WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  DETE
 

Deti Arkipelag

 

 
Deti Arkipelag i brendshëm.

Deti Arkipelag (Finlandisht Saaristomeri, Suedisht Skärgårdshavet) është pjesë e Detit Baltik mes Gjitit Bothnia dhe Gjirit të Finlandës, brenda ujërave territoriale Finlandeze. Ai është arkipelagu më i madh në botë nga numri i ishujve, megjithëse ishujt janë shumë të vegjël dhe të ngushtuar në një zonë të vogël. Zona e detit është e cekët, me një thellësi maksimale prej 23 m. Shumica e kanaleve nuk janë të lundrueshme për anijet e mëdha.

Gjeologjia

Deti Arkipelag ka një numër të madh ishujsh. Numri ekzakt i ishujve varet nga definimi i termit "ishull", për shkak se madhësia e copave të tokave të rrethuara me ujë në këtë det, ndryshon nga gurë të vegjël që dalin pakëz nga deti e deri tek ishujt e mëdhenjë me fshatra e ndonjëherë edhe qyteza. Numri i ishujve më të mëdhenj mbi 1 km2 brenda Detit Arkipelag është 257, përderisa numri i ujëdhesave më të vogla mbi 0,5 hektarë është rreth 18000. Nëse i shtohet edhe numri i gurëve më të vegjël të pabanueshëm, atëherë 50,000 është një parashikim i mirë. (Sa për krahasim, parashikimet për numrin e ishujve në Indonezi është rreth 13,000 deri në 18,000) Zona ndahet në arkipelagun e brendshëm dhe atë të jashtëm, derisa arkipelagu i jashtëm përbëhet kryesisht nga ujëdhesa të vogla e të pabanueshme. Arkipelagu mbulon një zonë në formë të ngjajshme me trekëndëshin së bashku me qytetin e Mariehamnit, Uusikaupunkit dhe Hankos.


 

Deti Adriatik

 
Harta e Detit Adriatik dhe Detit Jon

Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka nji sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m.temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius.Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.

Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjate tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.

 

Deti Baltik

 

 
Shtrirja e Detit Baltik
 
Pamje nga sateli i Detit Baltik

Deti Baltik ndryshe quhet edhe Deti Lindor dhe Deti Perëndimor, gjindet në Evropën veriore dhe me Detin e Veriut lidhet me ngushticat detare : Sund, Beltin e Madh dhe Beltin e Vogël, Skagerak, Kategat dhe Kanalin e Kilskit.

Deti Baltik lagë brigjet e Gadishullit Skandinav, disa vende të Evropës Veriore, lindore dhe qendrore. Përshkak të sipërfaqës së tij të madhe (422.300 km²) dhe jo mirë i lidhur me Detin verior e që vështirëson shkëmbimin e ujit , dhe prurja e madhe e ujrave të ëmbla ky det është njëri ndër detrat me shkallë më të ulët të kripshmërisë në botë.

Thellësia më e madhe e Detit Baltik arrinë 459 m. Gjinjtë më të mëdhenjë detarë janë: gjiri Botnik, gjiri i Finlandës, etj.

 

Deti Barents

 

 
Deti Barents

Deti Barents ( nor.: Barentshavet; rus.: Баренцево море ) është pjesë e Oqeanit Arktik dhe ndodhet në veri të Norvegjisë dhe Rusisë. Është një det i thellë (mesatarja e thellësisë është 230 m), kufizohet nga tehu i raftit detar kah Deti Norvegjez në perëdim, ishullin e Svalbardit (Norvegji) në veri-perëndim, dhe Ishullin Franz Josef Land dhe Novaya Zemlya (Rusi) në veri-lindje dhe lindje. Novaya Zemlya ndan Detin Kara nga Deti Barents. Në kohën e Mesjetës njihej si Deti Murman, kurse emrin e tanishëm e merr nga navigarori Holandez Willem Barents.

