WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  RONALD REAGAN
 

Ronald Reagan

 
Ronald Reagan

Ronald Wilson Reagan u lind më 6 shkurt të vitit 1911Tampico, Illinois dhe vdiq më 5 qershor 2004Bel Air të Los Anxhelosit, në Kaliforni. Ai ishte aktor, anëtar i partisë republikane dhe presidenti i 40. i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga viti 1967 deri më 1975 ishte guvernatori i 33. i Kalifornisë.


 

Jeta

Ronald Reagan u lind në një familje relativisht të varfër me origjinë nga Irlanda. I ati i tij punonte si këpucëtar. Shkollën e mesme dhe fakultetin ai mbaroi me ndihmën e bursave dhe të punëve që kryente për të siguruar të hollat për shkollim. Ai studjoi Sociologjinë, Ekonominë dhe Shkencat teatrale. Për një kohë ai punonte edhe si komentator sporti.

Në vitin 1937 pranoi një kontratë shtatëvjeçare për Hollywood nga kompania Warner Brothers. Në dy dekadat e ardhshme Reagan mori pjesë në më shumë se 50 filma. Nga viti 1947 deri në vitin 1952 ishte kryetar i sindikatës së aktorëve. Këtu mund të themi se filloi aktiviteti i tij politik. Pasi la aktrimin ai filloi të merrej me moderim në televizion.

Nga viti 1940 deri më 1949 ai ishte i martuar me aktoren Jane Wyman, ata kishin dy fëmijë dhe kishin adapturar një fëmijë të tretë. Fëmija i dytë kishte vdekur vetëm një ditë pas lindjes. Deri më sot ai është i vetmi president amerikan, i cili është divorcuar. Më 1952 ai u martua prapë me një aktore, Nancy Davis. Ata kishin dy fëmijë: Patti dhe Ron. Ata kishin një lidhje të jashtëzakonshme, kur Reagan ishte i shtrirë në spital pasi ishte sulmuar me armë zjarri, Nancy kishte veshur një këmishë të tij për të shijuar aromën e bashkëshortit.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free