Galileo Galilei ishte i pari që përdori një teleskop për qëllime astronomike. Teleskopet i ndajme ne dy grupe: Teleskopet me perthyerje dhe teleskopet me pasqyrim. Teleskopet me perthyerje perbehen nga dy thjerra permbeldhese ose nje thjerre permbledhese dhe nje shperhapese. Nje teleskop i tille u krijua dhe u perdor nga Galileo Galilei. Teleskopet me pasqyrim perbehen nga nje pasqyre konike qe mbledh rrezet ne vater, pastaj rrezet pasqyrohen nga nje pasqyre e drejte per te okulari qe eshte nje thjerre permbledhese e cila perthyen rrezet te cilat perfundojne te syri i vezhguesit.Nje teleskop i tille u krijua nga Isak Njuton
Superkompjuteri i NASA "Columbia
Kompjuteri (lat. computere = mbledh, njehsoj) është një pajisje elektronike që ruan dhe përpunon të dhënat sipas një liste udhëzuese. Kompjuter quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi impulsive (quajtur informacione, të dhëna në hyrje) në një tjetër ose krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të mirfilltë efektiv në mes të elementit softuerik dhe harduerik.
Kompjuterët hasen në madhësi dhe fuqi të mëdha,duke filluar nga superkompjuterët që i përdor ushtria ose NASA,pastaj kompjuterët personal të cilët na rrethojnë vazhdimisht,e deri te kompjuterët e dorës që janë sa madhësia e një çokollate.
Historia e kompjuterit
Llojet
Llojet dhe format e kompjuterve janë të ndryshme.
Ka tre lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose siç quhen ndryshe dixhitalë) dhe hibridë.
Superkompjuterët
Superkompjuterët janë kompjuterët më të fuqishëm që janë krijuar nga dora njeriut.Ata kushtojnë dhjetëra e ndonjëherë edhe disa qindra milionë dollarë,ndërsa përdoren për gjurmimin e klimës,tërmeteve,simulimin e shpërthimeve nukleare,të ADN-së së njeriut.
Kompjuterët Mainframe
Këta janë kompjuterët më të mëdhejnë për përdorim të rëndomtë,ndërsa shërbejnë për përpunimin e centralizuar dhe për ruajtjen e të dhënave.Zakonisht përdoren për qëllime afariste,por mund të shërbejnë edhe për qindra konsumatorë të cilët kanë nevojë për qasje të shpejtë të ato informata.Këta kompjuterë përdoren në banka,nëpër avio-kompani,nëpër kompanitë e sigurimeve,në universitete,në kompani tregtare etj.
Funksionimi
Shiko edhe
Laptopi
Laptop: BenQ Joybook 8100
Laptopi është kompjuter i lëvizshëm personal i cili mund të punojë me elektricitet por edhe bateri. Janë më të vegjel se desktop-ët por mund të lëvizen lehtësisht nga një vend tek tjetri. Kjo veti i bën ata mjaft të pëlqyeshëm.
Sistemi numerik
Sistemi numerik paraqet shprehjen e numrave me një seri shenjash.
Ekzistojnë disa sisteme numerike, të cilat dallohen në mes vete për nga numri i shifrave prej të cilave përbëhen: sistemi dekad, sistemi binar, sistemi oktav etj.
Thënie
- "Kontrolli i kompjuterizmit lidhet me përdoruesit" - Brandt Allen
- "Unë nuk druaj kompjuterat. Druaj mungesën e tyre." - Isaac Asimov
- "Një nga shprehjet më të frikshme në kohët moderne është Kompjuteri ka rënë" - Norman Augustine
- "Ndihmat elektronike, veçanërisht kompjuterët shtëpiakë, do të ndihmojnë shtegëtimin e brendshëm, zgjedhjen jashtë realitetit. Realiteti nuk po bëhet më problem përjashta, por problem brenda kokës suaj. Po bëhet njëkohësisht tregëtare dhe e pështirë." - J. G. Ballard
- "Une nuk jam personi i vetem qe perdor kryesisht kompjuterin e tij per qellimin e mashtrimit te tij me kompjuterin e tij." - Dave Barry
- "Fjala perdorues eshte fjala e perdorur nga profesionistet kompjuterike kur ata nenkuptojne idiotin." - Dave Barry