WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KURIOZITETE
 
 SHFAQJA “VIJA E KUQE”, PREMIERË NË PEJË      
 20/05/2009 13:23
Image“Vija e kuqe”, shfaqje e bazuar në veprën “Karriga e zbrazët” të Luis Humbertos, është dhënë premierë të shtunën mbrëma në skenën e Teatrit “Istref Begolli” në Pejë. Regjinë e shfaqjes e ka bërë  Jeton Budima. Regjisori ka thënë se tekstin në fjalë e ka adaptuar tash e disa vjet dhe vendosi ta inskenojë në Teatrin “Istref Begolli” të Pejës, pasi ka marrë ftesën nga ky institucion.

Në shfaqjen “Vija e kuqe” luajnë treshja e aktorëve, Vedat Haxhiislami, Ardian Biba dhe Arbresha Grabovci. Aktorja Grabovci këtë shfaqje e cilësoi si një projekt të rëndësishëm për të, pasi përkrah ka pasur ish-studentët e saj.
Në një pjesë të shfaqjes luan edhe vetë regjisori Jeton Budima.
Kjo duket të jetë nostalgjia që Budima ka për aktrimin. Lëvizjet e aktorëve gjatë shfaqjes janë shoqëruar me muzikë “live” nga Filonid Gjikolli. Kjo ka qenë ideja e vetë regjisorit Budima.
Muzika e gjallë vjetëve të fundit është duke zënë vend në shfaqje të ndryshme të inskenuara nëpër Kosovë duke u shndërruar kështu në një trend apo frymë të kohës. Kujtojmë këtu shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” e Agon Myftarit apo “Çifti Martin” e Bekim Lumit.
Shfaqja “Vija e kuqe” në fillim të qershorit pritet të jepet edhe në Prishtinë. Ndërsa, regjisori shpreson që ajo të vazhdojë prezantimin edhe në vende të tjera, meqë, sipas tij, është shfaqje që ia vlen të shihet nga publiku.  
____________________________________________

 VALTON KRASNIQI: “GJEBREA BËRI PROPAGANDË ME MUA”      
 20/05/2009 13:23
 ImagePasi ishte paraqitur në fazën e parë të prezantimit të këngëtarëve pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike 2008”, këngëtari kosovar, Valton Krasniqi, i cili jeton në Zvicër, ishte diskualifikuar nga festivali, pasi kënga pjesëmarrëse në këtë festival ishte e huazuar. Valton Krasniqi në një intervistë dhënë së fundmi për “Express”, ka pohuar se kënga ishte e huazuar, mirëpo ai ka thënë të mos ketë qenë në dijeni për këtë. Sa i përket diskualifikimit nga festivali, Valtoni, ka vlerësuar se e gjithë kjo ka qenë një propagandë e Ardit Gjebresë. Këngëtari Krasniqi aktualisht është duke punuar rreth promovimit të disa versioneve të reja të këngës “Albanian Girls” përfshirë këtu versionet hous, elektro hous, hip-hop dhe oriental.
____________________________________________

Në Spanjë fitohet jackpot-i 126 milionë Euro      
 11/05/2009 21:53
ImageNjë person që luajti lotari në Spanjë i ka fituar 126 milionë Euro, jackpoti më i madh evropian i fituar me një tiketë të vetme, njoftoi organizatori EuroMillions. Fituesi i kishte gjasat për të fituar një në 76 milionë , dhe fitoi 6 javë pasi që nuk fitone askush. “Rekordi për një fitore të vetme në EuroMillions besohet të jetë thyer kur u fitua me një tiketë të vetme me 6 numra”, lajmëroi kompania që mbledh rreth vetes 9 shtete evropiane. Në vitin 2006 një irlandeze me emrin Dolores McNamara fitoi 115 milionë euro në një lojë të vetme. Punëtorët e shitores ku fituesi e bleu tiketën në Madrid thanë se kishin shumë punë gjatë javës për shkak të rritjes së shumës së jackpot-it. “Nuk dimë asgjë për fituesin apo nacionalitetin e tij. Ka mundur të jetë ndodnjë turist jashtë Madridit, pasi që ne jemi në mes të qytetit”, tha Ana Maria Rincon, që udhëheq me kioskun The Black Cat. Numrat fitues ishin 4, 29, 23, 31, 24 kurse Yjet me Fat 9 dhe 8. Jackpoti në total përfshinte shumën 126,231,764 Euro.

