WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  PRISHTINA
 

Prishtina

 
 
Prishtina dhe rajoni rreth Prishtinës

Prishtina njëherit është edhe qyteti më i madh dhe më i banuar në Kosovë.

Kodi Postar i Kosovës - 10000 Prishtinë
Qarku Komuna vendbanimi Numri
Prishtinë Prishtina Prishtina 10000
Prishtinë Prishtina Prishtinë 1 10010
Prishtinë Prishtina QTP 10020
Prishtinë Prishtina Prishtinë 3 10030
Prishtinë Prishtina Prishtinë 4 10040
Prishtinë Prishtina Prishtinë 5 10050
Prishtinë Prishtina Prishtinë 6 10060
Prishtinë Prishtina Prishtinë 7 10070
Prishtinë Prishtina Prishtinë 8 10080
Prishtinë Prishtina Prishtinë 9 10090
Prishtinë Prishtina Prishtinë 10 10100
Prishtinë Prishtina Prishtinë 11 10110
Prishtinë Prishtina Prishtinë 12 10120
Prishtinë Prishtina Prishtinë 13 10130
Prishtinë Prishtina Graçanica 10500
Prishtinë Prishtina Hajvalia 10510
Prishtinë Prishtina Bardhosh 10520
Prishtinë Prishtina Keçekollë 10530
Prishtinë Besianë Besianë 11000
Prishtinë Besianë Lluzanë 11050
Prishtinë Besianë Orllan 11060
Prishtinë Besianë Kërpimeh 11070
Prishtinë Fsh. Kosovë Fsh. Kosovë 12000
Prishtinë Fsh. Kosovë Fsh. Kosovë 12010
Prishtinë Fsh. Kosovë Sllatin e Madhe 12050
Prishtinë Drenas Drenas 13000
Prishtinë Drenas Komoran 13050
Prishtinë Lypjan Lypjan 14000
Prishtinë Lypjan Janjevë 14050
Prishtinë Lypjan Magure 14060
Prishtinë Obiliq Obiliq 15000
Prishtinë Obiliq Muzakaj 15050
Prishtinë Obiliq Artanë 16000
Ref: PTK

Gjurmët e banimit në Prishtine dhe rrethine i gjejmë që në parahistori. Lokalitetet e Neolitit të hershëm, si në Matiçan, Graçanicë, Ulpianë etj. pastaj në epokën e bronzit, deri te etnokultura dardane që nga shek. VIII e VI p.e. sonë e vërteton ketë. Në të dhënat historike të shkruara deri në shek. XIV, për Prishtinën kemi të dhëna të pakta e fragmentare. Shkrimet e para për Prishtinën si një fshatë janë bërë nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili përmend kishën e Shën Mërisë.

Krijimi i rajonit

Pas fundit të sundimit osman dhe disa lloje të administrimit gjerë pas shtet rrethimit të shpalluar në Kosovë nga RSF e Jugosllavisë, qyteti shërbente si qendër administruese për hapsira të ndryshme. Pas shtet rrethimit dhe me ndarjen në rajone ekonomike dhe shoqërore, qyteti bëhet qendër e një hapësirë që në histori hyri si rajoni i Prishtinës. Këtë ndarje në vitet e fundit, para shëndrimit të konfliktit në luftë të armatosur e kundërshtonte sistemi i dhunëshem i instaluar nga Millosheviqi, të cilët kishin parashikuar ndarjen sipas një sistemi tjetër. Ky sistem i pregatitur nga Beogradi i përgjigjej më shumë strategjisë ushtarake dhe politikave aktuale të kohës (Rasti i komunës së Fushë Kosovës). Pas disa kundërshtimeve rreth reformave për komua, sistemi i Milosheviqit me heqen e Autonomis dhe shpëndarjen e Kuvendit të Kosovës, e futi në zbatim sistemin e ri. Ndarjen në rajone sipas sistemit të Beogradit pas nënshkrimi të marrveshjes teknike për sektore e morri edhe NATO.

Kultura

  • Të folurit në Prishtinë
  • Prishtina Jazz Festival

Numrat Postal

Posta dhe Telekomi i Kosovës sipas Unionit Postar Univerzal për Prishtinën ka caktuar numrat e kodeve postare të paraqitura në tabelë.

