WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  AUTO
 
 Volkswagen Golf më i shituri PDF Printoni E-mail
 20/05/2009 13:38

 
Masat e matjes së shitjeve të automjeteve të reja kanë ndryshuar edhe gjatë muajit të kaluar. Kështu Volkswagen me Golfin e ri e ka marrë vendin e parë për automjetin më të shitur në Bashkimin Evropian, para Ford Fiestas.

Siç transmeton portali automobilistik JATO Dynamics, Volkswagen Golf gjatë muajit prill është shitur në 49.488 njësi, që është rritje prej 10.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Hap pas hapi e përcjell Ford Fiesta me 43.253 njësi (59.2 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar).

Në pjesën tjetër të listës udhëheqin automjetet kompakte për qytet. Opel ka shitur 35.754 Corsa, Fiat 34.340 Grande Punto derisa Peugeot 32.310 modele 207.

____________________________________________

Opel shfaq Astran e re PDF Printoni E-mail
 15/05/2009 15:22



 Pas një muaji pritje Opel edhe zyrtarisht na i ka paraqitur fotografitë e para zyrtare të Astras së re, e cila premierën e saj botërore do ta ketë në panairin e automjeteve në Frankfurt që mbahet në vjeshtën e këtij viti, derisa në shitje do të duhej të del deri në fund të vitit.

Për dallim nga konkurrentet në klasën e saj, të cilat nga gjenerata në gjeneratë evoluojnë në dizajn, Astra e re nuk i ngjan paraardhëses së saj. Siç ka thënë drejtori i marketingut të kompanisë “Vauxhall” Andy Gilson: “Vetëm emri i ka mbetur i njëjti”.

Në Opel përmendin edhe platformën e re Delta të cilën Astra e ndan me Chevrolet Cruze, e mu për këtë do të duhej të ishte dukshëm më e orientuar kah automjetet sportive sesa paraardhësja e saj.

____________________________________________

Motori 1.2 litrash në Golfin e ri PDF Printoni E-mail
 15/05/2009 15:22

 

Motori i ri TDI prej 1.6 litrash tanimë është paralajmëruar, e tani arrin edhe lajmi se në Golfin e ri do të gjendet edhe motori i vogël turbo me benzinë prej vetëm 1.2 litrash.

Paleta e motorëve për VW Golf VI edhe më tutje po zgjerohet. Për motorin e ri me naftë 1.6 litrash veçmë kemi dëgjuar, ai vjen në versione prej 90 dhe 105 kuaj fuqi.

Megjithatë, tani vëmendje më të madhe tërheq paralajmërimi i motorit të ri me benzinë prej vetëm 1.2 litrash, i cili me ndihmën e turbo-mbushësit zhvillon 105 kuaj fuqi dhe moment të rrotullimit 175 Nm në vetëm 1.500 O/min. Supozohet se ai do të zëvendësojë motorin aktual prej 1.6 litrash.

Të dhënat për shpenzimet dhe performansat tani për tani nuk janë në dispozicion, derisa premiera është caktuar për panairin e automjeteve të Frankfurtit, në muajin shtator të këtij viti.

____________________________________________

Porsche punon në Panamera kabriolet? PDF Printoni E-mail
 10/05/2009 01:05 am

 

Para se Porsche të përfundonte projektin e automjetit të para me dy palë dyer – Panamera, nëpër hapësirën e internetit flitej për versionin kupe të tij.

Edhe pse fjalët për trashëguesin e modelit legjendar 928 nuk kanë pushuar ende, nga Auto Motor und Sport vjen paralajmërimi për versionin kabriolet të Panameras.

Gazetarë e revistës automobilistike gjermane kanë biseduar me drejtorin e Porsche për zhvillimin e produkteve Wolfgang Dürheimer i cili ka thënë se kabrioleti tani për tani nuk është në plan dhe se kanë edhe bukur do punë të pakryera të shtëpisë kur bëhet fjalë për Panameran, siç është lansimi i saj me motor prej gjashtë cilindrash si dhe përgatitja e versionit të parë hibrid.

Gazetarëve të Auto Motor und Sport kjo u ka mjaftuar të konkludojnë se versioni kabriolet do të mund të ketë në dispozicion kulm të butë në vend të atij të fortë dhe se do të mund të hyj në mesin e modeleve të Porsche pa kulm.


______________________________________________________

Land Rover Discovery 4 PDF Printoni E-mail
 10/05/2009 01:05 am

 

Land Rover ka freskuar ofertën e modelit me gjeneratën e katërt të Discovery.

Edhe pse quhet Discovery 4, ai nuk është model 100 për qind i ri. Bëhet fjalë për një ndryshim të theksuar të pamjes në të cilin janë përmirësuar të gjitha segmentet e automjetit.

Në të gjendet edhe enterieri i ri, frenat janë më të fuqishme derisa në lëvizje e fut edhe motori i ri.

TDV6 tre litërsh zhvillon 245 kuaj fuqi, të cilët në katër boshtet i transmeton marshi automatik.


______________________________________________________

Tata Nano shitet “flakë” PDF Printoni E-mail
 10/05/2009 01:05 am

 

Madje gjysma e blerësve të modelit Nano kanë vendosur për versionin më të pajisur me aklimatizim dhe ngritës elektrik të xhamave.

Tata deri më tani ka pranuar 203.000 rezervime për modelin Nano, automjetin më të lirë në botë, i cili gjatë viteve të fundit është paralajmëruar si automjet revolucionar udhëtarësh (për shkak të çmimit, natyrisht).

Megjithatë, për shkak të protestave të dhunshme të bujqve fabrika është dashur të zhvendoset, që ka shkaktuar vonesën e prodhimit.

____________________________________________

  PDF Printoni E-mail
 

 


 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free