WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KOMUNA E THERANDËS
 

Drejtoria komunale e arsimit në bashkëpunim me MASHT implementuan projektin “Dita e dyerve të hapura të shkollave profesionale”
Sot në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë u zhvillua aktiviteti në kuadër të projektit “Dita e dyerve të hapura të shkollave profesionale”nën organizmin e Drejtorisë komunale të arsimit në bashkëpunim me MASHT. Qëllimi i këtij projekti është të njoftohen nxënësit e klasave të nënta me drejtimet, profilet dhe kushtet që i ofron shkolla e mesme profesionale SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e MASHT, Drejtori i drejtorisë komunale të arsimit Z. Sherif Berisha me bashkëpunëtorët e tij, dhe shumë mësimdhënës të shkollave të mesme dhe fillore të komunës së Suharekës. Ndërkaq shumë nxënës të klasave të nënta e vizituan këtë shkollë dhe u njohën më për së afërmi me profesionet të cilat i posedon kjo shkollë e mesme profesionale. Po ashtu SHMT ”Skënder Luarasi”, hapi dyert jo vetëm për nxënës por edhe për prindër dhe qytetarë të tjerë të cilët u interesuan për profesionet që i ofron kjo shkollë profesionale. Ky aktivitet u zhvillua nga ora 8:00 e mëngjesit dhe ka vazhduar gjatë tërë ditës.
Po ashtu Drejtoria komunale e arsimit në bashkëpunim me MASHT sot zhvilluan takim informativ rreth testit të maturës. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e MASHT, Drejtori i Drejtorisë komunale të arsimit Z. Sherif Berisha me bashkëpunëtorët e tij dhe shumë kujdestarë të maturantëve të komunës së Suharekës. Fillimisht takimin e hapi Drejtori i DKA-së Z. Sherif Berisha i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë takim shumë të rëndësishëm. Ndërkaq përfaqësuesit e komisionit shtetëror të maturës i njoftuan të pranishmit me përgatitjet që po bëhen për testin e maturës dhe thanë se ne kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për këtë dy mujor për të arritur rezultate në testin e maturës. Po ashtu gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Komisionit shtetëror të maturës kërkuan nga të pranishmit që ti sensibilizojnë nxënësit që të punojnë më shumë për të pasur rezultate më të mira në testin e maturës që të mundemi të arrijmë deri diku në një barazim me vendet evropiane që tani më shteti i Kosovës e ka synim. Gjatë këtij takimi pati diskutime nga ana e të pranishmëve për përmbajtën e testit, dhe shumë pyetje të tjera të cilat kishin të bëjnë konkretisht me testin e maturës, e që në mënyrë detale morën të dhëna nga përfaqësuesit e komisionit shtetëror i maturës.

_________________________________________________

Edhe në komunën e Suharekës u shënua 23 prilli “ Dita e Vajzave”
Drejtoria komunale e Arsimit në bashkëpunim me MASHT-in dhe GTZ-në implementuan projektin “ Dita e vajzave” më 23 prill në të njëjtën ditë me Ditën e Vajzave ( Girl’s day) në Gjermani. Dita e vajzave do hap perspektivë të gjerë për të ardhmen e një gjeneratave të vajzave dhe femrave të kualifikuara, po ashtu Dita e vajzave e inkurajon rrethin e këtyre vajzave, pra familjen shkollën që ti përkrahin dhe të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e profesionit të tyre të ardhshëm .Gjatë kësaj dite vajzat e klasave të nënta vizituan ndërmarrje të ndryshme dhe punëtorit në SHMT “ Skënder Luarasi” në Suharekë dhe u njohën me disa profesione interesante dhe sfiduese për vajza. Në këtë aktivitet morën pjesë më se 100 vajza të klasave të nënta. Ndërkaq vajzat pjesëmarrëse zhvilluan aktivitete tek punëtorit e SHMT “ Skënder Luarasi”, kooperativa “Llakto Theranda” ,njësia e zjarrfikësve, ndërmarrja private“ Graniti”, fabrika e këpucëve “Solid”, ndërmarrja private Arta test” , “ Jeta 3” dhe “ Petriti”. Ky aktivitetet filloi nga ora 8:00 dhe vazhdoi gjatë tërë ditës. Në këto ndërmarrje vajzat u njoftuan me punët që kryhen si dhe ato vetë u munduan ta sfidojnë vetën në profesione të ndryshme si për zdrukthëtari, këpucëtari, profesione mekanike etj. Drejtori i Drejtorisë komunale i Arsimit Z. Sherif Berisha me bashkëpunëtorët e tij bënë vizitë në të gjitha këto ndërmarrjet dhe e monitoruan tërë këtë proces. Po ashtu Drejtoria komunale e Arsimit e ka mundësuar transportin e vajzave si dhe në bashkëpunim me ndërmarrjet afariste kanë bartur edhe shpenzimet e ushqimit për pjesëmarrëset..
_______________________________________________

Organizohet ekspozita e gjedhit "Theranda 2009"
Drejtoria komunale për bujqësi, blegtori dhe pylltari njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, se do të organizon ekspozitën e gjedhit “Theranda 2009”.
Ekspozita do të mbahet në Suharekë të tregu i gjelbërt në afërsi të qumështores “Lakto-Theranda” më datë 09.05.2009, (ditë e shtunë) duke filluar nga ora 11:00.
Në ekspozitë do të ekspozohen të gjitha racat e lopëve.
Të gjithë fermerët e interesuar mundë të marrin pjesë duke i ekspozuar lopët e veta më të mira.
Në fund në bazë të vlerësimit të Komisionit do të zgjidhen lopët më të mira, dhe do të jetë shpërblimi për tri vendet e para:
• Vendi i parë ------------------ në vlerë 80 € ushqime të koncentruar
• Vendi i dytë ------------------ në vlerë 60 € ushqime të koncentruar
• Vendi i tretë ------------------në vlerë 40 € ushqime të koncentruar

• Loja shpërblyese ------------------në vlerë 20 €.

Për të gjithë fermerët që ekspozojnë gjedhin, për transport do të paguhen nga 10 €.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free