Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqërues“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.
Historia dhe zanafilla e Sociologjisë
Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.
Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).
Përkufizime
Nga shpjegimi i kuptimit dhe i përmbajtjes se sociologjisë buron edhe vetë përkufizimi i saj. Disa nga këto përkufizime janë:
- "Sociologjia është studim i jetës së grupeve shoqërore" (Earl Babbie, 1983)
- "Sociologjia është studim sistematik i shoqërisë njerëzore" (John Macionisin & Ken Plummerin, 1998)
- "Sociologjia është shkencë, në kuptimin që ajo nënkupton metodat sistematike te studimit dhe vlerësimit te teorive nën driten e fakteve dhe argumenteve logjike" (Anthony Giddens)
- "Sociologjia është një studim sistematik i jetës shoqërore, grupeve shoqërore dhe shoqërive, me theks te veçantë në shoqëritë moderne,
Ndarja e Sociologjisë
Sociologjia në një ndarje të thjeshtë ndahet në:
Sociologjia e përgjithshme
Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.
Sociologjitë e veçanta
Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.
Metodat Sociologjike
Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon:
- Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)
Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).
Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton
Makrosociologjia
- Sociologjia Marxiste
- Strukturalizmi
- Funksionalizmi
- Strukturfunksionalizmi
- Teoritë Kritike
- Teoritë Sistemore
- Teoritë Kulturore
Mikrosociologjia
- Sociologjia e Konfliktit
- Interaksionizmi Simbolik
- Dinamika e Situates
- Sociologjia e Fenomenit
- Individualizmi Metodologjik
- Sociologjia Figurative
- Etnometodologjia
Mesosociologjia
Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.
Sociologë të rëndësishëm
- Theodor W. Adorno
- Auguste Comte
- Émile Durkheim
- Norbert Elias
- Michel Foucault
- Jürgen Habermas
- Paul Lazarsfeld
- C Wright Mills
- Karl Marx
- Vilfredo Pareto
- Talcott Parsons
- Georg Simmel
- Herbert Spencer
- Ferdinand Tönnies
- Max Weber