____________________________________________

Menuja për darkë- Kokë gjarpri!      
11/05/2009 21:53
ImageËshtë dashur të jetë një darkë e zakonshme për një njujorkas, por Jack Pandleton ka gjetur një shtojcë të padëshirueshme në pjatën e tij të ngrënies. Në restorantin T.G.I Clifton Park ai ka vërejtur diçka ngjyrë hiri në pjatën e tij me perime. Në momentin që e ka parë se bëhet fjalë për kokë gjarpri të madhësisë së gishtit të madh të dorës, me një pjesë të kurrizit e cila ende rrinte pezull, e ka fotografuar atë që ka parë dhe e ka thirrur kamerierin për t’ia treguar. Megjithatë, ai nuk po planifikon që ta padisë resotranin për këtë ngjarje.

___________________________________________

Gruaja e Berlusconit, xheloze për kandidatet e partisë së tij PDF Printoni E-mail
 
ImageKryeministri italian, Silvio Berlusconi dhe gruaja e tij Veronica Lario janë përplasur publikisht, pas raporteve se partia e tij, do të kandidojë për zgjedhjet evropiane gra të reja elegante. Ajo tha se plani është i paturpshëm dhe ka për qëllim “zbavitjen e perandorit (Berlusconi)”. Por, vetë kryeministrit ka thënë se gruaja e tij është kequdhëhequr nga raportet e medias pro-majtiste, që kanë raportuar se aktore, prezantuese televizioni dhe ish-modele janë në mesin e kandidateve për zgjedhjet evropiane që mbahen në qershor. Zonja Lario ia shfaqi ndjenjat e saj agjencisë së lajmeve, ANSA, e më pas ato u transmetuan në gazetat kombëtare. “Prapa fasadës së bukurisë femërore çka është më serioze ka të bëjë me vrazhdësinë dhe mosrezervimin e Silvios, që ofendon besimin femëror”, ka thënë ajo. Më vonë, kryeministri italian tha se i vinte keq që gruaja e tij u besonte shkrimet të gazetave. Ai tha se partia e tij po kandidonte femra, pasi që dëshironte të ripërtrinte klasën politike dhe njerëz të kultivuar dhe mirë të përgatitur”. Zonja Lario, vetë ish aktore, dhe gruaja e dytë e Berlusconit, tha se ajo dëshironte ta bënte të qartë se ajo dhe fëmijtë ishin viktima dhe jo bashkëpjesëmarrës në këtë situatë, porse duhet ta vuajnë këtë. Më vonë u morr vesh se Barbara Matera, aktore, prezantuese televizive dhe ish kandidate për Miss Italia, ishte e vetmja “shoëgirl” që arriti të hyjë në listën finale për zgjedhjet.

____________________________________________

Roboti e sulmon punëtorin, për pak i merr jetën      
 
ImageNjë kompani suedeze u dënua me 25 mijë korona, ose 3 mijë dollarë, pasi që një robot e sulmoi dhe gati e vrau një nga punëtorët e fabrikës në veri të Stokholmit. Prokurori publik, Leif Johansson u tërhoq nga ngritja e padisë për fabrikën, por u dakordua për një dënim me të holla. “Kurrë nuk kam dëgjuar që një robot të sulmojë dikë në këtë formë”, i ka thënë ai agjencisë së lajmeve TT.Incidenti ndodhi kur punëtori tentoi që të largojë mbetejet e një makine që përdoret për barjetn e metaleve të rënda. Duke menduar se e kishte ndëprerë rrymën, ai u afrua robotit, duke menduar se ishte jashtë funksioni. Por, papritmas roboti u bë i gjallë dhe e shtrëngoi fort punëtorin, duke e mbajtur për koke. Ai arriti të mbrohej, por morri lëndime të rënda. “ Punëtori ishte shumë me fat, por për pak mund të vritej”, ka thënë prokurori.


