WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  AFORIZMA
 
AFORIZMA PËR SHOQËRINË  
Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.
Shou

Derisa shoqërinë nuk e "qëlloni" me pëllëmbë në fytyrë, as ajo nuk do t'ju parashtrojë pyetje të papërshtatshme.
Spenseri

Të jesh "mbi shoqëri" thjesht do të thotë "të mos jesh" në të.
Vranici

Ai që dëshiron të përmirësojë shoqërinë duhet të fillojë me veten.
Lagerlefi

Ndihma jonë është vetja jonë.
De Rada

Dhe nëntëdhjetë e nëntë herë po të rrëzohemi, duhet të ngrihemi përsëri.
P.N.Luarasi

Moti i ri mos të gjejë vetëm një mot më plak, po edhe një mot më të mençur.
Noli

Unë futem midis njerëzve dhe shkrihem me të gjitha masat e popullit.
A.Moisiu

Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po mos të ishte kjo pikë do t'i mungonte diçka oqeanit.
Nëna Tereza

Popujt rëndomë ecin pas flakës ndriçuese të gjenive, por ngrohen me fjalët e atyre që përbëjnë vlimin e zakonshëm të jetës njerëzore.
R.Qosja

Me frikën e të nënshtruarve dhuna vetëm zmadhohet.
H.Sulejmani

Bujqësia s'do vetëm tokë, por edhe kokë.
Xoxa

Prej atyre që kanë bërë tradhti s'mund të kërkohet ta shpjegojnë tradhëtinë.
R.Qosja

Mos u bën thupër e kurrkujt, e më atë thupër t'u grahësh të tjerëve.
N.Rahmani

Lavdimi është i mirë kur nuk futet në këmbana të larta.
Rela

Kush lëron rrezikun dhe mbjell fatkeqësinë, atë dhe do ta korrë.
R.Qosja

Mos vështro vetëm nga derdhet lumi, vështro edhe nga shkon.
Xoxa

Më mirë të të rrahë yti, sesa të të puthë i huaji.
M.Kallamata

Mos u shiko në pasqyrë, kërko veten tënde midis të tjerëve dhe njihe.
Aleandri

Kopracit i mungon njësoj edhe ajo që ka , edhe ajo që s'ka.
Publie Sir

Talenti s'është gjë tjetër veçse qëndrimi ynë ndaj punës.
Gorki

Të dobëtit çdoherë e fillojnë të parët.
Fareli

Tradhtia e mikut është sprovë e parë për të tradhtuar atdheun.
Vidi

As ata që e duan të vërtetën, as ata që e duan të bukurën, nuk mund të mirren me politikë, sepse ajo nuk mirret as me të vërtetën, as me të bukurën.
Kamy

Mendjemadhësia është krenaria e njerëzve të dobët.
Verneri

Kur dikush nuk ka atë që do, duhet të dojë atë që ka.
Zola

Kush kursen patkoin, humb kalin.
Krilovi

I trembet përbuzjes vetëm ai që e meriton atë.
La Roshfuko

Nuk ka lugë që asnjëherë s'ka prekur anët e tenxheres.
Dode

Pakënaqësia është hapi i parë kah përparimi i ndonjë njeriu a populli.
Uajldi

Mos mendoni se më keni zënë pisk dhe fajin tim e keni dëshmuar.
Bibla

Dy janë tragjeditë: të mos kesh ç'të do zemra në jetë, e tjetra të kesh ç'të duash.
Shou

Arsyeja na mashtron më shpesh se natyra.
Vonenargu

Kënaqësitë, me gjithë se janë baza dhe burimi i lumturisë, nuk duhet të dominojnë mbi njeriun, por anasjelltas, njeriu në bazë të arsyes duhet të dominojë mbi to.
Aristipi

Fisnikëria s'vlen pesë para,kur i mungojnë cilësitë morale.
Molieri

Çdokush duhet të krijojë rrugën e vet dhe nëpër të të ecë vetëm.
Pazi

Ngjan që ata, të cilët vrapojnë pas asaj që është e padobishme dhe që kërkojnë vetëm atë që është e tepërt, nuk arijnë as atë që u nevojitet.
Plutarku