Gjysma jugore e Detit Barents, përfshirë këtu portet Murmansk (Rusi) dhe Vardø (Norvegji) mbeten pa akull gjatë tërë vitit për shkak të Rrymës së Atlantikut Verior. Në shtator, i gjithë deti Barents është pak a shumë plotësisht pa akull. Deri në luftën e Dimrit, Finlanda arrinte deri tek Deti Barents, me portin në Petsamo si porti i vetëm në Finlandë pa akull gjatë dimrit.
 

 

Deti Egje

 
Deti Egje

Deti Egje - (greq. Αιγαίο Πέλαγος, Aigaío Pélagos, turq.Ege Denizi ) është pjesë e Detit Mesdhe, dhe shtrihet në mes Greqisë dhe Turqisë. Nëpërmjet grykës së Bosforit, detit Marmara dhe Dardaneleve lidhet me detin e Zi. Konsiderohet djep i dy kulturave antike asajë Greke dhe Mikene. Më vonë këtë det e zotruan Persianët, Bizantinët, Gjenovasit si dhe Osmanët. Sot Detin Egje e ndajnë Greqia dhe Turqia. Emrin e ka marrë nga Egjeu (Αιγεύς),sipas mbretit mitik të Athinës.

 

Deti Irlandez

 

 
Deti Irlandez

Deti Irlandez ndan ishullin e Irlandës me Britaninë e Madhe. Është e lidhur me pjesën Atlantike të Detit Kelt mes Irlandës dhe Uellsit, dhe në veri me Kanalin e Veriut me Irlandës Veriore dhe Skocisë duke formuar kështu një pjesë të zonës detare Detërat e Bregdetit Perëndimor Skocez. Ishulli i Njeriut shtrihet në mes të Detit Irlandez. Deti ka rëndësi të madhe ekonomike për tregun, transportin dhe peshkimin e regjionit .

 

Deti Jon

 
Harta e Detit Adriatik dhe Detit Jon

Deti Jon (greqisht Ιóνιo Πέλαγoς, italisht Mar Ionio), është një pjesë e Detit Mesdhe në jug të Kanalit të Otrantos dhe Detit Adriatik. Në lindje kufizohet nga Shqipëria jugore dhe Greqia veriore me një sërë ishujsh si Korfuzi, Zákynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse në perëndim kufizohet nga brigjet e Siçilisë dhe Italisë jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisë gjendet Gjiri i Tarentit.

Deti Jon, është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

 

Deti Marmara

Sea of Marmara map.png
 

Deti Marmara (turq., Marmara Denizi, greqisht, Θάλασσα του Μαρμαρά ose Προποντίδα, Propontida) është det i mbrendshëm ndërmjet Evropës dhe Azisë dhe paraqet kufirin në mes Azisë dhe Evropës. Deti Marmara nëpërmjet ngushticës së Dardaneleve lidhet me Detin Egje dhe nëpërmjet ngushticës së Bosforit me Detin e Zi. Deti Marmara nga Galipija deri te Izmiri është i gjatë 282 km dhe i gjerë 80 km. Ka thellësi nga 50 m në afërsi të brigjeve dhe deri 1300 m në brendësi. Sipërfaqja e Detit marmara është 11 655 km2, nga e cila sipërfaqe 182 i takojnë ishujve. Deti Marmara emrin e ka marrë nga ishulli Marmara . Ishulli është i gjatë 21 km dhe i gjerë 10 km, ndërsa ka sipërfaqe prej 130 km2.

 

Deti Mesdhe

 
Deti Mesdhe

Mesdheu (ose Mesdheu) është një det i Oqeanit Atlantik i rrethuar nga Rajoni Mesdhetar dhe gati tërësisht i rrethuar nga toka: në veri nga Europa, në jug nga Afrika dhe në lindje nga Azia. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 2.5 milion km² (965,000 milje katrore), por lidhja e tij me Atlantikun (Ngushtica e Gjibraltarit është vetëm 14 km (ose 9 milje) e gjerë. Në Oqeanografi ai ndonjëherë quhet edhe Deti i Mesdheut Euroafrikan, për tu veçuar nga detet mesdhetarë që ndodhen gjetkë.