____________________________________________

Largohet nga puna për shkak të përdorimit të Facebook-ut në pushim mjekësor!

     
e diel , 26 prill 2009   -  15:25
ImageNjë punëtore e kompanive të sigurimeve e ka humbur punën e saj, pasi që kishte përdorur rrjetin e famshëm social, Facebook përderisa gjendej në pushim mjekësor. Gruaja kishte thënë se nuk mund të punonte më pranë kompjuterit dhe se i duhej pushim për të qëndruar në errësirë , por pastaj u pa aktive në Facebook, dhe kjo sipas Nationale Suisse e shkatërroi besimin në punëtoren. “Ky keqpërdorim i besimit, më shumë sesa aktivtetiti në Facebook, cuan në shkëputjen e kontratës së punës”,thuhet në komunikatën e kompanisë . Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet publik i tha gazetës 20 Minuten se ajo e përdori Facebook në shtrat nëpërmjet iPhone, si dhe e akuzoi punëdhënësin se e kishte spiunuar duke i dërguar një kërkesë miqësie misterioze, që mundëson qasjen në aktivtetet personale të tjetrit. Nationale Suisse refuzoi akuzat duke thënë se ajo kishte mik në Facebook një koleg që nga nëntori, para se përdorimi i rrjetit social të bllokohej në kompani.


___________________________________________________

Facebook ia shpëton jetën një tinejxheri britanik

     
 
ImageNjë i ri britanik që kishte kaluar në mbidozë nga përdorimi i drogës është shpëtuar, pasi që vajza amerikane me të cilën po bisedonte online në Facebook, ngriti alarmin. 16 – vjecari nga Oxfordshire i kishte dërguar një mesazh privat vajzës nga Maryland në të cilin i kishte thënë se do të bënte vetëvrasje. Edhe pse ajo nuk e dinte se ku jetonte, thirrjet nëpërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Ambasadës amerikane në Washington, i mundësuan policisë locale që t’i shpëtonin jetën djalit. Ai u shërua krejtësisht pas trajimit në spital. Besohet se djali ishte duke përdorur Facebook-un të mërkurën vonë, kur edhe i dërgoi mesazh mikes së tij amerikane në të cilën i tha se do ta lëndonte veten. Ajo i tregoi nënës së saj, e cila e thirri policinë. Policia lajmëroi një “agjent special” në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadën Britanike në Washington dhe përfundimisht policinë në Abigdon. Stafi që po merrej me rastin, i lokalizoi 8 shtëpi ku mund të gjendej djaloshi, dhe e lokalizoi në të katërtën. Ai kishte kaluar në mbidozë, nga përdorimi i drogës, por nuk i kishte humbur krejt ndjenjat.

_____________________________________________________

Anulohen zgjedhjet, votat e të cilave u fshehën në çorape!

     
e premte , 24 prill 2009   -  19:39
ImageGjykata më e lartë e Francës e ka anuluar zgjedhjen e një kryetari bashkie, në qytetin jugor Perpignan , pasi që kryesuesi i Komisionit zgjedhor tentoi të ndryshojë rezultatet duke fshehur vota në çorapet e tij. Kur votat e zgjedhjeve u numëruan marsin e kaluar, kryesuesi i Komisionit zgjedhor, Georges Garcia, u zu duke i fshehur në çorape votat që i takonin Jean-Paul Alduy, anëtar i partisë UMP. Ai gjithashtu u zu duke u munduar t’i largojë zarfat me vota. Gjykata e Lartë e ka mbështetur vendimin e një gjykate më të të ultë, duke i shpallur të pavlefshme zgjedhet e 2008-s. Ato do të mbahen sërish, por ende nuk dihet data. " Rezultati i zgjedhjeve nuk mund të jetë i vërtetë nëse merret parasysh serizoitetit i mashtrimeve dhe roli i personit të zhytur në këtë mashtrim”, thuhet në vendimin e gjykatës.

____________________________________________________

Seksi në autostradë kushton shtrenjtë!

PDF Printoni E-mail
e martë , 14 prill 2009   -  15:29
ImageNjë burrë do të ballafaqohet me një gjobë të madhe, dhe me heqjen e patentë-shoferit, pasi që u zu duke bërë seks me të dashurën, teksa voziste me shpejtësi të madhe në një autostradë në Norvegji, ka njoftuar policia. Policia tha se ndoqi makinën e çiftit pasi që e vërjeti se ajo po lëvizte sa në njërën anë sa në tjetrën. Por, pas pak ata e kuptuan se vozitja e çrregullt vinte pasi që vajza ishte ulur në prehrin e të dashurit. Pasi filmuan për të marrë prova, ata i ndalën në një zonë të caktuar. Policia tha se 28-vjeçari pritet të dënohet me mijëra kruna norvegjeze dhe me heqjen e patentë-shoferit për një kohë. “Pse po e bënin në autostradë duke rrezikuar kaq shumë nuk e dimë akoma”, tha Soendre Buskerud nga policia. “Makina lëvizte herë në njërën anë herë në tjetërën, sepse femra ishte ulur në prehrin e mashkullit, dhe po e kryenin aktin, nëse mund të them. Ai nuk mund ta shikonte rrugën, sepse e pengonte shpina e saj”, tha zëdhënësi i policisë. Përkundër rolit të madh në incident, 21-vjeçarja u lejua që ta voziste të dashurin deri në shtëpi.
_____________________________________________________________