Bibliografia

  • Snoj, Marko. Origjina e emrit të vendit Prishtinë. Në: Bokshi, Besim, Eqrem Basha, Mehmet Kraja (red.) Studime filologjike shqiptare. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2008, fq. 277-281. ISBN 978-9951-413-68-8

 

Sanxhaku i Prishtinës

 

Sanxhaku i Prishtinës gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti Prishtina.

Gjatë vitit 1898, roli i Prishtinës si qend rajonale kishte ra edhe pse aty gjendej Mutesarifi (administratues sanxhaku) Valinazif Pasha[1], i cili nuk e kishte mbështetjen e shqiptarëve të cilët i shikonin me dyshim ndryshimet që ndodhnin në perandoin Osmane.[2]

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 364 915 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 254,605 banorëve mysliman (shqiptar) dhe të 110,310 krishterë (katolik shqiptar dhe ortodoks të racës/kombësisë shqiptare, serbe, bullgare dhe rumune)[3]


 

Ulpiana

 
Rrënojat e Ulpianës - 2005

Ulpiana është një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake, por jo aqë sa për të thënë se Ulpiana është një qytet ilir. Ulpiane është një vazhdimësi e një vendbanimi ilir. Qyteti ndodhej afër qytetit të sotshem Prishtinë në Kosovë.


Komuna e Prishtinës

 

 

 
Komuna e Prishtinës
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
 
Statistika
Popullsia
-dendësia
560,000 - 600,000 (v.2000) banorë
661 (v.2000) banorë/km²
Sipërfaqja 854 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku  
Adresa e kuvendit  
Posta 10000
Prefiksi telefonik +381 38
Faqe zyrtare Komuna e Prishtinës
Politika
Kryetar Isa Mustafa
Partia udhëheqëse LDK
 
 


 

 Ekonomia

Numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara në Komunën e Prishtinës, sipas llojit të pronës është 8.735 biznese me 75.089 punëtorë. Saktësisht numri i punëtorëve nuk dihet, për faktin se regjistrimi tashmë është në kompetencë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve. Për biznese merret vetëm leja, mirëpo ka shumë të atillë që nuk e kanë kryer këtë procedure të domosdoshme. Aktualisht në sektorin e gjuetisë dhe pylltarisë janë 27 biznese me 29 punëtorë, ndërsa në atë të peshkimit janë 31 punëtorë dhe dy biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese me 107 punëtorë, në industri përpunuese janë 600 biznese me 4.527 të punësuar, ndërkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese me 12.836 punëtorë. Në fushën e ndërtimtarisë janë 329 biznese me 3.976 të punësuar, ndërsa tregtia me shumicë dhe pakicë, i riparimit të biçikletave, motoçikletave dhe artikujve për përdorim personal e shtëpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punëtorë. Një biznes mjaft i përhapur në kryeqytetin e Kosovës është edhe ai i hotelerisë, ku aktualisht veprojnë 781 restorante dhe hotele me 6.584 të punësuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit përfshinë 1.672 biznese me 18.351 të punësuar, ndërkohë me biznes të ndërmjetësimit financiar janë të punësuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese me 285 të punësuar. Numri i përgjithshëm i bizneseve në Prishtinë është 8.412, ndërkaq numri i përgjithshëm i të punësuarve kap shifrën në 73.429. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 2.908 biznese, kanë njoftuar në media zyrtarë nga Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në MTI. Ata kanë thënë se rreth 50 për qind të bizneseve janë regjistruar në veprimtarinë e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Nga rreth 3 mijë biznese të reja dhe të regjistruara gjatë vitit 2004, tregtia është biznesi më i preferuar edhe në kryeqytetin e Kosovës.

Sipas listës së MTI-së për biznese dhe klasifikimit të tyre në bazë të veprimtarive, në nivel të Kosovës tregtia me shumicë merr pjesë me 11 për qind, derisa ajo me pakicë 37 për qind, apo shprehur në shifra ka 5837 biznese të tregtisë me shumicë dhe pakicë.

