WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  SHKODRA
 

Shkodra


 

Shkodra
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 190° 30’ 42” V ; 450° 03’ 05” L
Popullsia
-dendësia
82.445 banorë
? banorë/km²
Sipërfaqja ? km²
Administrata
Shteti Shqipëria
Rrethet Shkodër
Kodi Postar 4001 - 4007
Prefiksi telefonik +355 (22)
Faqe zyrtare Bashkia e Shkodrës
Politika
Kryetar i Bashkisë Lorenc Luka (PD)
Komunikacioni
Targa e automjeteve SH
Aeroporti Nënë Tereza
IATA-Code:TIA
55 km nga qendra
PORTALI : SHKODRA
redaktoni kutinë

Shkodra ose Shkodër, vendasit e së cilës quhen Shkodranë, është qytet në Shqipërinë veri-perëndimore, qyteti kryesor i rrethit me të njëjtin emër dhe që ndodhet në buzë të liqenit me të njëjtin emër, pranë lumenjve Drin dhe Buna. Shkodra është themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r. Origjina e emrit të saj është Skodrin ose vendi ku shkon Drini. Shkodra ka një natyrë dhe klimë të mrekullueshme. Ajo ndodhet pranë Liqenit të Shkodres, më i madhi në Ballkan, me një sipërfaqe prej 370 kilometrash katror. Në Shkoder kalojnë lumi Drin, Bunë dhe Kir. Shkodra rrethohet edhe nga një grup malesh si ai Cukal (1.722 metra), Maranaj (1.576 metra), Tarabosh dhe Sheldi.

Historiku i qytetit të Shkodrës

Artikulli kryesor : Historia e Shkodrës

Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit (gurit te vjeter) të mesëm, ndërsa që nga neoliti (guri i ri) gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës. Kjo sepse zona ka një kombinim të rrallë faktorësh fizikë për jetesë. Rrëzë kodrave të Tepes, në anën jugore të qytetit të sotëm, materialet arkeologjike fillojnë nga Bronxi i hershëm (2000 p.e.r). Në shekullin V - IV p.e.r. filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopike të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit në një lartësi 130 m.

Kalaja e Rozafës

Artikulli kryesor: Kalaja e Shkodrës
 
Kalaja e Rozafes - Shkoder

Në atë periudhë treva banohej nga fisi Ilir i Labeatëve. Në këtë kohë qyteti merr një zhvillim ekonomik, gjë që dëshmohet nga prerja e monedhës në qytet që në vitin 230 p.e.r Nga monedha mësojmë emrin që ka patur qyteti në atë kohë, Scodrinon. Në vitin 181 p.e.r. bëhet Kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullin II p.e.r. në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Nga Shkodra kalonin rrugë tregetare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja.

Me dyndjet sllave pushtohet dhe bëhet kryeqendër e shtetit të Zetës në shekullin e Xl. Më pas vjen pushtimi i shkurtër Bullgar. Në shekullin XIV bëhet qendër e rëndësishme autonome me institucione të zhvilluara dhe në vitin 1360 bëhet kryeqendër e Principatës së familjes Balshaj. Më 1396 kalon nën sundimin e Republikës së Venedikut e cila rinderton kalanë dhe qytetin e quan Scutari. Qyteti ka institucione dhe ligje si çdo qendër e zhvilluar veneciane në Adriatik.

Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi qendresën e popullit shqiptar ndaj pushtimit Osman, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100 000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i pa pushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani Marin Barleti. Libri i tij "Rrethimi i Shkodrës" u botua në Evropë në vitin 1504. Pas pushtimit qyteti u rrënua por dalëngadalë u rimëkëmb dhe në shekullin e XVII u bë qendër sanxhaku e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë qyteti ka mbi 1800 shtëpi dhe ka filluar të shtrihet në fushën ku është sot. Zhvillohen zejtaria, punimi i armëve, punimi i mëndafshit, i bakrit dhe i stolive prej argjendi.

Në shekullin XVIII bëhet qendër pashallëku nën sundimin e familjes vendase të Bushatlive. Më 1787, Mahmut Pasha i Bushatlive tentoi për herë të parë krijimin e një principate të pavarur shqiptare, që më vonë u shtyp nga perandoria osmane.

Më 1718 janë hapur në Shkodë agjencitë e para konsullore. Më 1730 krijohet Dhoma e Tregtisë. Nga viti 1807 deri me 1809 ndërtohet bexhisteni në zonën tregtare në rritje të qytetit. Në shekullin e XlX rritja ekonomike ecën me ritme të larta. Qendra tregtare ose pazari ka rreth 3500 dyqane (shitore) dhe është më i madhi në Ballkan. Qyteti arrin në 50'000 banorë dhe bëhet qendër Vilajeti. Këtu prodhohen veshje kombëtare, pëlhurë, lëkurë, duhan, barut, që eksportohen. Ushtrohen 80 profesione. Në qytet janë 6 konsullata të fuqive evropiane dhe vendeve fqinje. Në vitin 1867 qyteti bëhet qendër e Arqipeshkvisë. Ka institucionet tregtare të kohës, gjykatë, drejtori postale, dogane.

Më 1865 kalaja braktiset pasi Lumi Drin ka ndryshuar shtratin. Qyteti është kthyer në port lumor dhe tregton me botën nëpërmjet skelave ndërmjetëse si ajo e Obotit, Shëngjinit, Ulqinit, Tivarit. Qyteti shquhet për mjedise të gjelbëruara dhe oborret me lule.

