WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  SOCIOLOGJI
 

Sociologjia

Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqërues“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.


 

Historia dhe zanafilla e Sociologjisë

Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.

Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).

Përkufizime

Nga shpjegimi i kuptimit dhe i përmbajtjes se sociologjisë buron edhe vetë përkufizimi i saj. Disa nga këto përkufizime janë:

  • "Sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore" (Earl Babbie, 1983)
  • "Sociologjia është studim sistematik i shoqërisë njerëzore" (John Macionisin & Ken Plummerin, 1998)
  • "Sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike te studimit dhe vlerësimit te teorive nën driten e fakteve dhe argumenteve logjike" (Anthony Giddens)
  • "Sociologjia është një studim sistematik i jetës shoqërore, grupeve shoqërore dhe shoqërive, me theks te veçantë në shoqëritë moderne,

Ndarja e Sociologjisë

Sociologjia në një ndarje të thjeshtë ndahet në:

Sociologjia e përgjithshme

Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.


Sociologjitë e veçanta

Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.


Metodat Sociologjike

Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon:

  • Metodat Kualitative
  • Metodat Kuantitative
  • Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)

Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).

Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton

Makrosociologjia

  • Sociologjia Marxiste
  • Strukturalizmi
  • Funksionalizmi
  • Strukturfunksionalizmi
  • Teoritë Kritike
  • Teoritë Sistemore
  • Teoritë Kulturore


Mikrosociologjia

  • Sociologjia e Konfliktit
  • Interaksionizmi Simbolik
  • Dinamika e Situates
  • Sociologjia e Fenomenit
  • Individualizmi Metodologjik
  • Sociologjia Figurative
  • Etnometodologjia


Mesosociologjia

Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.

Sociologë të rëndësishëm

  • Theodor W. Adorno
  • Auguste Comte
  • Émile Durkheim
  • Norbert Elias
  • Michel Foucault
  • Jürgen Habermas
  • Paul Lazarsfeld
  • C Wright Mills
  • Karl Marx
  • Vilfredo Pareto
  • Talcott Parsons
  • Georg Simmel
  • Herbert Spencer
  • Ferdinand Tönnies
  • Max Weber
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=