WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  SIMBOLET E KOSOVËS
 

Simbolet Shtetërore të Republikës së Kosovës janë: flamuri, stema dhe himni. Me flamurin, stemën dhe himnin përfaqësohet Republika e Kosovës dhe identiteti shtetëror i saj.
Forma, përmasa e flamurit dhe stemës, përmbajtja e tekstit dhe partitura e himnit, përcaktohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Rregullat gjeometrike të pamjes dhe të ngjyrave për formësimin e flamurit, stemës, si dhe të tekstit dhe të shënimit të notave të melodisë së himnit të përcaktuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jenë pjesë përbërëse e këtij ligji. Origjinali i simboleve të Republikës së Kosovës ruhet në arkivin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për lëndën arkivore dhe arkivat.

Përdorimi, Vendosja dhe Renditja e Flamurit të Republikës së Kosovës

Flamuri shtetëror vendoset në mjediset e brendshme dhe të jashtme të institucioneve shtetërore dhe publike. Flamuri shtetëror mund të vendoset në mjedise të brendshme të zyrave publike, në universitete, në selitë e partive politike, në institucione shkencore e kulturore, në objekte të kultit dhe në organizata të ndryshme. Në këto raste, flamuri qëndron në të djathtë të vendit kryesor apo në tavolinën e punës.

Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës përdoret:

  • në rastet e takimeve ceremoniale të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja,
  • me rastin e solemnitetit zyrtar të përcjelljes së Kryetarit të Republikës së Kosovës, Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit kur shkojnë nga Republika e Kosovës në vizitë në shtetet e huaja dhe në pritjen e tyre kur kthehen në Republikën e Kosovës;
  • me rastin e arritjes zyrtare të udhëheqësit të shtetit të huaj ose të përfaqësuesit të autorizuar të organizatës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës, përkatësisht me rastin e solemnitetit të ndarjes kur shkojnë nga Republika e Kosovës;
  • me rastin e takimeve vendore dhe ndërkombëtare, tubimeve publike, garave sportive, kulturore dhe garave tjera, shfaqjeve humanitare, ushtarake, dhe tjera si dhe në të cilat Republika e Kosovës paraqitet, përkatësisht në të cilat merr pjesë;
  • me rastin e festave zyrtare
  • me rastin e ditëve përkujtimore;

Në rastet e ditëve të zisë të shpallura në Republikën e Kosovës, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë. Mënyra e vendosjes dhe heqjes së flamurit shtetëror përcaktohet me akt përkatës nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Stema e Republikës së Kosovës vendoset:

  • në hyrje të institucioneve shtetërore, së bashku me emërtesën e tyre;
  • në të gjitha aktet zyrtare;
  • në vulat e institucioneve shtetërore;
  • në dokumentet dhe marrëveshjet ndërshtetërore të Republikës së Kosovës në bazë të reciprocitetit.

Përdorimi i stemës së Republikës së Kosovës është e drejtë ekskluzive e organeve shtetërore.

Himni i Republikës Kosovës intonohet/ekzekutohet, në ceremonitë zyrtare, në çdo veprimtari ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, si dhe në raste të tjera të përcaktuara me ligjet përkatëse. Kur intonohet/ekzekutohet himni, merret drejtqëndrim. Himni nuk intonohet/ekzekutohet asnjëherë në mjediset publike pa prezencën e flamurit, me përjashtim, kur ekzekutohet në televizion ose në radio. Në ceremonitë solemne, festive dhe të përfaqësimit, intonohet/ekzekutohet vetëm strofa e parë dhe refreni i himnit.

Himni mund të intonohet/ekzekutohet:

  • me rastin e solemnitetit zyrtar kur Kryetari i Republikës së Kosovës shkon nga Republika e Kosovës në shtetet e huaja dhe në rastin e pritjes kur kthehet në Republikën e Kosovës;
  • me rastin e arritjes dhe përcjelljes së kryetarëve të shteteve të huaja ose të zyrtarëve të lartë apo përfaqësueseve të autorizuar të organizatave ndërkombëtare;
  • me rastin e vënies së kurorave, të cilat i vënë përfaqësuesit zyrtar të Republikës së Kosovës, përkatësisht përfaqësuesit e shteteve të huaja ose të organizatave ndërkombëtare pranë përmendoreve, në varreza të dëshmoreve apo të ngjashme.

Histori e Simboleve të shtetit të Republikës së Kosovës

Simbolet

Përzgjedhja e simboleve të Republikës së Kosovës u realizua nga Kryeministri z.Hashim Thaqi dhe juria seleksionuese për simbolet e shtetit e cila përbëhej nga përfaqësues të të gjitha etniteteve politike parlamentare, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues nga sfera akademike. Kjo përzgjedhje u dërgua në Kuvendin e Kosovës për aprovim ku edhe u aprovua.

Flamuri i Republikës së Kosovës

Flamuri është rezultat i punës së konkurruesit Muhamer Ibrahimi dhe përbëhet nga gjashtë yje të bardhë të vendosur mbi hartën e artë të Kosovës të vendosur në një hapësirë të kaltër. Gjashtë yjet zyrtarisht përfaqësojnë gjashtë grupet etnike më të mëdha në shtetin e Republikës së Kosovës.

Himni

Himni kombëtar i Republikës së Kosovës është kompozuar nga Z. Mendi Mengjigji dhe nuk përmban tekst. Është pranuar më 11 Qershor 2008.

 
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free