WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  TË PARANDALOJMË DEPRESIONIN... TANI!
 
TË PARANDALOJMË DEPRESIONIN... TANI!  
Depresioni godet rëndë dhe ne duhet t’a luftojmë me forca të cilat shpesh zor se i gjejmë….


Ndjehem keq përsëri...!

Depresioni është një sëmundje që shpesh shumë njerëz pothuajse nuk e vene re fare...Por ai ekziston e ne fakt jo nga ato te cilat mund te quhen te lehta e te papërfillshme siç bëjnë shumica e njerëzve te cilët janë pak ose aspak te informuar për pasojat.

Depresioni është një epidemi në rritje. Ai përhapet aq shpejt sa askush nuk mund ta marre me mend. Depresioni është bashkëpunëtor i ngushte me stresin, me friken, me mungesën e vullnetit, te merr shume nga vetja dhe te fal vetëm panik, kriza nervore e te çon edhe deri ne vdekje…

Atëherë pse nuk i kushtoni vëmendjen urgjente që meriton? Sepse ndoshta te gjithë e vlerësojmë pak ketë rrezik. Është e vërtetë ne nuk jemi sisteme robotësh te cilët me nje buton mund tu ndryshojmë sjelljen por kemi diçka me te mire se ata, kemi aftësinë e te menduarit.

Dhe le te mendojmë pak, sa shume arsye ka qe një individ te rrezikoje te përfshihet ne depresion! Vdekja e një prindi, fëmije, divorci i prindërve apo edhe thjesht një zhgënjim nga partneri,etj dhe ja depresioni behet gati te strehohet tek ju duke u shtirur ne fillim si një mik qe te lejon te shprehesh gjithë mllefin.

Te qash te bën mire, këtë e thonë te gjithë por kjo s’do te thotë qe te qajmë gjithë ditën e ditës dhe kështu te harrojmë se po jetojmë dhe përqendrohemi vetëm ne atë ç’ka na lëndon. Heshtim sepse ne te shumtën e rasteve duam te mos tregojmë se jemi te dobët para ngjarjes qe na ka ndodhur.

Kështu largohemi nga miqtë dhe mbetemi vetëm deri sa te na kaloje stuhia. Por stuhia duket se zgjat me shume nga ce kemi menduar neve e ndoshta hera herës ne kuptojmë se dhimbja për ngjarjen e hidhur sikur na është larguar.

Tashme nuk na shkon mendja aq shpesh aty por prape jemi te trishtuar, qajmë dhe ndjehemi serish viktima. Mëngjeseve kuptojmë se kemi bere pak gjumë dhe ëndrrat e këqija nuk na kane lënë rehat, përtojmë te lëvizim nga shtrati dhe mbyllim sytë serish me shpresën se kur te zgjohemi do te jemi bere pak me mire…

Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur ajo qe…nëse nuk reagojmë menjëherë ka shume mundësi qe depresioni te përhapet te ne tamam si një gangrene dhe atëherë kam frike se do te jete vone për ti thëne “STOP”. Tashme miku yt ka filluar te te fusë ne gracke, ti trishtohesh edhe pa pasur arsye…te pëlqen ajo gjendje dhe me e bukura është se nuk pranon asnjë ndihme nga te tjerët.

A dëshiron qe te mos bëhesh pre e depresionit?

Fillo menjëherë te mendosh për diçka tjetër qe ty te pëlqen duke u nisur thjesht edhe nga një detaj i vogël si për shembull se çfarë do te te pëlqente te haje ne ato çaste. Çfarë do te vishje ne një rast special ku ti ishe e ftuar? Fillo te shfletosh revista, shih video qe te bëjnë te qeshesh, bej shëtitje te gjata duke ecur kështu do te fillosh te hysh ne kontakt me njerëzit dhe do te maresh ajër.

Nëse mundesh bëji këto shëtitje ne natyre sepse ngjyra e gjelbër te qetëson. Fillo ti thuash vetes: -Jam e forte! dhe nuk është gabim qe ti te vendosesh te maresh frerët e jetës tende ne dore. Ok nëse nuk do te dëgjosh moralin qe te bëjnë te tjerët por mos harro se ata janë miqtë e tu dhe kështu qe nuk ke pse i mënjanon. Fillo te rivendosesh kontaktet me ata, dhe mundohu qe sa me shume ta shmangesh gjendjen qe ti je duke kaluar. Është e sigurt qe ata do te pyesin se si je por ti nuk ke pse ndihesh si i/e detyruar për ti dhënë një përgjigje te sakte. Kaloje muhabetin ne një teme tjetër me mjeshtëri dhe folu atyre vetëm për planet e se ardhmes.

Ky është vetëm fillimi….

Te mos mendojmë se depresioni do te largohet kaq kollaj, kujtojmë një shembull qe shume shpesh mund ta kemi dëgjuar ne jetën e përditshme. Një ish i alkoolizuar e ka shume te vështirë te ulet ne një tavoline me dike qe është duke pire alkool sepse do shume mund qe ti rezistoje tundimit qe ta ktheje dhe ai nje gote. Por nëse ai kthen vetëm një gote është shume e sigurt qe ia do te rifilloje te verdalliset serish neper bare si i alkoolizuar ne ditët ne vijim.

Ç’duhet të bëni?

Rrini larg gjerave qe ju trishtojnë! Nëse jeni ne shkolle dhe jeni te anëtarësuar ne ndonjë institucion qe ju sjell stress te tepërt shqyrtojini me kujdes mundësitë dhe vendosni te largoheni prej aty apo jo?

Kjo vlen edhe per punën, ndonjëherë është me mire ta leme pak mënjane ambicien kur behet fjale për shëndetin tone, le te pranojmë te bëjmë me pak ne pune dhe te kalojmë me shume kohe me veten tone. Një vrap shoqëruar me muzike ose ne palestër, një dush i ngrohte, një kafe ne kafenenë e lagjes duke lexuar diçka ndërkohe te lejojnë vetëm te mendosh gjera te bukura dhe pas kësaj mund te flini edhe një gjumë te qete dhe kështu një tjetër dite e jetës tuaj do te nise shume ndryshe….e qete.
 
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free