WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  RUSIA
 

Rusia

 

Российская Федерация 
Rossijskaja Federacija
Flag of Russia.svg Emblema - Rusia
Flamuri Stema
Moto Kombëtare: s'ka
Vendndodhja -Rusia

Rusia (rusisht: Россия, Rossija, lexo: Rasjijë), e njohur zyrtarisht si Rusia dhe Federata Ruse[1][2] (rusisht: Российская Федерация, Rossijskaja Federacija), është vend në veri të Euroazisë, masivit të përbashkët tokësor të Evropës dhe Azisë.[3] Ka rregullim shtetëror të republikës gjysmë-presidenciale dhe përbëhet nga 83 subjekte federale me shkallë të ndryshme të vetëqeverisjes. Rusia kufizohet, nga veriperëndimi në juglindje, me Norvegjinë, Finlandën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë (përgjatë Rrethit të Kaliningradit), Poloninë (përgjatë Kaliningradit), Bjellorusinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Republikën Popullore të Kinës, Mongolinë dhe Republikën Popullore Demokratike të Koresë. Njëherësh, ndan kufi detar me Japoninë, Republikën e Koresë, Suedinë, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Me 17.075.400 km², Rusia është shteti më i madh në botë përkah sipërfaqja, duke ngërthyer në vete mbi një të tetën e hapësirës tokësore të rruzullit; sipas popullsisë, 142 milionëshe, është vendi i nëntë në botë.[4] Zgjatet përtej tërë Azisë veriore dhe 40% të Evropës, duke u shtrirë përgjatë 11 zonave kohore dhe duke përfshirë mjedise dhe relieve të ndryshme. Rusia ka rezervat më të mëdha botërore të mineraleve dhe energjisë,[5] si dhe konsiderohet superfuqi e energjisë. Njëherësh, ka edhe rezervat më të mëdha të pyjeve, ndërsa liqenet e saj përbëjnë një të katërtën e ujërave të pangrirë të botës.[6]

Historia kombëtare fillon me sllavët e lindjes, të cilët u njohën si tufë e veçantë në Evropë mes shekujve III dhe VIII p.K.[3] Themeluar dhe sunduar nga klasa fisnike e vikingëve dhe pasardhësit e tyre, shteti i parë sllavolindor, Rusji i Kievit, u ngrit në shek. IX dhe përvetësoi krishterimin nga Perandoria Bizantine më 988,[7] prej kur filloi shkrirja e kulturave sllave e bizantine që përkufizuan identitetin rus në mijëvjeçarin vijues.[7] Rusji i Kievit u shpërbë përfundimisht dhe trualli i tij u nda në shumë shtete të vogla feudale. Trashëgimtari më i suksesshëm i Rusjit të Kievit ishte Dukati i Madh i Moskës, që shërbeu si forca kryesore në ecurinë e ribashkimit të Rusisë dhe luftën për pavarësi kundër Hordhisë së Artë. Moska gradualisht ribashkoi principatat ruse përreth dhe arriti të mbizotërojë trashëgiminë kulturore e politike të Rusjit të Kievit. Kah shekulli XVIII, vendi qe zgjeruar përmes pushtimeve, aneksimit dhe eksplorimit, duke u kthyer në Perandorinë Ruse, të tretën perandori më të madhe në histori, që shtrihej nga Polonia drejt lindjes deri në Oqeanin Paqësor dhe në Alaskë.

Rusia ndërtoi fuqi dhe ushtroi ndikim botëror si perandori dhe më pas si njësia më e madhe kushtetuese e Bashkimit Sovjetik, shteti më i madh në botë me rregullim kushtetues socialist dhe superfuqi e pranuar botërisht. Vendi njihet për cilësi në arte dhe shkenca.[3] Federata Ruse u themelua pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991, por njihet si trashëgimtare e ligjshme e Bashkimit Sovjetik, ndonëse ndodhet në gjendje të dobësuar.[8] Zë vendin e tetë në botë sipas PVB-së nominale dhe vendin e gjashtë sipas PVB me barazim të fuqisë blerëse; buxheti ushtarak rus është i teti në rruzull. Është njëra prej pesë fuqive në njohura bërthamore dhe posedon inventarin më të madh të armëve të shkatërrimit në masë.[9] Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pjesëtare e G8-shit, APEC-ut dhe Organizatën për Bashkëpunimit Shanghai, si dhe mise udhëheqëse e Bashkimit të Shteteve të Pavarura.

Historia

Politika

Politika e Shtetit

Njësitë shtetërore

Njësitë shtetërore të Rusisë
 
Njësitë shtetërore të Rusisë

Federata Ruse përbëhet nga njësi shtetërore me të drejta dhe nivele të ndryshme që në përgjithësi japin 88 njësi kushtetuese. Nga të cilat 21 quhen republika, 48 quhen krahina (org.: oblast), 74 quhen kraji (org.: krai) si dhe 9 njësie autonome (okrug]) dhe një njësi autonome njësi tjetër autonome (org.: oblast). Përpos kësaj në Rusi janë dy qytete të quajtura qytete federale Moska dhe Petersburgu.

Në vitet e fundit janë krijuar shtatë njësi të nivelit në mes të shtetit dhe njësive tjera. Katër nga këto në pjesën Evropiane dhe tri në atë Aziatike.

Gjeografia

Gjeografia e shtetit

Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,075,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 V, 100 00 L dhe 16,995,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km 2 ujë.

Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë.

Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta.

Në pjesën perëndimore të Uralit relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ultë e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave në vendin e quajtur Gora El'brus.

Ekonomia

Ekonomia e shtetit

Demografia

Demografia e shtetit

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 Rusët përbënin 79.8%., mandej Tatarët 3.8%, Ukrainasët 2.0%, të tjërë 5.6 %. Në Rusi jetojnë edhe 17 grupe tjera etnike. Gjuha ruse është dominate me te shërbehen 98 % e popullsisë.

Shënimet për strukturën fetare nuk janë të sakta sepse në regjistrimin epopullsisë nuk evidencohet. Vetëm nji numër i vogël i popullsisë është aktive sa i përket besimit fetarë. Fesë ortodokse tradicionale i përkasin 80 milion banorë, pastaj asja islame dhe shum pak katolik dhe budist.

Kultura

Kultura e shtetit Rusia eshte nje vend me afersisht 148.000.000 (148 milion) banor .Ne kete vend vetem 97 % jane njerez te ditur ndersa pjesa tjeter jane analfabet. Reth 80% e perbejne ruset ndersa 20% tjera i perpejne Ukrainasit,Tartaret etj. Dendesia e popullsise eshte me e madhe ne pjesen evropiane (30 banore per km2)dhe me e vogel eshte ne pjesen Aziatike me (3 banore per km2).

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free