WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  SHËNDETËSI
 
 Përtypni aspirinë PDF Printoni E-mail
 20/05/2009  13:31

 Aspirina, Foto: Xenobones

Personat të cilët kanë pasur dhe kanë probleme me zemrën, kanë shumë më tepër dobi nga aspirina nëse e përtypin atë, sesa kur e marrin në formë tablete të zakonshme, sugjeron studimi i publikuar në revistën "Stem Cells".

Këtë konkludim e ka marrë ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, të cilët kanë studiuar se cila formë e aspirinës ka efekt më pozitiv te pacientët të cilët kanë pasur probleme me zemër.

Pacientët pjesëmarrës në studim janë ndarë në tre grupe: grupi që e ka gëlltitur aspirinën e zakonshme, grupi i cili e ka përtypur tabletën e zakonshme të aspirinës dhe grupi i cili e ka përtypur aspirinën e prodhuar veçanërisht për këtë qëllim.

Duke llogaritur nivelin e barit në gjak, ekipi studiues ka zbuluar se aspirina e cila mund të përtypet vazhdimisht kishte pasur absorbim më të madh dhe më të shpejtë në krahasim me aspirinën e zakonshme.

____________________________________________

 Acidi folik në miell PDF Printoni E-mail
 20/05/2009  13:31

 

Një studim i ri i botuar në revistën “ British Medical Journal” tregon se shtimi i acidit folik në miell mund të ndihmojë në parandalimin e defekteve të zemrës te të porsalindurit.

Acidi folik është përfaqësues i kompleksit të vitaminave të grupit B, i cili më së shumti është i pranishëm në mëlçi të viçit, mish të pulës, fasule, spinaq etj.

Që më parë është e njohur se acidi folik zvogëlon rrezikun nga defektet e tubave nervore (siç është spina bifida), ndërsa studimi i ri tregon se kjo vitaminë mund të parandalojë zhvillimin e anomalive të lindura të zemrës.

Bazë e rezultateve të këtij studimi janë të dhënat nga përcjellja e 1.3 milionë të të porsalindurve në Quebec nga viti 1990 deri në vitin 2005.

Dhe në bazë tw këtyre rezultateve, shkencëtarët kanadezë nga Universiteti McGill në Montreal dhe nga Universiteti Alberta në Edmonton rekomandojnë shtimin rutinë të acidit folik në miell.

____________________________________________

 Alkooli dhe demenca PDF Printoni E-mail
 20/05/2009  13:31



 Një studim i ri i publikuar në revistën “Journal of Alcohol and Alcoholism” tregon se në ¼ e rasteve me demencë (sëmundje tek e cila bien disa funksione psikike, siç është kujtesa, mendimi dhe inteligjenca), te personat e moshuar, fajtor është konsumimi i tepërt i alkoolit.

Grupi më i rrezikuar për t’u sëmurë nga sëmundja e Alzheimerit (demenca senile) janë femrat, pasi që metabolizimi i alkoolit tek ato ndodh ndryshe nga meshkujt, dhe për këtë arsye veprimi negativ i alkoolit është më i shprehur dhe demenca paraqitet më herët.

Meqenëse disa studime të mëparshme kanë pohuar se konsumimi mesatar i alkoolit mund të mbrojë nga demenca, atëherë autorët e këtij studimi rekomandojnë që edhe nëse konsumohet alkooli sasia e konsumimit të tij të jetë e vogël.

____________________________________________

 Peshku, ushqimet arrore dhe vaji i ullirit mbrojnë syrin PDF Printoni E-mail
 20/05/2009  13:31

 

Dy studime australiane të botuara në revistën “Archives of Ophthalmology” tregojnë se burimet e yndyrave të pangopura dhe acideve omega-3-yndyrore, ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit të makulës, ndërsa acidet trans-yndyrore kanë ndikim të dëmshëm në të.

Makula është pjesa qendrore e retinës së syrit, e cila është përgjegjëse për mprehtësinë e të parit. Me kalimin e moshës, si edhe për shkak të faktorëve tjerë, siç janë pirja e duhanit dhe faktorët gjenetikë, vjen deri te grumbullimi i shtresave në retinë me ç’rast turbullohet fusha qendrore e të arit.

