WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  REPUBLIKA ÇEKE
 

Republika Çeke

 

Česká republika
Flag of the Czech Republic.svg Emblema - Republika Çeke
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: Pravda vítězí - vërteta qëndre
Vendndodhja -Republika Çeke

Republika Çeke është një shtet në Evropën Qëndrore. Ajo ndan kufinjtë me Poloninë në veri, me Austrinë në jug, me Sllovakinë në lindje dhe me Gjermaninë në perëndim.

Historia

 Historia e Çekisë

Viset e Çekisë, në bazë të të dhënave arkeologjike çeke, kanë qenë të banuara që nga parahistoria. Që në nga Shekulli III, fise kelte kanë migruar në këtë pjesë. Ndër fiset e para kanë qenë Boi (fis keltë) dhe më vonë fisi gjermanë i markomanëve dhe fisi Quadi. Gjatë kohës së dyndjeve të mëdha të fiseve gjermane, nga pjesa qendrore e Evropës janë larguar në anë tjera shumë fise, po ashtu edhe nga viset e Çekisë. Gjatë kohës së këtyre dyndje vëren edhe elementet e para të fiseve sllave të ardhur nga Deti i Zi dhe regjioni i Karpateve. Lëvizje kjo që është vërejtur edhe nga shumë fise tjera sllave që vinin na Siberia dhe Evropa lindore (hunët, avarët, bullgarët, magjarët etj.). Fiset gjermane që jetonin më parë në viset Çeke u shpërngulen në viset jugore, shumica e tyre në Austrinë e sotshme.

Gjatë shekullit VII, murgu françeskanë, Samo i ndihmonte sllavët që të i luftonin avarët. Nga kjo ndihme e tij u krijua edhe shteti i parë sllav i njohur në Evropën qendrore. Mbretëria e Moravës ishte vazhdimësia e këtij shteti sllav në shekullin VIII.

Shteti Çek pas disa konflikteve në vitet e vona të shekullit IX-të u bashkua nga "Přemyslids". Mbretëria e Bohemisë ishte një fuqi vendore, mirëpo konfliktet fetare të ngjashme si ato të shekullit XV dhe të shekullit XVII nuk e linin të ngrihej në një fuqi më të madhe. Kështu bie nën ndikimin e Habsburëve dhe më vonë bëhet pjesë e Perandorisë së Austro Hungarisë.

Me fillimin e Luftës së I-rë Botërore dhe shpërbërjen e Perandorisë Austro-Hungareze, Çekia dhe shteti fqinjë i saj Sllovakia thirren shtetin e tyre të përbashkët, Çekosllovakinë në vitin 1918. Vendi i ri sovran në përbërjen e popullsisë së saj kishte një numër të madh banorësh gjermanë të cilët do të ndihmojnë aneksimin nga gjermania fashiste të Çekosllovakisë në vitin 1938 me marrëveshjen e Mynhenit(München). Gjatë kësaj kohe në Çeki u vendos një qeveri që përcillte interesat e gjermanëve, ndërsa Sllovakisë ju dha një autonomi e gjerë.

Pas Luftës së II-të Botërore, Çekosllovakia e rimëkëmbur bie nën ndikimin sovjetik (BRSS). Për shtypjen e kryengritjes ndaj këtij vendimi të fuqive botërore, marrshojnë pakti i Varshavës në Çekosllovaki. Në vitin 1989 Çekosllovakinë e përfshin "lëvizja paqësore demokratike" dhe më 1 janar 1993 deri ndarja e Çekosllovakisë në dy Republika sovrane, Çeki dhe Sllovaki. Në vitin 1999,Çekia (Republika Çeke) i bashkëngjitet paktit veriorë (NATO) dhe në vitin 2004 anëtarësohet në bashkimin Evropianë (BE).

Politika

Sistemi shtetror

Njësit administrative

Njësitë administrative

Republika Çeke ndahet në 14 njësi administrative të llojit regjion (org.:kraje, njëjës - kraj) dhe kryeqytetit (hlavní město) Praga (Praha). Këto njësi administrative ndahen më tutje në 77 njësi të nivelit të komunave (org.:okresy, njëjës okres)..

Harta e Rep. Çeke me regjione
(Targa) Org. Kraj Regjioni Qendra
A Praga (Praha) -
S Středočeský kraj Regjioni Bohemia qendrorë qendra zyrtare në Pragë (Praha)
C Jihočeský kraj Regjioni Bohemia jugore České Budějovice
P Plzeňský kraj Regjioni Plzenj Plzeň
K Karlovarský kraj Regjioni Karlovy Vary Karlovy Vary
U Ústecký kraj Regjioni Ústí nad Labem Ústí nad Labem
L Liberecký kraj Regjioni Liberec Liberec
H Královéhradecký kraj Regjioni Hradec Králové Hradec Králové
E Pardubický kraj Regjioni Pardubice Pardubice
M Olomoucký kraj Regjioni Olomouc Olomouc
T Moravskoslezský kraj Regjioni Moravia-Silesia Ostrava
B Jihomoravský kraj Regjioni Moravia jugore Brno
Z Zlínský kraj Regjioni Zlín Zlín
J Vysočina Regjioni Vysočina Jihlava


Gjeografia

 Gjeografia e Çekisë

Sipërfaqja e përgjithshme e Çekisë është 78,866 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 15 30 L dhe 77,276 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,590 km2 ujë.

Klima e Çekisë është kontinentale e ndryshueshme me verë të freskët gjerë të ftoftë dhe dimër të ftohtë.

Relievi i çekisë n Bohemi është shkëmborë i rrethuar nga malet e ulëta dhe rrafshnaltat ndërsa Moravia në jug merret si vend shkëmborë. Pika më e ultë gjendet nën brigjet e lumit Elbe (115m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 1,602 metrave në vendin e quajtur Snezka.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free