuar infrastrukturën për rritjen e furnizimit me gaz natyror.


Monsunet

Monsunet.- janë erëra periodike. Këto erëra me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka,kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani. Monsunet përfshijnë hapësira të mëdha të tokës dhe të oqeanit, d.m.th. ato formohen ku sipërfaqet e mëdha ujore kufizohen me sipërfaqe të mëdha të tokës. Monsunet fryjnë dimrit prej tokës kah oqeani,sepse dimrit toka është më e ftohtë se oqeani dhe mbi tokë ekziston shtypje ajrore më e madhe, kështu që gradienti horizontal i shtypjes ajrore është i drejtuar prej oqeanit kah toka, për këtë erërat fryjnë prej oqeanit kah toka.

Meqë masat ajrore gjatë këtyre rrymave kalojnë hapësira të konsiderueshme, si në thellësi të tokës, ashtu edhe mbi oqeane, në drejtimin e monsuneve ndikon edhe fuqia e deviacionit. Monsunet ne hemisferën veriore devijojnë prej drejtimit të parë të tyre djathtas, kurse në hemisferën jugore kthehen majtas.

Monsunet formohen në brigjet të disa oqeaneve, si të hemisferës jugore, edhe të asaj veriore. monsunet më shprehëse formohen mbi Oqeanin Indian dhe pjesën jugore të Azisë. Ato në kohën e verës vijnë deri te Himalajet, kurse gjatë dimrit nisen prej Himalajeve. Lartësia e ndikimit të tyre është rreth 3 deri 4 km. Monsuni i cili vjen prej oqeanit, verës është i lagshtë dhe në Indi shkakton sasi të mëdha të reshurash.

Erërat monsune janë të zhvilluara dobët në zonat e ekuadorit, ku kemi oscilim të madh ditor, të temperaturës, por oscilimi vjetor është i vogël, si i temperaturës, ashtu edhe i shtypjes së ajrit. Për formimin e erërave monsune janë më të përshtatshme gjerësitë gjeografike më të mëdha , sidomos atje ku nuk ka erëra të forta të përhershme, sikurse janë brezet e gjerësive subtropike, d.m.th., kufiri ndërmjet erërave pasate dhe perendimore. Oqeani Indian është shumë i përshtatshëm për formimin e erërave monsune për arsye se është i rrethuar me tokë kah perëndimi, veriu dhe verilindja.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free