Historia

Për shkak të klimës së përshtatshme që ka pasur Mesdheu, rrethina e tij, gjatë tërë kohës së ngricës së planetiti ishte i banuar. Veglat të ndërtuara nga thyrjet e gurit gëlqerorë janë gjurmët më të hershme arkeologjike të njeriut në këto anë. Vendplasime të këtyre veglave janë gjetur të siguruara në Algjeri (Ai-Hanech) dhe në jug të Francës (Shpella Vallonet). Kafka e njeriut, e gjetur në Algjeri (Ternifine) dhe veglat përreth saj, duket të jetë përfaqësuesit më të hershëm të Ahelenëve. Po si Ahelenët edhe Mosrurienët krijonin një qark të kulturës mesdhetare në kohën e hershme të gurit. Gjetjet më të shpeshta të skeleteve dhe pjesëve të njeriut neandërtaler janë bërë në rrethinën e Mesdheut. Rreth viteve 30 000 p.e.sonë, grupe të herëshme të para kohës së gurit u shpërndanë në këto anë dhe u përzien me grupe të Aurignacienëve.

Në meskohën e gurit, gadishulli i pirinievë, Afrika veriore dhe Sicilia paraqiten nën hijen e Kapsienëve.

Mesdheu përbënte një rrugë të rëndësishme për tregtarët dhe udhëtarët e kohëve të lashta, duke lejuar shkëmbimet tregtare dhe kulturore midis njerëzve të rajonit — banorëve të Mesopotamisë, Egjiptit, Semitëve, Persianëve, Feniksave, Kartagjenasve, Grekëve, Aziatikëve, Romakëve dhe kulturave të ndryshme maore. Historia e krahinës mesdhetare është thelbësore për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e shumë shoqërive moderne.

 

Deti Norvegjez

 
Harta e Detit Norvegjez

Deti Norvegjez (Norvegjisht: Norskehavet) është pjesë e Oqeanit Verior Atlantik në veri-perëndim të Norvegjisë, gjindet mes Detit të Veriut dhe Detit të Granlandës.

Ai bashkon Detin e Islandës në perëndim dhe Detin Barents në veri-lindje. Në jug-perëndim, ndahet nga Oqeani Atlantik nga një kreshtë e nëndetëseve që ngjitet mes Islandës dhe Ishujve Faroe. Në veri, kreshta Jan Mayen e ndan atë nga Oqeani Atlantik.

Deti i Norvegjisë,Deti i Grenlandës dhe Deti Islandez shpesh njihen si Detet Nordike.

 

Deti i Kuq



Deti i kuq
ndodhet ndermjet kontinentit aziatik dhe afrikan. Lidhja me oqeanin Indian realizohet mes ngushtices Bab el Mandeb. Ai ka nje siperfaqe prej 438000 km katror. Gjatesia e ketij deti eshte afersisht 2250 km ndersa gjeresia arrin deri ne 355 km. Thellesia max eshte 2211 m. Ky det shquhet per nje habitat i mbi 1000 specieve ujore nga me te ndryshmet.


 

Deti i Vdekur

 
Shtrirja gjeografike e Detit të Vdekur
 
Pamje nga Deti i Vdekur

Deti i Vdekur, (në gjuhën hebre : ים המלח‎) ; ( arabe : البحر الميت‎), është liqen në Lindjen e Afërme por shpesherë e quajmë det.Cilësohet si deti më i kripur në botë. Kripesia është aq e madhe sa që në të nuk ka jetë, përvec disa mikroorganizmave-bakterje. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania, dhe e ka nji rrjedhë, lumin Jordan. Kripesia e tij është 30%, gjë që është 9 herë më e lartë se uji i zakonshëm i detrave. Është i gjatë 67 km dhe i gjërë deri në 18 km. Deti i Vdekur njeheresh është lartësia më e vogël e tokës, ndërsa sipërfaqja e tij është në -418 metra të lartësisë mbidetare dhe gjithnje është duke rënë. Thellësia e detit të vdekur është 330 m.

