WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KUSHTETUTA E KOSOVËS
 

KUSHTETUTA E KOSOVËS


Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 15 Qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

 

 Kushtetuta e 2008-ës

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në Prill të 2008ës.[1] Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 Prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 Qershor 2008.[2] Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionit e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforëcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.[3]

Preambula thotë:

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë; Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ospe pjesë të një vendi.", kjo është një mesazh i çartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqipëtare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni . Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free