WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KUVENDI I KOSOVËS
 

KUVENDI I KOSOVËS


Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Republika e Kosovës është republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve edhe kontrollit e balancimit ndërmjet tyre. Pushteti legjislativ në Republikën e Kosovës ushtrohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Si i tillë, Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i Republikës së Kosovës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Kuvendi përbëhet prej 120 deputetëve të zgjedhur me vota të fshehta. Megjithatë, jo të gjithë deputetët zgjidhen me votën e lirë të popullit - votim të fshehtë dhe demokratik. Njëzet prej këtyre vendeve të deputetëve janë të rezervuara për përfaqësim plotësues të komuniteteve të tjera joshqiptare të Kosovës dhe, prej tyre, dhjetë vende për komunitetin serb dhe dhjetë vende për komunitetin rom, (ashkali e egjiptian 4, boshnjak 3, turk 2 dhe goran 1). Mandati i përbërjes së legjislaturës së Kuvendit të Kosovës zgjat tri vite nga seanca e parë inauguruese.

Kuvendi i republikës së Kosovës ka këto përgjegjësi:

  • miraton ligjet dhe rezolutat në fushat e përgjegjësisë së institucioneve të përkohshme;
  • zgjedh Kryesinë e Kuvendit;
  • zgjedh Kryetarin e Kuvendit;
  • miraton kandidatin për Kryeministër së bashku me listën e ministrave të Qeverisë, të propozuar nga kandidati për Kryeministër;
  • shqyrton dhe miraton marrëveshje ndërkombëtare të propozuara, brenda fushës së përgjegjësive të veta;
  • vendos për mocionet e votëbesimit ndaj Qeverisë;
  • udhëzon Qeverinë për përgatitjen e Projektligjeve;
  • miraton Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;
  • ka përgjegjësi të tjera të parapara me Kornizë Kushtetuese ose me instrumente të tjera ligjore.

Për realizimin e përgjegjësive Kuvendi takohet çdo javë. Kryesia e kuvendit është përgjegjëse për shqyrtimin dhe përgatitjen e rendit të ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e përkohshëm të ditës për dy javë më vonë.
Miratimi i vendimeve të qeverisë arrihet me konsensus dhe në rast se mungon konsensusi atëherë miratimi bëhet me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
Të drejtë për paraqitje të projektligjeve në Kuvend ka Qeveria, Presidenti i Republikës së Kosovës, deputetët e Kuvendit, ose më paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës të përcaktuar me ligj.
Pas procesit të paraqitjes së projektligjit procesi kalon në këto faza:

  • Shqyrtimi i parë i projektligjit i cili bëhet jo më herët se dhjetë ditë pune dhe jo më vonë se tri javë pune pas shpërndarjes së tij përfshinë miratim në parim të projektligjit dhe në këtë shqyrtim nuk pranohen amendamente.
  • Pas miratimit të shqyrtimit të parë projektligji merret në shqyrtim nga komisioni përkatës funksional, Komisioni për Buxhet dhe Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislative dhe Kornizë Kushtetuese.
  • Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, bën shqyrtimin e një Projektligji vetëm atëherë kur atë e kërkon anëtari i Kryesisë ose shumica e anëtarëve të Komisionit për komunitete. Gjatë këtij shqyrtimi në komisione hartohen rekomandime për kuvendin lidhur me amendamentet që konsiderohen të nevojshme dhe në bazë të këtyre projektligji mund të rekomandohet për miratim me rastin e shqyrtimit të dytë.
  • Kuvendi shqyrton amendamentet e propozuara nga komisione gjithashtu edhe amendamentet e propozuara nga Qeveria, nga grupet e deputetëve dhe nga deputetët individual para se të vendosë për miratimin e shqyrtimit të dytë.
  • Pasi që të jenë zgjedhur amendamentet për shqyrtim, të jenë miratuar ose hedhur poshtë bëhet votimi përfundimtarë për projektligjin në përgjithësi me ndryshimet e bëra.
  • Nëse një projektligj nuk miratohet në shqyrtimin e dytë, propozuesi mund të kërkojë miratimin nga Kuvendi për shqyrtim të mëtejmë- shqyrtimin e tretë.
  • Ligjet e miratuara qoftë në miratimin e dytë ose në miratimin e tretë nënshkruhen nga Kryetari i Kuvendit brenda 48 orësh dhe pastaj i dërgohen Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (PSSP), për t’i shpallur ato.
  • Ligjet hyjnë në fuqi ditën e shpalljes nga PSSP, përveç në rastet kur ligji e parasheh ndryshe.

Për më shumë informata rreth punës së deputetëve në seanca plenare, për ligjet në procedurë, për ligjet e miratuara dhe ato të amendatuara, për aktivitetet e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të Komisioneve dhe Grupeve Parlamentare, për oraret e planifikuara të aktiviteteve si dhe rezolutat, deklaratat dhe vendimet e rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, ju lutem vizitoni Ueb-faqen zyrtare të kuvendit.

 

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free