Studimi në të cilin janë përcjellë 2.500 persona të rritur për një periudhë dhjetëvjeçare tregon se rreziku i paraqitjes së hershme të degjenerimit të makulës do të zvogëlohet për 31% nëse gjatë javës vetëm njëherë konsumoni peshk, ndërsa ngrënia e arrave, farave, lajthive, bajameve etj., disa herë gjatë javës, zvogëlon për 35% rrezikun nga degjenerimi makular.

Ndërsa studimi tjetër i realizuar te 6.700 persona të moshave ndërmjet 58 dhe 69 vjeç, sugjeron se konsumimi i vajit të ullirit (më shumë se 100 mL në javë) ka po ashtu efekt pozitiv në mbrojtjen e makulës nga dëmtimi.

____________________________________________

Depresioni grumbullon yndyrën rreth barkut? PDF Printoni E-mail
 15/05/2009  15:31

 

Një studim i ri ka bërë lidhshmërinë ndërmjet depresionit dhe grumbullimit të yndyrës në hapësirën e barkut, si edhe për pasojë paraqitjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekspertët pohojnë se depresioni nxit grumbullimin e yndyrës duke shkaktuar ndryshime biokimike në organizëm, siç është prodhimi i hormonit kortizol dhe substancave inflamatore (megjithëse mekanizmi i saktë ende nuk është i njohur).

Shkencëtarët qe një kohë të gjatë e kanë lidhur depresionin si shkaktarë të sëmundjeve së zemrës, ndërsa njohuritë e reja do të mundësojnë që të bëjnë një korrelacion ndërmjet depresionit, grumbullimit të yndyrës viscerale dhe paraqitjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

____________________________________________

Verë për mëlçi të yndyrshme PDF Printoni E-mail
 15/05/2009  15:31

 Foto: Veer

Hulumtimet e reja në minj kanë nxjerrë në pak se resveratroli i pranishëm në verë pengon akumulimin e mëtejmë të yndyrave kur është në pyetje mëlçia e yndyrshme joalkoolike.

Minjtë janë ndarë në tre grupe nga të cilat, e para ka pasur qasje të lirë në ushqim dhe ujë, grupi i dytë ka marrë ushqim të pasur me karbohidrate dhe pa yndyra, ndërsa i treti ka pasur regjim të njëjtë si grupi i dytë, duke shtuar edhe 10 mg resveratrol në ditë.

Pas katër javës është treguar se akumulimi i yndyrave në mëlçi ka qenë më i ulët në grupin i cili ka konsumuar resveratrol.

Edhe pse duhet të bëhen edhe më shumë studime shtesë, autorët e këtij studimi besojnë se rezultate të njëjta mund të fitohen edhe te njerëzit.

____________________________________________

Vitaminat, ushtrimet dhe diabeti PDF Printoni E-mail
 15/05/2009  15:31

 

Marrja e vitaminave pas aktivitetit fizik mund të zvogëlojë efektin e ushtrimeve trupore, sugjerojnë rezultatet e një studimi gjerman.

Edhe pse më herët është rekomanduar marrja e antioksiduesve (vitaminave C dhe E) për mbrojtjen e organizmit nga substancat e dëmshme të cilat lirohen gjatë ushtrimeve fizike, shkencëtarët gjermanë besojnë se radikalet e lira në këtë rast janë të dobishme (sidomos te diabetikët) dhe për këtë arsye largimi i tyre nuk është i preferueshëm.

Besohet se vitaminat ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të indeve (proces i cili quhet stres oksidues- i cili lidhet me paraqitjen e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës) duke eliminuar radikalet e lira të cilat e shkaktojnë këtë stres oksidues.

Mirëpo, shkencëtarët nga Universiteti Jeni kanë treguar se radikalet e lira, në fakt, kanë ndikim pozitiv te të sëmurët nga diabeti, pasi që shtojnë ndjeshmërinë e organizmit në insulinë.

____________________________________________

Peshku mbron zemrën PDF Printoni E-mail
 15/05/2009  15:31



 Shkencëtarët suedezë kanë vërtetuar se konsumimi i peshkut të yndyrshëm njëherë në javë parandalon sëmundjet e zemrës te meshkujt e moshave të mesme dhe të shtyra.

Megjithatë, rezultatet e studimit të publikuar në revistën “European Heart Journal” kanë treguar se konsumimi i më i madh i peshkut të yndyrshëm (do të thotë më shumë se një herë në javë) nuk kishte pasur ndikim më të madh në ruajtjen e shëndetit të zemrës.