Sipas kësaj liste radhiten: Me 12 për qind transporti tokësor, ajror, i udhëtarëve, pastaj shërbimet hoteliere, restorantet, hotelet, motelet, mensat ushqimore me 9 për qind, veprimtaritë publike shërbyese me 5 për qind, ndërsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesë me vetëm 3 për qind.

Aktualisht në Komunën e Prishtinës si pronar të vetëm janë të punësuar 29.605 punëtorë me 7.936 biznese, ndërkaq në partneritet janë 7.037 të punësuar në 339 biznese. Si kompani të përbashkëta janë 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 të punësuar. Në pronën private me përgjegjësi të kufizuar, në kryeqendrën e Kosovës aktualisht janë 183 veprimtari me 1.375 të punësuar, kompani publike janë 13, kurse ekzistojnë edhe 57 prona shtetërore me 15.472 punëtorë dhe 143 biznese shoqërore me gjithsej 14.137 punëtorë.

 Demografia

  • Shiko Lista e ardhacakëve - Prishtinë

Komuna e Prishtinës i ka gjithsej 48 fshatra. Përpos shqiptarëve në Komunën e Prishtinës jetojnë edhe disa komunitete tjera siç janë: serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjët, etj.

Përbërja etnike
Viti / Etnia shqiptar  % serb  % romë  % të tjerë  % Total
1991 reg. 161,314 78.7 27,293 13.3 6,625 3.2 9,861 4.8 205,093
1998 N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A N/A 225,388
Shkurt 2000 llog. 550,000 97.4 12,000 2.2 1,000 0.1 1,800 0.3 564,800
Burimi: 1991 figures from Federal Republic of Yugoslavia (FRY) Institute for Statistics – others include Montenegrins, Slav Muslims, Turks, etc. 1999 figures fromUNHCR, "Kosovo Village List", 9 March 1999 (1998 population estimate excluding forced displacement). 2001 figures from KFOR – MNB (c) and for minority figures OSCE/UNHCR ‘Situation of Ethic Minorities in Kosovo’, February 2001. It is noted that the 1991 census was highly politicised and is thus unreliable.[1]

Politika

Partia dominuese në komunën e Prishtinës është "Lidhja Demokratike e Kosovës" - LDK. Kretarë i komunës është Isa Mustafa anëtarë i partisë dominuese.

Kultura

Stadiumi i Qytetit - kapaciteti i tij është rritur
gjatë periudhës së artë të KF Prishtina
Edukimi

Komuna e Prishtinës ka 17 biblioteka publike. Biblioteka kryesore e qytetit ka përafërsisht 58.475 libra dhe 16 degë: Pallatin e Rinisë, Bibliotekën Përkujtimore të shkrimtarit Hivzi Sylejmani, bibliotekën e "Përrallave" dhe, në Llukar, Koliq, Hajvali, Llaplleselë, Graçanicë, Çagllavicë, Slivovë dhe Viti të Marecit me 108.541 libra, në përgjithësi me 167.016 libra.

Gjatë masave të dhunshme serbe të viteve 1990-1999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka djegur bibliotekën në Hade, ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Obiliqit, dhe ka djegur bibliotekën në Koliq dhe Viti të Marecit. Numri i librave të djegur është rreth 23.000.

Muzika klasike

Prishtina si kryeqender e Kosovës është njëherit edhe qyteti në të cilën gjendet edhe instituti i Operës dhe Filharmonisë së Kosovës që udhëhiqet nga dirigjenti Arbër Dhomi.

Sporti
  • Basketbolli në vitet pas luftës 2000 - 2005 është njëri ndër sportet më të popullarizuara në kryeqendër. Në kë të sport në eliten e klubeve Kosovare, Prishtina është e prezantuar nga dy skuadra.
  • Futbolli Prishtinas ka një traditë të gjatë sportive. Prirës i kësaj tradite është skuadra që mbanë emrin e qyteti KF Prishtina e cila ndeshjet vendase i zhvillon në Stadiumin e Qytetit.
  • Taekwondo-ja eshte gjithashtu sport i zhvilluar ne qytetin e Prishtines, ku dallohen Klubet e TAEKWONDO-se Prishtina, Akademia e Arteve Marciale Prishtina, Klubi i Taekwondo-se Besa, Akademia Taekwondo&Hapkido Tiger.

