WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  HISTORIA E KOSOVË
 

KOSOVA 1912-1945
_____________________

Vilajetin e Kosovës e Shkupin dhe qytetet e tjera në Maqedoni, i kanë çliruar shqiptarët më 1912, por Serbia me fuqi të madhe ushtarake e armatim modern rus të kohës, e ka okupuar Kosovën përkohësisht. Me humbjen e luftës kundër austriakëve më 1915, ushtria e qeveria serbe ikin në Shqipëri ku bëjnë gjenocid ndaj popullsisë civile.[1].

Kah fundi i vitit 1918, Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze.Me Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferencën e paqes në Paris më 1920, u copëtuan trevat etnike shqiptare, duke iu dhuruar fqinjëve tanë grekë e sllavë më se 2/3 e tyre, pra rreth 60 mijë kilometër katrorë[2] ndër to ishte edhe Vilajeti i Kosovës. Ky okupim zgjati rreth 20 vjet, deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Jugosllavia, madje vetëm brenda 7 ditëve.[3]. Kështu Kosova përsëri iu bashkua Shqipërisë, siç ka qenë edhe gjatë Luftës së parë botërore. Pra, sa herë që ka hyrë Serbia në Kosovë, ajo ka qenë vetëm okupatore e përkohshme e asgjë tjetër, madje edhe kur ajo vetë ka qenë vasale e fqinjëve, sidomos e Turqisë.[4]

1918-1941

Gjatë viteve 1918-1941, Serbia mori masa të ndryshme drastike për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike dhe për t’i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë. Akademiku Vasa Çubrilloviq, ia ka paraqitur qeverisë mbretërore një referat gjenocidial më 1937, për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia. Këtë referat qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të përhershme ndaj tyre, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje, kështu që më se 250 mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi dhe pjesërisht në Shqipëri. Në atë kohë, vetëm në fillim, janë vendosur në Kosovë, në pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë kolonë serbë e malazezë. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm ‘’reformë agrare’’, ‘’akcion i mbledhjes së armëve’’, ‘’akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit’’ etj.[5].

Akademiku Çubrilloviq shkruante në referatin e tij se qeveria duhet të organizojë djegëjën e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje, ai propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi malazias Vasojeviq, i cili duhet të angazhohet në këtë akcion.[6]. Një referat tjetër të ngjashëm më këtë, Çubriloviqi e ka shkruar në tetor më 1944 për Qeverinë jugosllave-komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë social-komuniste, ndaj shqiptarëve u morën masa drastike dhe gjenocidiale, kështu që u detyruan të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri më se 250 mijë vetë.

 Krijimi i kufinjëve të ri të Kosovës

Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[7]Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit musliman.[8]Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [9]Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” .

Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave.
 
TERRITORI AUTONOM I KOSOVES DHE METOHISE
___________________________

Territori Autonom i Kosovës dhe
e Metohisë është emërtimi zyrtarë gjatë viteve 1945-1963 për Kosovën.

Sikurse edhe jeta shoqërore dhe kulturore që ishin të shtypura nga regjimi serbë që vepronte në atë kohë si pjesë e mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene edhe gjuha shqipe e përdorur në dokumentet e asaj kohe shtypej.

Në gjurmët e historisë shqiptare kjo kohë në të cilën është përdorur ky termë për Kosovën, është pjesa e historisë më e hidhur e kombit shqiptarë në pjesët veriore të tokave të tyre. Është kjo kohë e pastrimeve etnike të territoreve të mbështetura po thuaj se nga të gjitha anët. Duke mos përjashtuar asnjë faktorë të asaj kohe, edhe pse ndonjëri duket pasiv e tjetri aktiv të gjithë kanë qenë të përzierë direkt apo indirekt. Është koha kur pjesa e kombit në veri qëndron e vetmuar para një kundërshtari që gjendej në aleanca të forta me shtete fqinje. Është koha kur populli nxirret nga shtëpitë për të parë varjet dhe pushkatimet e djemve që luftonin për dinjitet, se për një gjë më të lartë ishte e kotë të luftohej me etiketën "turk" që ja kishte ngjitur regjimi dhe kisha serbe kësaj pjese të kombit qysh pas Rilindjes Shqiptare. Edhe pse fuqitë e asaj kohe këtë etiket nuk e kishin vënë në politikat e tyre ata përdornin një etiket tjetër paksa më të butë të përkthyer "popull jo turk"

Pasojat e terrorit të shkaktuar gjatë këtyre viteve nuk janë zhdukur plotësisht gjer në vitet 90-ta. Edhe pse nga popullsia krenare paraqiteshin si të harruara tmerri dhe frika që kishin përhapur qeveritë serbe, ata e bartnin atë në shpirtin e tyre deri kur gjeneratat e reja, të cilat falë po asaj krenarie lirohen nga tmerri i quajtur nga populli "me dërzhavë, ujë dhe zjarr nuk ka hajgare".

Nuk ishte ky tmerr i pa argumentuar ishin rrahjet masive, varjet, pushkatimet në qendra të vendbanimeve para popullsisë së nxjerrë në qendër, për të parë ato ekzekutime nga një herë në mungesë të kohës këto ekzekutime bëheshin në ditën e tregut për të frikuar fshatarësinë që vinte në qendra tregtar për të shitur produktet. Këto ishin vetëm metodat aktive që përdoreshin për frikësimin masiv të popullsisë të cilat plotësoheshin me masakra dhe metoda tjera propaganduese shtetërore dhe fetare.

Për të pasur një pasqyrë se ç farë metoda për asimilimin dhe frikësimin e popullit janë përdorur gjatë kësaj kohe është mirë të shikohet filmat dokumentar që paraqesin metodat e ekzekutimeve gjatë kohës së regjimit talibanë në Afganistan, pasi që dokumentacioni për këtë kohë është i pakët për publikun. Dokumentacioni i kësaj kohe mbahet në arkivat e Serbisë dhe të kishave serbe..

Të gjitha këto akte planifikoheshin dhe zbatoheshin në emër të pastrimit nga "turqit" e që nga Evropa pranoheshin si pastrime nga "jo turqit" dhe nga Turqia si treg i ri i hapur në Ballkan.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free