Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Rrethi i Tropojës dhe vdiq në vitin 1881, ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh.
Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja. Mori pjesë në luftimet e Gjakovës kundër Mehmet Ali Pashës, u dallua në betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë, luftoi në Plavë e Guci, në Hot, Grudë, Tuz, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Shkup.
Në betejën e Slivovës (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymezuar te gjithe luftetaret e tjere te vazhdojne luften me trimeri e krenari.
|