Nga morali di vetëm se e moralshme është ajo pas së cilës ndihesh mirë, kurse e pamoralshme ajo pas së cilës ndihesh keq.
Heminguei

Çdo sukses i madh është triumf i këmbënguljes.
Z.Grafi

Egoizmi është i luhatshëm si shkëmbi.
Bjelinski

Unë jam hi aty ku dikur isha zjarr.
Bajroni

Ekzistojnë momente kur çdo gjë të duket e zezë. Mos u brengos, do të kalojë.
Renardi

Bleta: shumë flitet për zellin tim. Sa më përket mua, më shumë krenohem për thumbin tim.
Çapeku

Mos ia dëshironi tjetrit atë që ia dëshironi vetes. Ndoshta ai ka shije tjetër.
Shou

S'ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni. Me rëndësi është se në cilin stacion zbritni.
Tueni

Kur të mbetesh pa argumente, ofendo kundërshtarin.
Ciceroni

Mos mendo se sheh nëse i ke sytë çelur.
Gëte

Kur je i zemruar numro deri në katër, e kur je shumë i zemruar shaj se të kalon.
Tueni

Për të njohur mirë një tjetër duhet të njohësh më parë veten.
Shekspiri

Kur ata që vinë pas nesh nuk na arrijnë dot, atëherë betohen se ne kemi tradhtuar.
Ebner-Eshenbahu

Nuk ekzistojnë as suksese të lehta, as mossuksese të përhershme.
Prusti

Çdo gjë që është e vlefshme për njerëzimin, është edhe fisnike.
Dostojevski

Nga fanatizmi në barbarizëm lypset vetëm një hap.
Didro

Me çdo gjë që ke lënë të të kalojë ke fituar diçka, me çdo gjë që fiton, humb diçka.
Emersoni

Bindjet nuk edukohen lehtë.
Dobrolubovi

Në ditët e triumfit, mos harroni disfatat.
Kineze

Pesimisti është optimist me përvojë.
Ditrih

Të përgojosh do të thotë të tregosh mëkatet e të tjerëve.
Bushi

Disa kujtime janë si armiku i përbashkët: dinë të na pajtojnë.
Prusti

Edhe femra e mirë është femër, por cigarja e mirë është tym.
Kiplingu

Syri është dritarja e shpirtit.
Da Vinçi

Egoizmi është këshilltari më i keq.
Bonaparti

I besoni mendjes sepse ajo sundon botën.
Anaksagora

Mjerimi nuk vjen vetëm si pararojë, por i shtrirë si batalion.
Shekspiri

Mos lëngoni për atë që nuk ekziston më, sepse sikur të mos ndryshonte asgjë, së shpejti çdo gjë do të bëhej e mërzitshme.
Baueri

Unë isha i qetë vetëm nëntë muajt e kaluar në barkun e nënës sime: sigurisht këtë paqë të paralindjes do ta gjej vetëm në zgorin e nënës sonë të përbashkët, pas vdekjes.
Shatorbriani

Ekzistojnë tri gjëra që kam dashur, të cilat kurrsesi nuk i kam kuptuar. Këto janë muzika, vizatimi dhe gratë.
Fonteneli

Ka diçka në pritjen e mërzitshme: kjo e shtyn njeriun të dëshirojë të fillojë dhe të kryejë sa më parë atë që e pret me drojtje.
Stanisllavski

Edhe xhuxhmaxhuxhi mund t'i hidhërohet viganit, mirëpo guxon të flakareshë vetëm xhuxhmaxhuxhin.
Katajevi

Kur i shkoni të sëmurit për vizitë, trimëronie, se kjo juve nuk ju kushton fare, kurse atë e ndihmon.
Muhameti

Rruga e drejtë është kjo: zotëro ato që kanë bërë paraardhësit dhe ec përpara.
Tolstoi

