WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  FUSHA
 
FUSHA NË SHQIPËRI

Fusha e Myzeqesë

Fusha e Myzeqesë është fusha më e madhe dhe më e rëndësishme e vendit tonë. Përfshinë gjithë pjesën jugore te ultësires bregdetare. Në kuptimin fiziko-gjeografik kjo fushë shtrihet nga shkëmbi i Kavajës në veri e deri në Vlorë në jug në një gjatë 100 km dhe nga bregu i Adriatikut në perëndim deri në Kodrat e Darsisë dhe Mallakastrës në lindjenë një gjerësi maksimale rreth 50km. Nga ana etnografike koncepti Myzeqe është më i ngushtë, por përmbajtja e tij ka ndryshuar historikisht. Në kohët më të vjetra më Myzeqe, kuptohej një njësi që shtrihet midis dy brigjeve të Semanit të poshtëm e që njihej më emrin "Dheu i Butë". Më vonë koncepti Myzeqe nisi të shtrihej mbi të gjithë territorit midis rrjedhjeve të poshtme midis Semanit dhe Vjosës. Në kohët e mëvonshme vërehej prirja për të rritur kufijt e Myzeqesë përtej Shkumbinit dhe Vjosës, dmth mbi Fushën e Kavajës në veri dhe mbi atë te Bregut të majtë të Vjosës se Poshtme,e ashtuquajtura Myzeqe e Vlorës në jug. Megjithatë Myzeqeja shtrihet nga Shkumbini deri në Vjosë. Termi Myzeqe e Kavajës përdoret shumë rrallë. Pjesa më e madhe e Myzeqesë shtrihet nga 0 deri në 20 metra mbi nivelin e detit, por ka edhe vende si ish-këneta e Tërbufit,në Divjake, Hoxharë etj që gjënden edhe nën nivelin e detit. Lartësitë e mëdha të Myzeqesë nuk i kalojnë 30-50 metra dhe gjenden në skajin lindor të saj, pikërisht aty ku sapo fillojnë të ngrihen kodrat. Kohët e fundit është parë se relievi i Myzeqesë ka tendencë në ulje. Pjerrësia në Myzeqe ashtu dhe në fushat e tjera të Ultësires Bregdetare,kalon nga lindja në perëndim.. Rrjedhje e poshtme të lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë e ndajnë Myzeqenë në katër njesi të mëdha me sipërfaqe të pabarabartë.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free