Ilirët dhe fisi dardan
Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik. Ata janë autoktonë. Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre. Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaftë të gjera.
Dardanët ishin fisi më i madh Ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni. Dardanët përmenden si luftëtarë të fortë, xehetarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.
|