Më mirë të meritosh e të mos fitosh, sesa të fitosh e të mos e meritosh.
Spenseri

Nuk është fat për njerëzit as paraja, as turpi, por nderi dhe mendja.
Demokriti

Fjalosja është tym i dashurisë.
Berne

Shumë më mirë është të jemi përherë të çmuar, sesa vetëm ndonjëherë të admiruar.
Ruso

Kush nuk dëgjon këshillën parapëlqen të dëgjojë qortimin.
Saadi

Të jesh pesimist me ndjenja, duhet të jesh i ri me mend.
Gëte

Ku ka frikë, nuk ka besim.
Gandi

Më parë do të bëhesha i pari në fshat se i dyti në Romë.
Cezari

Sikur shtazët të dinin të flisnin, pa dyshim për shumë të meta tona do të thoshin "kjo është njerëzore" siç themi ne "kjo është shtazarake".
Safiri

Nëse heshtja u ka hije të mençurve, ajo edhe më shumë u ka hije budallenjve.
Tolstoi

Mospërfillja është si akulli i poleve. Ajo ngrin gjthçka.
Balzaku

Të jesh vetëm është më mirë se të jesh në shoqëri të keqe; më mirë të jesh në shoqëri të mirë sesa vetëm; të flasësh mirë është më mirë se të heshtësh, por heshtja është më e mirë se fjala e keqe.
Muhameti

Mendjemadhësia më shumë është shenjë e nënçmimit të vetvetes sesa krenari.
Suifti

Lepuri mendon se çdo sulm është përgatitur kundër tij.
Z.Lençi

Për mirëkuptim reciprok nevojitet pak ngjashmëri, për dashuri reciproke nevojitet pak ndryshim.
Zheraldi

Asgjë që ka qenë e vlefshme në të kaluarën nuk humbet, asnjë e vërtetë ose e mirë që e ka krijuar njeriu nuk vdes kurrë, as që mund të vdesë.
Skoti

Në botën e njeriut bukuria është e lidhur me vuajtjen, kurse vuajtja me shpëtimin. Asgjë të ngjashme nuk ka në natyrë.
Myleri

Nderi im është jeta ime dhe të dyja janë bashkë. Nëse më merrni nderin, jetën time nuk e keni shpëtuar dot.
Shekspiri

Ai që ka më pak sesa dëshrion, duhet të dijë se ka më shumë sesa vlen.
Lihtenbergu

Gjërat e mëdha mund të tregohen në shënjat e vogla.
Frojdi

Më mirë është të kafshosh në jetë, sesa të hash gjuhën tënde.
Kaflut

Guximi është virtyt i mirë, qëndrimi është më i mirë.
La Fonteni

Vetëbesimi është burim i mirëbesimit ndaj të tjerëve.
La Roshjuko

Pritja e kënaqësisë shpesh është shumë më e rëndë se vetë pritja.
Tmnaseu

Të pakënaqurit kërkojnë në gotë ngushëllimin, qyqarët guximin, kurse të turpshmit vetëbesimin.
Jonsoni

Kujtesa më thotë se unë e kam bërë këtë gjë, krenaria më thotë se s'e kam bërë: më në fund kujtesa lëshon pe.
Niçe

Unë nuk shpreh diçka, unë përpiqem të prodhoj diçka.
Simoni

Pa ëndje e bredhje nuk piqet asnjë individ.
Hegeli

Fundi varet nga fillimi.
Manilia

Vetëm heshtja është e madhe, çdo gjë tjetër është dobësi.
Vynji

Miku më i madh i së vërtetës është koha, më i madhi armik i saj është paragjykimi, ndërsa shoqëruesja e përhershme është përulësia.
Koltoni

E kaluara ka vetëm një bukuri, pse është e kaluar.
Ualjdi

S'mund t'i japësh flakë një pylli të madh po s'të ndihmoi era.
Pandita

Humbja e parave është gjë e lehtë; humbja e nderit është e rëndë; humbja e guximit është e pakompensueshme.
Gëte

