WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KIMIA
 

Kimia

Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies. kimia eshte shkence natyrore e cila studion natyren ndryshimet dhe perberjen e saj

Disiplina të kimisë

  • Kimia organike
  • Kimia inorganike
  • Kimia fizike
  • Kimia analitike
  • Biokimia
  • Kimia farmaceutike
  • Kimia industriale
  • Kimia ushqimore
  • Kimia makromolekulare
  • Kimia teorike

Disiplina të tjera

Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.

Konceptet bazë

Atomet dhe molekulat

Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.

  • Struktura e atomit
  • Tabela periodike
  • Numri atomik, masa atomike, numri i mases
  • Metalet, Jometalet, Gjysmemetalet, Gazet e dobet
  • Molekula dhe struktura molekulare
  • Jonet, anionet dhe kationet
  • Formula kimike, Izomeria, Kiraliteti
  • IUPAC, Emertimi kimik

Lidhjet kimike dhe forcat tërheqëse ndërmolekulare

Atomet mund të lidhen me njëri tjetrin dhe forca që i mban të bashkuar quhet lidhje kimike. Ekzistojnë edhe forca ndërmolekulare jo aq të forta sa lidhja kimike, të cilat tërheqin atomet e molekulat mes tyre.

  • Lidhja kimike
  • Lidhja jonike
  • Lidhja kovalente
  • Lidhja hidrogjenore
  • Forcat e Van der Valsit
  • Lidhje Metalike

Përbërjet kimike

Kur atomet lidhen mes tyre në sasi të përcaktuara përfitohen përbërjet kimike(për shembull uji,H2O) Agregatët e shumë përbërjeve quhen përzierje (për shembull çokollata.

  • Përbërja kimike
  • Përbërja molekulare
  • Përbërja organike
  • Përbërja jonike
  • Acidet
  • Bazat
  • Oksidet
  • Kripërat

Gjendjet agregate

Artikulli kryesor: Gjendjet agregate

Përbërjet kimike mund të shfaqen në shumë gjendje. Më të njohurat janë ato të ngurtë, e lëngët dhe ajo e gaztë: në temperaturë të ulët molekulat tërhiqen fort dhe nuk lëvizin, por "dridhen" dhe shfaqen në gjendje të ngurtë; me rritjen e temperaturës fitojnë energji dhe "rrëshqasin" mes tyre, duke kaluar në gjendje të lëngët; duke e rritur edhe më shumë temperaturën fitojnë aq shumë energji sa përhapen në të gjitha drejtimet duke formuar një gas.

  • Gjendjet e materies
  • Gazërat
  • Lëngjet
  • Të ngurtat
  • Tretësirat

Ligjet e kimisë dhe fizikës

Të gjitha reaksionet kimike dhe transformimet fizike ndodhin sipas ligjeve kimiko-fizike.

  • Ligji i ruajtjes së masës
  • Ligji i veprimit të masës
  • Ligji i gazeve ideale
  • Ligji i Hesit
  • Ligji i Gei-Lysakut
  • Ligji i Van der Valsit
  • Ligji i Daltonit
  • Ligji i Henrit
  • Parimi Le Chatelier
  • Ekuilibri kimik

Mekanika kuantike

Kimia fizike është një disiplin e ngjashme me fiziken. Mekanika kuantike është sektori i fizikës që i ka dhënë më shumë shtyse zhvillimit të kimisë, duke shpjeguar strukturën dhe karakteristikat e atomeve e duke krijuar bazat për trajtimin matematik të lidhjes kimike

  • Elektroni
  • Protoni
  • Neutroni
  • Orbitali
  • Parimi i përjashtimit i Paulit
  • Konfigurimi elektronik
  • Mekanika kuantike
  • Bërthama e atomit

Historia e kimisë

  • Alkimia
  • Zbulimi i elementeve kimike
  • Historia e kimisë
  • Historia e industrisë kimike
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free