WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KSOVA NE PRAG TE PUSHTIMIT OSMANE
 

Kosova në prag të pushtimit Osman

Familja Balshaj ishte me origjinë nga qyteza e Balëz, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Edhe kjo familje ka qenë e shpronësuar dhe keqtrajtuar gjatë sundimit sllav. Gjithsesi, pas mesit të shek. XIV, tre vëllezërit Balsha, Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e vunë këtë familje në ballë të politikës dhe të proceseve shtetformuese shqiptare, duke shfrytëzuar edhe momentin e përshtatshëm që pasoi vdekjen e car Stefan Dushanit. Me shthurjen e Perandorisë së tij, vëllezërit Balshaj iu vunë punës për ta kthyer Gentën (Zetën), ashtu si Dioklenë e dikurshme, në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Balshajt morrën nën kontrollin e tyre territorin e Kosovës së sotme dhe shtrin sundimin e tyre deri në Vlorë. Rreth vitit 1375, vëllezërit Balsha për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare. Në vitin 1385, pas një depërtimi të ushtrisë osmane në krye me Hajredin Pashën, territori i Kosovës, në pjesën më të madhe, ra në dorë të princërve sllavë, vasalë të sulltanit.

Ndërsa shteti i Balshajve rrudhej, dinastitë tjera shqiptare shtrin sundimin e tyre në territorin e Kosovës. Më të njohurat nga këto dinasti ishin dinastia e Dukagjinëve, Spanëve dhe Kastriotëve.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free