Sido që të jetë, autorët e studimit rekomandojnë që peshku të konsumohet së paku dy herë në javë, ashtu sikurse rekomandon “American Heart Association”.

____________________________________________

Gratë kanë imunitet më të fortë? PDF Printoni E-mail
 15/05/2009  15:31



 Shkencëtarët kanadez bëjnë të ditur se hormoni seksual estrogjen, mund t’i japë një shtytje më të madhe sistemit imun të femrave në luftë kundër infeksioneve.

Hulumtuesit nga McGill University kanë zbuluar se si estrogjeni me anë të ndikimit në funksionin e gjeneve kyçe, pamundëson veprimin e enzimave të cilat, ndryshe do të bllokonin proceset e lidhura me reagimin e sistemit imune, që është linja e parë e mbrojtjes së organizmit ndaj baktereve dhe viruseve.

Rezultatet e fituara, shkencëtarët i shpjegojnë me anë të evolucionit, gratë në këtë aspekt kanë zhvilluar një sistem imun më të fortë, për shkak të rolit të tyre në lindje dhe në rritjen e foshnjave.

Të arriturat e reja mundësojnë shfrytëzimin e manipulimeve gjenetike në drejtim të forcimit të sistemit imun.

____________________________________________

Degjenerimi makular mund të parandalohet me ushqim PDF Printoni E-mail
 11/05/2009  22:13



 Studimet e reja zbulojnë se ushqimi i cili përmban të gjitha lëndët ushqyese dhe ushqimi me indeks të ulët glikemik, ulin rrezikun nga degjenerimi makular në moshën e shtyrë.

Analiza e bërë në rreth 7 034 sy të njerëzve, zbulon se lëndët ushqyese më mbrojtëse të syve janë vitamina C dhe E, zinku, luteina, zeaksantina dhe acidet yndyrore omega-3. Është interesante se beta karoteni nuk ka ndikuar në ndryshimin e rrezikut në këtë studim.

Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë preferuar që ushqimi për të mbrojtur shëndetin e syve të përbëhet nga: limoni e portokajtë, vajrat bimore, frytet arrore, drithërat integrale, perimet e gjelbra dhe peshqit e ujërave të ftohta.

Degjenerimi makular është një sëmundje që dëmton shikimin, e cila zakonisht paraqitet te moshat e shtyra.

___________________________________________

Seleni mbron nga kanceri i lëkurës PDF Printoni E-mail
 11/05/2009  22:13

Arrëmyshku brazilian. Foto: Tipper

 Duket se armiku më i madh i kancerit të lëkurës tashmë nuk është vitamina E, por seleni, një element kimik, i cili në organizmin e njeriut është vetëm në gjurmë.

Seleni, i cili forcon imunitetin e organizmit, sipas studimeve të reja ul deri në 60% rrezikun e prekjes nga karcinoma e lëkurës.

Burime natyrale të selenit janë arrëmyshku brazilian, tharmi, mishi, drithërat integrale dhe frutat e detit.

____________________________________________

Probiotikë për shtatzënat PDF Printoni E-mail
 10/05/2009  01:08 am

 

Marrja e probiotikëve në shtatzëni, jo vetëm se ndihmon në tretjen e mirë të ushqimit, por edhe ndikon në zvogëlimin e madhësisë së barkut pas lindjes së foshnjës.

Shkencëtarët finlandezë kanë zhvilluar një studim interesant: 256 femra në tremujorin e parë të shtatzënisë janë ndarë në tre grupe. Dy nga grupet kanë marrë rekomandime shkencore për atë se çfarë të hanë për zhvillimin optimal të fetusit.

Ndërkohë, njëri nga këto dy grupe, ka marrë edhe kapsula të cilat përmbanin Lactobacillus dhe Bifidobacterium- probiotikët që përdoren më së shumti. Ndërsa grupi tjetër ka pranuar placebo (kapsula të rrejshme).

Grupi i tretë është lënë të vendosë vetë për llojin e ushqimit që do ta përdorë dhe nuk ka marrë as probiotikë e as placebo, duke u konsideruar si grup i kontrollit.