Përplasen të dehurit në Wisconsin - 4 të lënduar

     
e diel , 12 prill 2009   -  16:57
ImagePolicia në Wisconsin njoftoi se katër persona u lënduan, kur një shofer i dehur goditi me veturën e tij, një veturë tjetër me po një shofer të dehur brenda.Sipas policisë, një shofer i dehur ishte duke vozitur me shpejtësi të lartë kur huqi një kthesë, dhe doli në rrugën tjetër duke vozitur në anën e gabuar, rreth orës 2:40 të mëngjesit. Ai goditi 2 makina të parkuara, pastaj doli në rrugë dhe goditi edhe një makinë që po vinte e që vozitej nga një tjetër i dehur. Policia tha se asnjë nga 4 të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën. Një 27 vjecar u arrestua për shkaktimin e lëndimeve, teksa ngiste i dehur, kurse një 35-vjecar u shoqërua në polici për shkak të ngasjes së automjetit nën ndikimin e alkoolit.

_________________________________________________________________

Dënohet se e telefonte djalin 49 herë në ditë!

     
e shtunë , 11 prill 2009   -  15:53
ImageNjë grua në Austri, e cila e bombardoi djalin e saj me telefonata për 2 vjet e gjysmë është dënuar nga një gjykatë për “ngulfatjen” që i bëri atij, njoftojnë mediat e këtij shteti. 73 vjecarja, që e telefononte djalin e saj deri në 49 herë brenda ditës, u dënua me 360 euro nga gjykata e qytetit jugor të Klagenfurt. “Unë vetëm doja të bisedoja me të”, ka thënë gruaja, citon gazeta “Kleine Zeitung”. “Nuk mund të flasë me djalin e as me vajzën time. Kurrë nuk e kam parë nipin tim, që tash është 15 vjec”, ka thënë ajo. Rasti është paraqitur nga djali. Gjykata nuk i ka bërë publikë emrat.

_______________________________________________

E therr me thikë për shkak të erës së keqe!

     
e premte , 10 prill 2009   -  13:08
ImageNjë burrë u therr me thikë, pasi që qelbej nga era, teksa hante bukë në një dëomë moteli me shokun e tij, njoftoi policia në Houston. 5 persona po e bashkëndanin një dhomë në Waco, dhe njëri prej tyre u bë shumë nervoz me erën që vinte. Ai u ngrit, e mori një thikë të madhe, dhe e preu në këmbë personin që i vinte era, e më pastaj e therri disa herë në gjoks, tha oficeri i policisë, Steve Anderson. Viktima 35 vjeç pastaj u transferua në spitalin e Waco-s, ku u vërtetua se lëndimet nuk ishin rrezik për jetën. Jose Braule Ramirez, 33 vjeç nga Houston, u akuzua për sulm me armë vdekjeprurëse. Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit në McLennan, dhe po vëzhgohet nga agjencia e imigrimeve. Ai nuk mund të lirohet, as me kaucion, përderisa autoritetet nuk e vërtetojnë se është në shtet legalisht.


_____________________________________________

10 vjet burgim për pilotin që u lut, në vend se të veprojë!

PDF Printoni E-mail
 
ImageNjë pilot tunizian,që nisi të lutej në vend se të ndërmerrte masa emergjente, gjatë një përplasjeje, u dënua me 10 vjet burg. Në aksident mbetën të vdekur 16 udhëtarë. Aksidenti në Sicili në vitin 2005, la shumë viktima duke notuar të tmerruar në det. Një pjesë të madhe të fajit e kishte mbejta pa korezinë, por prokurorët thanë se arsyeja kryesore e aksidentit ishte bërë panika e pilotit, i cili nisi të lutej me zë të lartë, në vend që të bënte përpjekje për të aterruar në aeroportin më të afërt. Edhe 5 punëtorë të tjerë të Tuninter, pjesë e Tunisair, u dënuan me burgim prej 8-9 vjet.


       
 
 
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free