Askush nuk është aq i shurdhër sa ai që nuk dëshiron të dëgjojë.
Karajani

Mos i besoni suksesit. Kur gjithçka vete sipas dëshirave tuaja, atëherë më shumë duhet t'ju frikësojë mossuksesi.
Spinoza

Pesimizmi im është një formë e optimizmit.
Kokto

Zoti gëzohet me numrat tek.
Virgjili

Ajo që e bën fisnike një gjë është pavdekshmëria e saj.
Da Vinçi

Besimi i tepërt shpesh është marri, kurse mosbesimi i tepërt të shumtën është fatkeqësi.
Nestori

Nuk ka qëllim të madh pa sakrifica të mëdha.
Cezari

O diell, po të mos ishin jerëzit që i ngroh e u jep jetë, ç'kuptim do të kishte lindja jote?
Niçe

S'është vështirë të bësh kurorë, por është vështirë të gjesh kokë të mire për të.
Gëte

I mjerë koka kur e komandon bishti.
Seneka

Iluzionet bëhen të rrezikshme nëse nuk mund të prodhojnë kurrfarë iluzionesh.
Valeri

Nëse dikush ecën tërë ditën dhe në cakun e vet arrin në mbrëmje, mjafton.
Petrarka

Në gojë dhe në penë kemi shpesh principe të larta, ndërsa në zemër, më të shumtën, motive të vogla.
Jenseni

Kush frikësohet nga vuajtja, vuan nga frika e vuajtjes.
Montenji

Edhe në ëndërrimet më të bukura njeriu nuk mund t'ia kalojë natyrës.
Gëte

Njësoj duhet të notosh, si të biesh në lumë, si në det. Të dyja janë ujë.
Hesiodi

Rruga që të shpie poshtë, po ajo të shpie lart.
Herakliti

Shumica bëhen trima vetëm kur nuk shohin asnjë zgjidhje tjetër.
Fokneri

Unë nuk e di çfarë ka qenë gjyshi, më shumë më intreson ç'do të bëhet nipi i tij.
Linkolni

Çdoherë kur ju dëgjoj, nuk jam i lumtur me vetveten.
Luigji XIV

Njeriu mund të ngjitet në majat më të larta, mirëpo atje nuk mund të qëndrojë gjatë.
Debysi

Sikur nxënsi të jetë në gjendje t'i përgjigjet çdo pyetje, atëherë ç'do të bënte mësuesi?
Xhonsoni

Bashkudhëtari i mirë shkurton udhëtimin.
Goldshmiti

Asnjëherë nuk shkohet aq larg, si atëherë kur nuk dihet ku shkohet.
Talercmi

Dëgjoje atë që të bën vërejtje për të metat tua, si të zbulonte pasurinë më të madhe.
Buda

Ai që para kohe kërkon falje, akuzon veten.
Spanjolle

Mbani mend: ngi të gjitha plagët, të pashërueshme janë ato që burojnë nga gjuha, shikimi me përbuzje dhe tallja.
Balzaku

Disa gjëra është shumë më lehtë të përligjen, sesa të arsyetohen.
Shamfori

Pyetja që nuk shtrohet në kohën e duhur vetëm shkakton tollovi dhe pengon.
Turgenjevi

Urrejtjen ta fshehësh është lehtë, dashurinë është vështirë kurse indiferencën edhe më vështirë.
Berne

