WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  VEGLA ASTRONOMIKE
 

Teleskopi

 
Teleskopi hapësinor Habëll në orbitë
 
Teleskop me rithyerje prej 50 cm në Vrojtuesin e Nicës.

Fjala "teleskop" vjen nga greq. τελε - tele = larg, dhe σκοπειν -skopin = me shiku, me pa; pra teleskop = tejqyrë). Ai është vegla më e rëndësishme në duart e astronomit. Me fjalë të thjeshta teleskopi, mbledh dhe fokuson (vaterzon) rrezatimin elektromagnetik të trupave qiellore. Teleskopët rrisin madhësinë e dukshme të trupave qiellore, së bashku me ndriçimin e tyre.

Galileo Galilei ishte i pari që përdori një teleskop për qëllime astronomike. Teleskopet i ndajme ne dy grupe: Teleskopet me perthyerje dhe teleskopet me pasqyrim. Teleskopet me perthyerje perbehen nga dy thjerra permbeldhese ose nje thjerre permbledhese dhe nje shperhapese. Nje teleskop i tille u krijua dhe u perdor nga Galileo Galilei. Teleskopet me pasqyrim perbehen nga nje pasqyre konike qe mbledh rrezet ne vater, pastaj rrezet pasqyrohen nga nje pasqyre e drejte per te okulari qe eshte nje thjerre permbledhese e cila perthyen rrezet te cilat perfundojne te syri i vezhguesit.Nje teleskop i tille u krijua nga Isak Njuton


 

Kompjuteri

 
Superkompjuteri i NASA "Columbia

Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).

Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.

Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.

Historia e kompjuterit

Llojet

Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.

Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.

Superkompjuterët

Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.

Kompjuterët Mainframe

Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.

Funksionimi

Kompjuteri.jpg

Shiko edhe



Laptopi

 
Laptop: BenQ Joybook 8100
 
Laptop: IBM ThinkPad R51

Laptopi është kompjuter i lëvizshëm personal i cili mund të punojë me elektricitet por edhe bateri. Janë më të vegjel se desktop-ët por mund të lëvizen lehtësisht nga një vend tek tjetri. Kjo veti i bën ata mjaft të pëlqyeshëm.

Sistemi numerik

Sistemi numerik paraqet shprehjen e numrave me një seri shenjash.

Ekzistojnë disa sisteme numerike, të cilat dallohen në mes vete për nga numri i shifrave prej të cilave përbëhen: sistemi dekad, sistemi binar, sistemi oktav etj.

Thënie

  • "Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
  • "Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
  • "Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
  • "Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterët shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
  • "Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
  • "Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry


KALKULATORI

OBSERVATORI ( VËZHGUESI )
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free