Një vit pas lindjes, është vërejtur se femrat të cilat kishin përdorur probiotikë, kishin qenë shumë më pak të rrezikuara për ta pasur barkun e trashë në krahasim me dy grupet tjera.


_______________________________________________________

Kontrolloni shtypjen e gjakut me qumësht PDF Printoni E-mail
 10/05/2009  01:08 am

 

Një studim i ri i botuar në revistën "American Journal of Clinical Nutrition", tregon se qumështi me sasi të vogël të yndyrës dhe produktet e qumështit po me sasi minimale të yndyrës, zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së shtypjes së lartë të gjakut (hipertensionit) te personat e moshuar.

Qumështi dhe produktet e qumështit i sigurojnë organizmit kalcium dhe kalium dhe kanë rol të rëndësishëm në rregullimin e shtypjes së gjakut.

Duke u bazuar në këto rezultate, autorët e studimit pohojnë se qumështi dhe produktet e qumështit (me përmbajtje të vogël të yndyrës) në kombinim me konsumimin e pemëve dhe perimeve, ofrojnë një pjesë shumë të rëndësishme të ushqimit, i cili është i shëndetshëm për zemrën dhe enët e gjakut.


_______________________________________________________

Gripi i derrave: Shenjat dhe parandalimi PDF Printoni E-mail
 10/05/2009  01:08 am

 Foto: Daily Mail

Si njerëzit, edhe derrat preken nga gripi (influenca virusi), por ky lloj virusi nuk është i njëjtë me ata të njerëzve, dhe shumë më rrallë na prek neve për shkak të kontaktit të rrallë me derrat.

Por, shpërthimi i fundit i këtij virusi është më ndryshe, pasi ai ka pësuar disa ndryshime dhe është aftësuar të kalojë prej njeriut tek njeriu, dhe jo vetëm nga derri te njeriu.

Derisa virusi gjithnjë na afrohet edhe neve, më poshtë po japim disa këshilla se cilat janë shenjat e para të prekjes nga ai.

Simptomat e gripit të derrave

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me simptomat e gripit të zakonshëm, dhe përfshijnë ethe e temperaturë, kollitje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundëve, plogështi, kokëdhimbje.

Shumica e njerëzve me grip të derrave kanë diarre dhe vjellje. Po thuajse secili me këtë grip i ka së paku dy nga këto simptoma.

Por kjo nuk do të thotë se jeni prekur nga ky grip, pasi shumë sëmundje shkaktojnë këto shenja. I takon analizave laboratorike të vërtetojnë nëse ky është gripi i derrave, grip i zakonshëm apo ndonjë sëmundje tjetër.

Si mund ta parandaloni infektimin me grip të derrave?

- Pastroni duart rregullisht me sapun dhe ujë, veçanërisht pas kollitjeve dhe teshtitjeve. Ose përdorni faculeta me alkool.
- Shmangni kontaktim me njerëz të sëmurë.
- Shmangni prekjen e gojës, hundës ose syve. Kjo nuk është lehtë për t’u bërë, andaj kujdesuni që duart tuaja të jenë vazhdimisht të pastra.
- Nëse ndjeheni i sëmurë, qëndroni në shtëpi.


_______________________________________________________

Karotenoidet dhe karcinoma e mushkërive PDF Printoni E-mail
 10/05/2009  01:08 am

 Foto: Ilustrim

Teprica asnjëherë nuk është mirë. Prandaj edhe dozat e larta të preparateve të β-karotenit, retinolit dhe luteinës, shtojnë rrezikun e zhvillimit të karcinomës së mushkërive, sidomos te duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit.

Nga ana tjetër, është vërtetuar se karotenoidet e marra në mënyrë natyrale me anë të ushqimit zvogëlojnë rrezikun për karcinomën e mushkërive.

Për këtë arsye më mirë shijoni pemët, siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka, shalqiri, mango etj., dhe shumicën e perimeve.

Po ashtu mund të merrni karotenoidet në preparatet e zakonshme multivitaminoze të cilat nuk janë të dëmshme.

Por nuk guxoni të merrni doza të larat të preparateve të β-karotenit, retinolit dhe luteinës, sidomos nëse jeni duhanpirës apo e keni lënë duhanin, rekomandojnë ekspertët në revistën mjekësore “American Journal of Epidemiology”.

___________________________________________

  PDF Printoni E-mail
 

 

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=