Eshtë humbur vetëm gjëja nga e cila heqim dorë.
Lesingu

Kush e sheh qiellin në ujë, sheh edhc peshqit në drutij.
Lao Ce

Kë e duan perënditë, vdes i ri.
Platoni

Ata që nuk e mbajnë mend të kaluarën, janë të dënuar ta përsërisin.
Kafka

Përsëritja është nëna e dijes.
Latine

Qetësisht diskuktojmë vetëm për gjëra që nuk na interesojnë.
Xhonsoni

Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën.
Suedeze

Syri shkon ku dëshiron, kurse këmba asnjëherë.
Dikensi

Cinik është njeriu që çdo gjëje ia di çmimin, por asnjëres vlerën.
Uajldi

Kur njeriu zë të përpëlitet nëpër shtrat, është koha ta braktisë.
Uelingtoni

Më parë ndërto stallën, pastaj bli lopën.
Krilovi

Mos qaj, mos u hidhëro, vetëm kupto.
Spinoza

Mendjehollësitë e disave shpesh janë meritë e të tjerëve.
Hygo

Mëngjezin haje vetë, drekën haje me miq, kurse darkën jepja armikut.
Kineze

Ç'do të thotë të udhëtosh ?Të ndërrosh vendin? Jo. Të ndryshosh iluzionet dhe paragjykimet.
Fransi

Kur syri nuk sheh, zemra nuk vuan.
Servantesi

Utopistët janë njerëz të lumtur, sepse kurrë nuk presin t'u realizohen ëndrrat.
Renoari

S'ka asgjë më lehtë në botë se të lesh duhanin. Këtë e them nga përvoja, sepse deri më sot këtë e kam bërë njezet herë.
Tueni

As vdekja s'ka domethënie, krahasuar me ate që është e përjetshme.
Aragoni

Nuk më intereson aspak se çfarë thonë rninistrat e mi, nëse bëjnë atë që dëshiroj unë.
Teçeri

Kur është e fortë mendja, trupi është plot ndjenja.
Shekspiri

Pa shpenzime as lind e as vdes njeriu.
Gorki

Ndarja paraqet fillimin e lindjeve të kujtimeve.
Dali

Kush nuk e di cili jam unë, le të mos më japë këshilla
Sofokliu

Asgjë nuk japim më me bujari se këshillat.
La Roshjuko

Eshtë aftësi e njeriut t'i kufizojë qejfet në përmasa normale dhe me mish e shpirt t'i kushtohet çështjes së përparimit të shoqërisë.
H.Sulejmani

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA NGA SAMI FRAFËRI  
Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mënçuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët.

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij.

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë.

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla aq rëndë është t’i pranosh.

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë, mundimin, poshtërimin - çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij - morali i përgjithshëm.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PËR PUNËN  
Ose puno të kesh, ose zhduku të mos jesh.
Shqipe

Punë, punë , natë e ditë që të shohim pakëz dritë.
N.Frashëri

Kush ka fjalë shumë, nuk ka punë.
Shqipe

Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s'lëshon.
N.Frashëri

Bota është zile e plasaritur: ajo zizëllin por nuk tingëllon.
Gëte

Bota është teatër: vjen , shikon dhe shkon.
Kladiusi

Bota e hiçit, prej hiçit, për hiçin rrotullohet rreth qëllimit të hiçit.
Spasse

Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë.
Çehovi

Më mirë është të punosh me njerëz që dëshirojnë diçka, sesa me ata që kanë arritur atë që kanë dashur.
Bekoni

Kur ta kryesh detyrën tënde, atëherë në sytë e tu bota do të jetë punëtori, kurse ti dhe natyra punëtorët.
Gordoni

Nëse mërzitemi gjatë punës sonë, atëherë kjo do të thotë se jemi duke punuar keq.
Lopezi

Ilaçi më i mirë i shmangies së mendimeve për vdekjen është puna.
Cezari

Kur puna është e detyruar, jeta është robëri.
Gorki

Jemi përgjegjës për atë që punojmë, mirëpo edhe për atë që nuk punojmë.
Volteri

Shiko, mendohu, pastaj puno.
Konti

Shfrytëzoje ditën.
Horaci

Jam tepër i moçëm për të përgojuar diç, por përherë mjaft i ri për të punuar diçka.
Gëte

Secila punë kërkon njeriun e tërë.
Komenski

Atë ditë që të jesh i kënaqur dhe i lumtur me punën tënde, mbyte veten.
Ojeti

Pa punë edhe talentët më të mëdhenj shuhen.
Tolstoi

Unë e adhuroj punën. Kështu mundem me orë, me orë t'i shikoj si punojnë të tjerët.
Tueni

