Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një teritor të caktuar brenda një vendi apo në tërv vendin. Pra, ky indikator ekonomik tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar në proceset ekonomike në një territor gjeografik.
Sipas klasifikimit të Bashkimit Evropian të papunësuar janë ata pjestarë të fuqisë punëtore të cilët nuk kanë pasur punë gjatë javës kur është bërë studimi, aktivisht kanë kërkuar punë gjatë asaj jave dhe janë të gatshëm të nisin një punë gjatë dy javëve të ardhshme.
Shkalla e papunësisë është një tregues i mirëqënies ekonomike në përgjithësi. Një shkallë e ulët është tregues i një ekonomie të fortë ku ata që kërkojnë punë mund ta gjejnë atë shpejt, ndërsa një shkallë e lartë mund të tregojë një ekonomi më të dobët. Nga ana tjetër, punëdhënësit mund të gjejnë më lehtë punonjës kur shkalla e papunësisë është e lartë.