Objekte turistike dhe kulturore

Ndër objektet turistike dhe kulturore më të vizituara në Konunën e Prishtinës janë:

  • Monumenti i heroit kombëtarë "Zahir Pajaziti"

Shtatorja e parë e vendosur në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Kosovës është e "Zahir Pajazitit" e vendosur nga bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtri e cila e përzuri forcat okupatore serbe në vitin 1999. Shtatorja Komandantit Zahir Pajaziti vizitohet shumë shpesh nga ish ushtarët e UÇK-së, nga Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, nga nxënës të të gjitha shkollave në Kosovë.

  • Monumenti „Skënderbeu“

Ky monument i përkushtuar heroit kombëtarë Gjergj Kastriot-Skënderbeut gjendet në qendrën administrative të qytetit dhe është ndërtuar pas luftës së fundit. Banorët e shumtë që jetojnë në diasporë e vizitojnë këtë objekt dhe vendasit që me një ceremoni e kanë përcjellë sjelljen e statujës së Skënderbeut e konsiderojnë si ardhje të lirisë.

  • Teatri Kombëtar

Teatri kombëtar gjendet përballë monumentit "Skënderbeu" dhe i argëton prishtinasit me shfaqjet e shpeshtuara pas luftës.

  • Parku Nacional „Gërmia“

Është vendi në të cilin prishtinasit e kalojnë kohen e lirë kryesisht gjatë ditëve të ngrohta. Ky park është i pajisur me liqenin dhe restorante e pushimore të ndryshme rreth tij.

  • Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës

Vetë objekti i kësaj Biblioteke ka një histori të veten që paraqet rrethanat politike e shoqërore kosovare të viteve të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Objekti nga pamja e jashtme është i ndërtuar me disa kupe të cilat në kohërat e kaluara për vendasit simbolizonin "Plisin" simbol i veshjes kombëtare. Përndryshe në këtë objekt ruhen libra të ndryshëm të cilët qytetarët kanë mundësi ë i lexojnë brenda objektit.

  • Muzeu i Kosovës
  • Galeria e Arteve


 

 Infrastruktura

Aeroporti i Prishtinës pas luftës është përdorur si vendkalimi kufitar më i dendur në Kosovë. Më 15 qershor, Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është dekorua me ‘Çmimin aeroporti më i mirë 2006’ për aeroportet me nën një milion udhëtarë për vit. Ky nder është prezantua nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). ACI e njohu rritjen mbresëlënëse prej 300 për qind në trafikun e pasagjerëve gjatë viteve të fundit, investimin e madh në objekte, rrjetin e zgjeruar në mënyrë të shpejtë, dhe ndërtimin intensiv të kapaciteteve dhe trajnimin e personelit të aeroportit.[2]

Sektori i bujqësisë, gjuetisë dhe pylltarisë përshinë 27 biznese. Në sektorin e industrisë nxjerrëse ekzistojnë 16 biznese. Sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujë numëron 5 biznese, ai i ndërtimtarisë me 329 biznese, ndërsa ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë 4.203 biznese. Po ashtu edhe biznesi i hotelerisë po avancohet përditë e më shumë dhe kështu në Komunën e Prishtinës aktualisht ekzistojnë 781 restorante dhe hotele. Në biznesin e ndërmjetësimit financiar veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 26 biznese, ndërsa në shërbimin e afarizmit ekzistojnë 273 biznese. Administrimi publik dhe mbrojta e sigurimit social vepron me 10 biznese, ndërsa mbrojtja shëndetësore e sociale me 104 veprimtari. Numri i përgjithshëm i biznesit në Komunën e Prishtinës është 8.412 sish.

Në Komunën e Prishtinës ekzistojnë edhe 57 prona shoqërore me 143 biznese shoqërore. Kështu, numri i përgjithshëm i biznesit të regjistruar në Komunën e Prishtinës është 8.735 biznese më 75.089 punëtorë.
 

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free