WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  SINJALET QË TREGOJNË SE AJO ËSHTË E INTERESUAR PËR TY
 
SINJALET QË TREGOJNË SE AJO ËSHTË E INTERESUAR PËR TY  
Qesh e sforcuar ? Fik telefonin ? Të thërret në emër ? Janë këto disa nga mesazhet që një femër i dërgon pareshtur një mashkulli, për të cilin ndjen diçka.
Pasi të mësosh kuptimin e të gjitha kodeve që kemi radhitur më poshtë, nuk mbetet gjë tjetër veçse të hidhesh në sulm. Ato shërbejnë si një shtysë, për t'i dhënë më shumë aksion dhe energji një lidhjeje që ka ngecur në pragun e shoqërisë dhe dashurisë. Lexo me kujdes 27 sinjalet dhe vepro!

1. Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje.

2. Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik).

3. Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën.

4. Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut.

5. Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë.

6. Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë.

7. Flet më ngadalë dhe me një zë me ton bas.

8. Ti pi cigare, ndërsa ajo edhe pse duket qartë që bezdiset, vazhdon të të dëgjojë.

9. Të sfidon, pa arsye, papritur, më shumë se një herë.

10. Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk është gazmore.

11. Gjatë bisedës, brenda fjalisë shqipton emrin tënd, vend e pa vend.

12. Afron veshin pranë buzëve të tua për të dëgjuar "Në këtë lokal ka shumë zhurmë, nuk arrij të të dëgjoj".

13. Të thotë se i ngjan një personazhi të famshëm.

14. Të heq nga xhaketa fijet e flokëve që të kanë mbetur pas krehjes.

15. Të thërret gjithnjë në emër, duke shmangur emrat përkëdhelës me të cilët të thërret miku ose miqtë e tu të ngushtë.

16. Bie zilja e telefonit të saj. Fillimisht nuk përgjigjet në fund e fik.

17. Flet me një ton pyetës, duke t'u drejtuar e mbushur me kuriozitet "Besoj se kjo gjë do t'i pëlqente të dashurës tënde". (Kjo bazohet në një taktikë klasike, që në fakt ka synimin për të zbuluar, nëse në jetën tënde ka apo jo një grua).

18. Të thotë, që je i talentuar dhe ky është një lloj komplimenti i moderuar që tregon se ajo është e sinqertë; ose sipas ligjeve të pashkruara të shoqërisë, kjo do të thotë se ti i dukesh tërheqës, "të kesh talent" do të thotë, që je salca pikante në një pjatë.

19. Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak.

20. Kur ti e fton për të pirë diçka, ajo vesh një palë këpucë të reja, një veshje të re dhe një çantë, ndryshe nga ato që kishte në orarin e punës.

21. Është vonë dhe ajo s'ka pasur kohë të mjaftueshme për t'u trukuar, por nuk ka harruar rimelin.

22. Të pyet se ku është tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalë duke ecur drejt vendit të duhur.

23. Qëndron në banjë më shumë sesa duhet, qëllimi për t'u rregulluar para pasqyrës.

24. Në praninë tënde përdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste këngësh.

25. Të pyet nëse do të provosh pjatën që ajo ka zgjedhur për të ngrënë, që do të thotë se është gati të ndajë gjithçka me ty.

26. Ti ose dikush me të cilin të ka krahasuar jeni protagonistë të gjërave që mund të fantazojë gjatë bisedës.

27. Ajo fillon të flasë pareshtur për materien, vrimën e ozonit ose argumente të ngjashme "shkencore".

"Arti" i të propozuarit

Shumë meshkuj refuzojnë t'i drejtohen një femre, duke menduar se nuk i përshtaten atyre, ndoshta ngaqë i duket tipi i femrës që nuk reagojnë ndaj shenjave të ndryshme. Dhe ja se si krijohen një seri të pa vërtetash të komunikimit. Në qoftë se e dini se si, ku dhe kur ta bëni këtë gjë, "arti" i të propozuarit nuk është asgjë më shumë se sa tepër i thjeshtë. Së pari, mbaj mend që koha nuk është në anën tënde dhe për këtë gjë duhet të bëhesh sa më kreativ.
Ke në dispozicion vetëm disa minuta për t'i treguar se çfarë mund të bësh, përpara se ajo të gjejë një "punë" tjetër, larg teje. Por, varet edhe nga konteksti: Në qoftë se e ndalon dhe i flet në rrugë, duhet të jesh një "playboy" i vërtetë, pasi femrat thjesht nuk i kushtojnë rëndësi meshkujve që veprojnë kështu. Në qoftë se je në një lokal, ndihu i lirë të reagosh; ke në anën tënde shumë elementë: muzikën, alkoolin, atmosferën, shoqëruesit, lëvizjet, etj.

Gjestet dhe fjalët

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t'iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë.
Do t'i interesojë se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

Kë pëlqejnë femrat

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: "Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t'i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free