Uji i detit të Vdekur kryesisht është i nxehtë, dhe nxemja e tij nuk është e nevojshme. Për shkak se uji është shume i kripur e ka dendësinë te madhe. Në 35 metrat e sipërme kripesia është 30 – 40 % dhe temperature arrijnë 19 -37 gradë celsius. Në këtë gjendje nuk është e mundur futja në ujë deri në qafë, sepse trupi i njeriut ngrihet mbi ujë porsa hyn në ujë në lartësinë e gjoksit, kështu që notimi është pothuajse i pamundur përshkak se trupi qëndron në sipërfaqe. Kujdesi duhet të jetë i lartë që ndonje pike uji mos të depërtoje në sy, sepse është e domosdoshme shpëlarja me ujë të zakonshëm, - deti është aq i kripur sa që është e pamundur hapja e syve.

Përshkak të kripesise uji i Detit të Vdekur është shumë i shërueshëm. Pas daljes nga uji trupi mbetet i mbuluar me një shtresë të trashë të kripës, e cila me kalimin e kohës vepron në lëkurë.Në fund të detit është edhe shtresa e baltës më të cilën njerzit bëjnë lyerjen e trupit për shëndet më të mirë.


 

Deti i Veriut

 
Deti i Veriut

Deti i Veriut është një det periferik afër Oqeanit Atlantik. Është rreth 970 km i gjatë dhe 570 km i gjërë, me një sipërfaqe prej rreth 570,000 km². Deti i Veriut lidhet me Atlantikun nëpërmjet Ngushticës Dover dhe Kanalit Anglez në jug dhe nëpërmjet Detit Norvegjez në veri.

Deti i Veriut është mesatarisht 100 m i thellë, kurse thellësia maksimale mund të arrijë deri në 700 m por në disa zona cekëtirat mund të jenë vetëm 15 m thellë. Deti i Veriut shtrihet mbi atë çfarë dikur ishte bashkim i tri pllakave tektonike në kohën Palezoike. Lëvizje të bashkangjitura me këto fenomene tektonike mund të shkaktojnë Tërmete dhe Përmbytje të vogla. Tiparet bregdetare të këtij deti vijnë si rezultat i lëvizjeve të akullnajave dhe jo tektonikave. Shkëmbinjët përbëjnë bregdetin e pjesës veriore të Detit të Veriut, kurse pjesa e bregdetit jugorë përbëhet nga plazhet me rërë. Këto zona të ulëta janë të prekshme ndaj përmbytjeve, sidomos kur ato janë rezultat i stuhive.

 

Deti i Zi

Black Sea map.png
 
 
Bregdeti i detit të Zi

Detit të Zi (në mesjetë, i njohur si Pontus Exinus) është pjesë lindore e Detit Mesdhe. Shtrihet në mes Evropës dhe Azisë. Me detin Marmara lidhet nëpërmjet ngushticës së Bosforit, ndërsa me detin Azov me ngushticen Kerčki.

Rrjedha e përgjithshme nëpër ngyken e Bosforit është 200 km³ ujë në vit. Ndërsa sasia e ujerave të ëmbla që derdhen në detin e Zi është 320 km³ në vit.

Sipërfaqen e Detit të Zi është rreth 422.000 km², thellësia maksimale e detit është 2210 m.

Shtetet në brigjet e Detit të Zi janë Turqia, Bullgaria, Rumania, Ukraina, Rusia dhe Gjeorgjia. Republika Autonome e Crimea është një pjesë integrale e Ukrainës.

Qytete të rëndësishme në brigjet e Detit të Zi janë Stambolli, Varna, Burgas, Sevastopol, Odesa...

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free