WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  HOLANDA
 

Holanda

 

Koninkrijk der Nederlanden
Flag of the Netherlands.svg Emblema - Holanda
Holanda Holanda
Moto Kombëtare: Je maintiendrai
Vendndodhja -Holanda

Holanda (holandisht: Nederland) është shtet parlamentar nën mbretërinë konstitucionale dhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës. Vendi, bregdeti i së cilit është nën nivelin e Detit të Veriut në veri dhe perëndim të saj, kufizohet edhe me Belgjikën në jug dhe Gjermaninë në lindje.

Termi "Holandë" në disa gjuhë të huaja ka disa kuptime, shpesh ndodhë që në gjuhët e tjera nën këtë emër nënkuptojnë shtete në regjionin e Beneluksit dhe pjesë të Mbretërisë Holandeze.

Historia

 Historia e Holandës

Politika

Sistemi shtetror në Holandë

Njësitë administrative

Njësitë administrative - Holanda
 
Njësitë administrative të Holandës

Holanda ka 12 njësi administrative të nivelit të lartë të quajtura provinca të cilat gjenden nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të mbretit të quajtur Commissaris van de Koningin në njërën quhet Governor me theksin që nuk i takon mentalitetit "Dutch".

12 njësitë administrative të Holandës me kryeqytetet
Provincia - Kryeqyteti
Drenthe - Assen
Flevoland - Lelystad
Friesland - Leeuwarden
Gelderland - Arnhem
Groningen - Groningen
Limburg - Maastricht
Noord-Brabant - 's-Hertogenbosch
Noord-Holland - Haarlem
Overijssel - Zwolle
Utrecht - Utrecht
Zeeland - Middelburg
Zuid-Holland - Den Haag
 

Gjeografia

 Gjeografia e Holandës

Sipërfaqja e përgjithshme e Holandës është 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 30 V, 5 45 L dhe 33,883 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,643 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Holandës është 451 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor është 1,027 km.

Klima e Holandës është e butë me verë të freskët deri të ftohtë dhe dimër të butë.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i rrafshët dhe i ulët, ndërsa në juglindje gjenden disa male. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e detit në vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo më e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, në vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

Ekonomia

 Ekonomia e Holandës

Kur analizojmë ekonominë e Holandës në tërësi bie në sy raporti specifik i elementeve natyrore, i zhvillimit shoqëror dhe i prodhimtarisë së saj që rrallë kund ekziston në botë. Derisa sipërfaqet e kufizuara të tokave punuese, por në m♪7nyrë intenzive të punuara i japin përparësi bujqësisë, mungesa e pasurive natyrore e bën të varur nga jashtë. Numri i madh i popullsisë në një territor të vogël ia ka imponuar nevojën e përhershme që sa më shumë sipërfaqe të tokave t’i shndrrojë në toka pjellore. Rezultat i kësaj lufte është edhe ekonomia në shkallë të lartë të zhvillimit.

Demografia

 
Lëvizja e popullsisë
Artikulli kryesor: Demografia e Holandës

Me 484 banor për kilometë katrorë, Holanda është një ndër shtetet me dendësis më të madhe në botë,(krahas: Kina 135, Monako 16.923, Namibia 2,4) [1].Në qershor të vitit 2006.numri i banorëve të Holandës ka qenë 16.336.000, e që gjysma e popullsisë jeton në perëndim të vendit.

Sipas statistikave Holandezët janë popull që dallohen për nga gjatësia, me gjatësi mesatare 1.81 m meshkujt, dhe 1.68 m femrat..[2]

Holandezët përbëjnë 80,6% të popullatës më së tepërmi ka të ardhur nga Gjermania (2,4%) dhe Belgjika (0,7%),mandej nga ish kolonitë: Indonezia (2,4%) dhe Surinami (2%), ma vonë nga Maroko (2%) dhe Turqia (2,2%).

Gjuha Holandeze është gjuhë zyrtare, edhe pse nuk është e rregulluar me ligj.Në provincën e Frizisë shfrytëzohet edhe gjuha e frizisë.

Holandezët tradicionalisht dallohen për njohjen e gjuhëve të huaja. Rreth 85% e popullsisë flasin gjuhën angleze, 55–60% flasin gjuhën gjrmane, ndërsa 25% gjuhën franceze.

Sa i përket strukturës fetare Holandezët janë:

  • 30 % katolik
  • 20 % protestant
  • 9 % të tjera (5,8 % islame, 0,6 % hinduizmi, budizmi, judizmi etj.)
  • 41 % ateist
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free