WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  GJIROKASTRA
 

Gjirokastra


 

Gjirokastra
Skeda:- Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 40° 37 V ; 20° 46 L
Popullsia
-dendësia
60.000 banorë
? banorë/km²
Sipërfaqja ? km²
Administrata
Shteti Shqipëria
Rrethet Gjirokastrës
Kodi Postar 6001-6003
Prefiksi telefonik 00355 (0) 84
Faqe zyrtare Gjirokastra Conservation and Development
Politika
Kryetar i Bashkisë Flamur Bime
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Komunikacioni
Targa e automjeteve GJ
Aeroporti Nënë Tereza
IATA-Code:TIA
?? km nga qendra
PORTALI : GJIROKASTRA
redaktoni kutinë

Gjirokastra është qytet në Shqipërinë jugore dhe shtrihet në shpatin e Malit të Gjerë. Nga faqja e këtij mali ajo zbret deri në buzën e lumit Drino, i cili krijon një luginë shumë të bukur ne anën lindore të saj. Pa dyshim që Gjirokastra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë për vlerat e saj arkitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga një kështjelle e mrekullueshme, dëshmitare e kohrave të ndryshme.

Pak histori

Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e kështjellës janë bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore te kalasë ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i është bashkangjitur pjesës muzeale te kalasë. Kalaja e Gjirokastrës si shume pjese te tjera te trashëgimisë Shqiptare është ne rrezik imediat. Kalaja është e ndërtuar mbi shkëmb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokës. Prerjet e pemëve dekadën e fundit ka shkaktuar rreshkitje te mëdha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalasë. Muret lindore te kalasë kane çarjet me te thella dhe qe kërkojnë ndërhyrje te menjëhershme. Pa ketë ndërhyrje kjo pasuri e trashëgimisë Shqiptare rrezikon te humbasë. Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga UNESCO.

Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut dhe në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qëndrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve.[1]

Më 16 tetor 1908 në Gjirokastër lind Enver Hoxha figurë e rëndësishme në historinë e Republikës së Shqipërisë.

Ne Gjirokastër ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj një nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur". Vlen per tu theksuar se ky qytet hierend e

Politika

Kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës është Flamur Bime, përfaqësues i Partisë Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë.

Ekonomia

Gjirokastra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike në Jugun e Shqipërisë. Pika e Doganore e Kakavies, është pika kufitare me fluksin më të madh udhëtarësh dhe mallrash për në Greqi. Gjirokastra perveç te qenit qendër Administrative e rajonit, këtu kane prezencën e tyre kompanitë me te njohura prodhuese dhe tregtare te vendit si : Glina, Fresh Compani, Elka,Uji i Ftohte Tepelene, Harri Lena Grup, Ferruni etj. përben edhe qendrën me te madhe bankare ne jug te Shqipërisë ku kane selinë e tyre : Banka e Shqipërisë, Banka Kombetare Tregtare, Raiffaisen Bank, Banka Amerikane, Alpha Bank, Tirana Bank, Ethniki Bank, Emporiki Bank, Banka Popullore.

Kultura

Ne Gjirokastër mund te vizitoni Muzeun Kombëtar te Armeve, Muzeun Etnografik e një sere muzeumesh. Gjirokastra është qyteti i festivale folklorike kombëtare prej vitit 1968. Në kështjellë mblidhen çdo katër vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastrës ka protokoll binjakëzimi me Bashkime e Potencës (Itali), prej vitit 1999 ka binjakëzim me qytetin e Grottammarës (Itali). Fale këtij binjakëzimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve, Provincën e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bëre të mundur te ketë Hartografine e pare digjitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendrës Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokastër po shton bashkëpunimin edhe me Bashkine e Leces, Agjensine për Pasuritë Kulturore Euromesdhtare (Itali). Si fillim i këtij bashkëpunimi ka qene një Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Shfaqjet e "Baletit Rajonal Puljez" në Gjirokastër ne tetor te 2007. Bashkëpunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastrës me Universitet e Macerates.

Arkitektura

 
Gjirokastër, shtëpi muze

Turizmi

Ka marrë zhvillim të madh pas viteve 90. Shumë te huaj vizitojnë Gjirokastrën për vlerat arkitekturale te ndërtimit të shtëpive me gur e çative me dërrasa. Ka shumë hotele private si Hotel Kalemi, i ndërtuar në një shtëpi te vjetër karakteristike. Turisti ne Gjirokastër mund te vizitoje Qendrën Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Kështjellën ku përvec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart. Ne Gjirokastër vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik, Shtepite karakteristike te Zekateve, Skendulateve, Babametos, Kadarese etj. Ne Luginën e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rëndësishmit janë "Antionea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afërsi te fshatit Sofratike.

Mbresëlënëse janë edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.

Transporti

Gjirokastra ndodhet në luginën e Drinos, ku kalon rruga Tiranë-Janinë. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Rruga kombëtare për në Gjirokastër, po të nisesh nga Tirana, kalon nga periferia e Durrësit, Kavajës, Rogozhinës, Lushnjës, Fierit dhe pastaj ngjitet në maloret e Ballshit për të kaluar pranë Vjosës, Tepelenë dhe pastaj buzë luginës së lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhëtosh për në Sarandë, Delvinë, Vlorë duke kaluar nga Qafa e Muzinës ose mund të udhëtosh për në Greqi përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e superstradës qe lidh Gjirokastrën me Tepelenen që do të afrojë edhe më shumë atë me pjesë të tjera të vendit.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastrës do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesën e poshtme te qytetit ne qendër te luginës së Drinos. Ky aeroport i ndërtuar në vitet '30 nga italianet, shërbente si një pikë lidhjeje e Gjirokastrës me qendrat e tjera të Shqipërisë. Sot aeroporti është i papërdorshëm.

Gjirokastra ka pamje të mrekullueshme e piktoreske. Shtëpitë karakteristike dhe arkitektura e veçantë i japin asaj pamjen e një anije në luginën e Drinos. Këto pamje mahnitëse mund t'i shikoni ne faqe të ndryshme interneti.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free