WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KIMIA ORGANIKE
 

Kimia organike

Kimia organike është degë e kimisë, qe studion konponimet e karbonit.Ne komponimet organike te karbonit bëjnë pjesë jo vetëm ato komponime që gjenden ne botën e gjallë, por edhe ato konponime qe perfitohen ne menyre sintetike ne laborator.Konponimet organike janë të ndërthurura me ato inorganike dhe mund të shëndrrohen në njëra-tjetrën: p.sh: procesi i fotosintezes(shnderrimi i konponimeve inorganike në ato organike)dhe përfitimi i amoaniakut nga metani(shëndrrimi i konponimeve organike në ato inorganike). Konponimet organike i karakterizojnë disa veti fizike dhe kimike që i dallojnë nga konponimet organike(tretshmerinë,pika e vlimit dhe e shkrirjes,djegëshmëria,struktura kimike,reaksionet kimike)etj.Konponimet organike i paraqesim me formulë molekulare,racionale te strukturës etj. Në kiminë organike bëjnë pjesë: Komponimet organike të karbonit, Hidrokarburet, Komponimet organike me oksigen dhe azot (alkoolet) dhe komponimet organike me rëndësi jetsore.

Komponimet organike të karbonit

Kimia organike është degë e kimis, që studion përbërjen, strukturën, vetitë, reaksionet dhe sintezën e komponimeve të karbonit. Në kiminë organike nuk merren të gjitha komponimet e karbonit su oksidet e karbonit (CO,CO2), kripërat karbonate etj. që bëjnë pjesë në kiminë oraganike. Kimia organike si shkencë më vete është themeluar vonë, në gjysmën e parë të shek. XIX. Kimistët para dyqind vjetësh substancat kimike i ndanin në dy grupe:

në substanca inorganike që fitoheshin nga bota jo e gjallë dhe organike që fitoheshin nga bota e gjallë. Kimisti suedez Bercelius për herë të parë në vitin 1806 e pëmendi termin kimi organike. Sipas tij komponimet organike përbëhen nga po ato elemente , që përbëjnë komponimet inogranike, mirëpo komponimet organike përfitohen vetëm nga organizmat e gjallë.kjo u quajt ndryshe "teoria vitaliste" Por këtyre mendimeve u dha fund shkenctari gjerman Friedrich Wöhler ku thot qe ai mund ta fitoi uren nga cianati i amoniumit(NH4OCN (aq) -nxehje-> CO(NH2)2(aq)). Tani numri i komponimeve organike të sintetizuara është shume më i madh. Viti 1828 merret si bazë e fillimit të kimisë organike si shkencë. Termi kimi organike përdoret sot e atëditë dhe ka të bëjë jo vetëm me komponimet organike por edhe me ato komponime inorganike që mund të kthehen në organike me sintetizim në laborator. Numri i komponimeve organike sot është rritur në 19 milion.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=