Në vitin 1878 krijohet Lidhja e Prizrenit për mos copëtimin e trojeve të Shqipërisë. Shkodra bëhet një qendër e rëndësishme e lëvizjes kombëtare. Ushtritë e Shkodrës luftojnë për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Ulqinit dhe Tivarit. Fillon kështu një periudhe trazirash për qytetin, që pasqyrohet në rënien e shpejtë të numrit të popullsisë. Shkodranët morën pjesë aktive në luftën për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, duke luftuar me armë dhe duke nxjerrë figura të shquara udhëheqësish dhe njerëzish të pendës si p.sh. Luigj Gurakuqi.

Kryengritja e vitit 1911 e zonës së veriut tronditi pushtimin osman në Shqipëri. Pas shpalljes së pavarsisë në vitin 1912, populli shkodran përballoi për shtatë muaj rrethimin e ushtrive të Malit te Zi dhe Serbisë, të cilat në luftën ballkanike që kishte nisur, donin të pushtonin qytetin dhe rajonin përreth tij. Pas fillimit të luftës së parë botërore Shkodra sulmohet nga ushtritë malazese të cilat më 1915 hyjnë në qytet. Në janar të 1916 pushtohet nga austriakët të cilët e bejnë Shkodrën qendër të zonës së tyre të pushtimit. Me mbarimin e Luftës I Botërore në Shkodër vendoset një administratë ndërkombëtare. Mbas Kongresit të Lushnjes, më 1920, qyteti administrohet nga qeveria shqiptare që doli nga ky kongres.

Në vitet 1924 deri më 1939 pati një zhvillim industrial me fabrika të vogla kryesisht në industrinë ushqimore dhe të çimentos. Në vitin 1939 kishte rreth 70 fabrika të tilla. Gjatë kësaj periudhe të monarkisë qyteti ka një administrim evropian, me institucione të rregullta, dhe kryhen një varg reformash perparimtare. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga ushtritë fashiste te Italise.

Në vitin 1945 u vendos diktatura komuniste dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga shtypja që donte t´i´a çrrënjoste qytetit prirjet e tij demokratike dhe kulturore, nga marrëdhëniet me botën dhe nga ekonomia e tij tradicionale. U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re. U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij mijravjeçar. Megjithatë ishin shkodranët që dhanë sinjalet e para në Shqipëri për rrugën e re të demokracisë që në janar të vitit 1990.

Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin Shqiptar fillon që në shekullin XV me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII - XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe, më vonë, kinemaja dhe energjia elektrike.

Firmat e fuqishme tregtare bëjnë tregti me të gjithë botën deri në Japoni, duke sjellë në qytet prodhime egzotike. Në familjet shkodrane nuk mungojnë pianofortet dhe pikturat e klasikëve botërorë...

Politika

Kryetar i Bashkisë së Shkodrës është Lorenc Luka (aktualisht, Nentor 2007) i Partisë Demokratike, PD.

Vlen për tu përmendur se në vitet 1990 ka hedhur hapin e parë në ndërrimin e sistemit. Kujtojmë këtu demostradën e parë: "Demostrada e Heshtur", në nëtor të 1990. Më pas 13 dhjetori që ishte rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, 2 prilli 1991 ku u vranë 4 djem dhe u quajten "Dëshmorët e Demokracisë", si dhe lindja e sindikatave të pavarura

Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia e Shkodrës

Shkodra është një ndër qendrat më të rëndësishme tregtare dhe turistike në Shqipëri. Përsa i përket turizmit vlejne për t'u përmendur...

Kultura

Një ndër qytetet më të pasura me kulturë. Rreth viteve 1990 Shkodra ishte një ndër pikat tregtare më të rendësishme. Lulëzonte sidomos tregtia me Venedikun (republika e venecias), dhe aty ky qytet importoi kulturë perendimore.

Në muzikë. Në llojin e saj duken nuanca të orientuara nga muzika klasike, ko dallohet në këngët e lehta shkodrane. Ndersa po në ato vite u theksua edhe nje zharg tjetër që quhet “Jare”. Kjo lloj muzike është karakteristike dhe unike, gjendet vetëm në Shkodër dhe ruhet me fanatizëm nga familjet shkodrane.
Ne diksion. Shumë fjalë u huazuan. Ndryshe nga qytetet e tjera të Shqipërise që përdorin vetëm (ose kryesisht) turqizmat, ne Shkodër përdoren edhe shumë fjalë me prejadhje italiane.
Në Shkodër në vitin 1909 luhet ndeshja e parë e futbollit, në Shqipëri, ndërmjet një skuadre amatore të asaj kohe dhë një skuadre e përbërë nga garnizoni Austriak. Në 1919 themelohet klubi i pare i në Shqipëri, i quajtur “Vllaznia”. Ndaj Shkodra quhet “Djepi i Futbollit”.
Humori, edhe pse nen censurën e sistemit komunist, themlohet e para resvitë komike e quajtur “Hosteni”.Aty spikat humoristi popullor Shtejfen Palushi. Te tjere Artist të medhenj si, Tano Banushi (atrist i merituar), Paulin Preka, Zef Deda (kunati i shokut xhemal), Zyliha Miloti... etj.
Në letërsi mund të veçojme emra si: Migjeni (1911 - 1938), Gjergj Fishta (1871-1940)... etj

Transporti

Shkodra ndodhet rreth 100 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ajo ka dy akse që e lidhin me Malin e Zi. Njëri është Shkodër-Hani i Hotit dhe tjetri është Shkodër-Muriqan.Transporti publik brenda qytetit mbulon linjën Bahçallëk-Fermentim.Transporti u udhëtarëve ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe shumicës së komunave mbulohet nga mjetet e transportit te udhëtarëve të tipit furgon.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=