WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KONFERENCA E BUJANIT
 

Konferenca e Bunjajt është mbajtur në fshatin BunjajMalësisë së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë më 2 janar 1944.

Pjesëmarrësit në dokumentin përfundimtar të kësaj Konference shënojn: “ Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndijmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtetë në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqipëtaret e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujtë e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorve të tij. Sepse, kjo është rruga e vetme për të fituar liria, kur të gjithë popujtë, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free