WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KOSOVA PAS NDARJES NGA SHQIPERIA
 

Kosova pas ndarjes nga Shqipëria

Me krijimin e mbretërisë Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë Kosovo i Metohia ndërsa territori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftërave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufijve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federatën serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveria e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar një sistem shtetërorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku koordinonin veprimet në territorin e ish- Federatës Jugosllave.

Pas ndërrimeve kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars 1989, të organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nën juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e saj, ndërsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në kuadër të Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato federative.

Camp Bondsteel, KFOR-it

Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile kundër makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor 1997. Më 28 shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta çlirimtare. Ajo përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet një mision i OKB-së në Kosovë.

Ky mision, keqëtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së, lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngul fati Kosovën ekonomikisht. Kështu më 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i shumicës, pakica në Kosovë është e pambrojtur.

Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi vizita e misionarit dhe diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e përgatitjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe OKB-së, që rezultoi me propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit.

17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.

Pas shpalljes së pavarësisë qëndrimi i shteteve anëtare të OKB-së është i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me sisteme duale nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të kombeve etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendshme, hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Lufta politike e koordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e bënë kleri sllav i përqendruar në veri të Kosovës.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free