Teoria dhe praktika janë femoneme që gjenden në kundërshtim të vazhdueshem. E vetmja gjë që mund t'i bashkojë është puna.
Gëte

Ai që e merr me gjithë mend një punë që nuk sjell dobi materiale dhe i përkushtohet asaj, nuk mund ta llogarisë se do të jetë i pranuar nga bashkëkohësit.
Shopenhaueri

Njerëzit e sotëm mendojnë se puna do rregulluar në mënyrë të tillë që të sjellë sa më shumë fitim. Ky është mendimi i gabuar; sepse puna do rregulluar që t'i bëjë njerëzit fatlumë.
O.Fisheri

Puna është bazë e çdo kulture.
Gorki

Pushimi është vetëm për të vdekurit.
Angleze

Puna është mënyra më e mirë për ta bërë jetën më të bukur.
Floberi

Atë që e punon gjithmonë, punoje me mençuri dhe mendoja fundin.
Gëte

Fruti i punës është më e këndshmja e kënaqësisë.
Vovenargu

Qetësia të mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon.
Korneji

Gjëja më e bukur në jetë është puna e përzier me dashuri.
Shileri

Eshtë i paarsyeshëm ai që punon përtej forcave të veta.
Sofokliu

Çka nuk është bërë sot, nuk është bërë nesër.
Gëte

Çdo çast i madh në historinë e njerëzimit ka qenë fitore e entuziazmit të dikujt.
Emersoni

Më së paku punojnë njerëzit që kurrë s'kanë kohë.
Lihtenbergu

Punën e njerëzve të tjerë mund ta çmojmë sipas asaj sa punojmë vetë.
Raso

Dëshironi të dini ç'mendojnë njerëzit? Mos i dëgjoni kurrë ç'flasin, por shikoni ç'punojnë.
Horaci

E , çka ka punuar Zoti para krijimit të botës?
Beketi

Për disa puna është jashtëzakonisht e lehtë, e për disa jashtëzakonisht e rëndë.
O.Fisheri

Dy njerëz që e njohin punën e vet mund ta kryejnë shpejt, i treti sjell vetëm telashe.
Tupolev

Punët përcaktohen sipas qëllimeve: quhet e madhe ajo punë që e ka qëllimin e madh.
Çehovi

Bota është teatër ku çdokush luan rolin e vet.
Shekspiri

Në botën e të verbërve edhe qorrat bëhen mbretër.
De Vega

Të kuptosh dhe të dashurosh botën janë dy gjëra, që nuk është lehtë të harmonizohen.
Halifaksi

Të shkohet paralel me botën ose të braktiset bota.
Angleze

Botën e kanë në duar dashuria dhe uria.
Gorki

Ne nuk njohim tjetër botë përveç asaj që është e hidhur, ne s’duam ndonjë botë të artë veç asaj që është shprehje e njeriut.
Gëte

Ajo që e shpie botën përpara nuk është dashuria, por dyshimi.
Justinovi

Shumë pak gjëra do të fillonin në botë po të shihej përfundimi.
Lesingu

Fama është diell i të vdekurve.
Balzak

Fama e njerëzve të mëdhenj do vlerësuar gjithmonë sipas mënyrës që e kanë arritur.
La Roshfuko

Fama është e përhershme vetëm atëherë, kur zemra mund ta durojë dhe t'i hudhë kënaqësitë.
Paskali

Famën e fitojnë vetëm ata që e kanë ëndërruar përherë.
De Goli

Tragjedia e famës është se duhet të humbësh shumë kohë që të mbetesh i famshëm.
Pikaso

E tillë është fama: vjen dhe kalon. E tillë është bota: e ngre njeriun deri tek fama vetëm për të pasur për të harruar.
Petëfi

Shmangiu turpit, mirëpo mos kërko famë. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se ajo.
Shmiti

Shkëlqimi vdes në çastin që ka lindur, kurse e thjeshta i mbetet botës trashëgim.
Gëte

Njeri i famshëm është ai, i cili tërë jetën punon për të qenë i njohur, pastaj mban syza të zeza për të mos e njohur.
V.Aleni

