WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  BENITO MUSSOLINI
 

Benito Mussolini

 
Mussolini dhe Hitleri
 
Mussolini duke mbajtur fjalim.

Benito Amilcare Andrea Mussolini (* 29 korrik 1883 në Dovia të Predappios pranë ForlìtRegionin Emilia-Romagna, vrarë prej partizanëve komunistë28 prill 1945Giulino di Mezzegra pranë Dongo anës Liqenit të Komos), ishte prej 1922 deri 1943 diktator fashist i Italisë.

Duçe rrjedh nga fjala latine Dux që përkthehet udhëheqës. Me këtë term bashkëthemeluesit e Partisë Fashiste Italiane, shtypi dhe propaganda e regjimit i drejtoheshin Musolinit. Nën modelin e Duçës u krijuan nga ana e diktatorëve të tjerë tituj të ngjashëm, Adolf Hitleri ishte Führer, Francisco Franco ishte Caudillo, Ion Antonesco ishte Conducator.

Musolini ishte eksponent i partisë socialiste italiane dhe drejtor i gazetës qytetare socialiste Avanti (sq.: Përpara) që nga 1912. Në vitin 1914 ndryshoi tërësisht opinionin politik duke u deklaruar në favor të ndërhyrjes së luftës në Libi. Duke u gjetur në kontrast me linjën e partisë së tij dha dorëheqje nga drejtimi i Avanti-t! dhe themeloi "Il popolo d'italia". Menjëherë pas luftës themeloi I FASCI ITALIANI I COMBATIMENTO 1919, pastaj u bë pjesëmarrës në partine nacionale fashiste (Paryia Nacionale Fashista) në vitin 1921 dhe u prezantua në vend me një program politik nacionalist, autoritar dhe radikal që në vazhdim përmblodhi dhe element të fort anti socialist që e ndihmuan nga mbështetja e një borgjezie të vogël dhe shtresave industriale dhe agrare. Në kontestin e paqëndrueshmërisë së fortë politike dhe socialiste ardhura në luftë vendosi në marrjen e fuqisë. Duke forcuar dorën e institucioneve, Musolini arriti të mbante fuqinë që të ndërtonte qeverinë dhe instaloi diktaturën në janar të vitit 1925,duke zgjedhur me forcë situatën delikate e krijuar nga vrasja e Giacomo Matteottit.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free