Fama është helm që do pirrë me doza të vogla.
Balzaku

Gëzohu që nuk të njohin.
Kempiski

Fama ta merr vetminë.
Markszi

Lehtë i harrojmë gabimet tona, në qoftë se për to nuk di askush veç nesh.
Volteri

Në shah, ashtu si në jetë, i shohim gabimet tona vetëm atëherë, kur ato i shfrytëzon tjetri.
Tolstoi

Duke parë gabimet e huaja, njeriu mund t'i përmirësojë lehtë të vetat.
Haksli

Tjetrit falja shpesh gabimet, vetes asnjëherë.
Latine

Burrështetasit janë si kirurgët: gabimet e tyre janë vdekjeprurëse.
Moriaku

Gabimet e huaja janë çdoherë zbavitëse.
Zhidi

Sikur të mos kishim gabime, nuk do të kënaqeshim aq shumë me gabimet e të tjerëve.
La Roshfuko

Më mirë të pyesim dy herë, sesa të gabojmë një herë.
Gjermane

Njeriu i madh shpesh bën gabime të mëdha.
Bjernsoni

Njerëzit e mënçur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.
Angleze

Pranoj vetë se kam të meta të vogla, që t'i bind të tjerët se s'kam gabime të mëdha.
La Roshfuko

Mos më jepni udhëzime, unë edhe vetë di të gaboj.
Pitigrili

Ai që pranon gabimin, tregon se sot është më i mirë se dje.
Niçe

Gabimet janë për secilin. Vështroja gabimet, që ta njohësh ç'njeri është.
Konfaçi

Kush mahintet shumë, gabon shpesh.
Lao Ce

Koha s'vjen pas teje, ti shkon pas kohës.
N.Frashëri

Koha është aleati, shoku më i mirë i të drejtit.
Pindari

Kam çdoherë kohë të lirë, siç kanë të gjithë njerëzit, kur e dëshirojnë këtë.
Seneka

Ai që mund të presë, me kohë vjen gjithçka.
Franceze

Derisa pyesim ç'duhet filluar, koha për të filluar kalon.
Hajne

Koha është anije, që nuk e hedh kurrë spirancën.
Bullgare

Koha është si paraja, mos e humbisni, që të kini sa më shumë.
Franceze

Koha vrapon pa u kthyer prapa
Latine

Një mendim i thellë mund të kuptohet vetëm nga një njeri me ndjenjë të thellë.
Kolrixhi

Sa më i palogjikshëm të jetë mendimi, aq më e furishme fantazia.
Viko

Ai që kurrë nuk i ndërron mendimet, ndoshta edhe nuk ka fare.
Moravia

Vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk e ndërrojnë mendimin e tyre.
Loueni

Mendimet janë si gratë: më lirë është t'i ushqesh dhjetë, sesa ta veshësh një.
Goldoni

Zbavitja është fat për ata që nuk mund të mendojnë.
Bomarshe

Kur njerëzit kanë të njëjtin mendim, gjithmonë kam përshtypjen se jam mashtruar.
Prusti

Të gjitha modat kanë një të përbashkët: femra e cila e lanson e para dhe femra që e bart e fundit, janë qesharake.
Tati

Moda është e gjinisë femërore, të tilla i ka edhe teket.
Veberi

Ende është më mirë të jesh i çuditshëm në modë, se sa të jesh jashtë saj.
Kanti

Moda dhjetë vjet para kohës së vet është marroçe, dhjetë vjet më vonë është monotone, ndërsa pas një shekulli romantike.
Laveri

Secili brez përqesh modën e vjetër, por me besnikëri përcjell të renë.
Toro

Moda nuk është gjë tjetër veçse epidemi e nxitur.
Shou

Moda është ikje me elegancë nga përditshmëria.
Hazliti

Moda është plagjiat, që femrat e marrin shpesh si gjë origjinale.
Ozborni

Gjithnjë të punojmë, kurrë të mos përtojmë.
N.Frashëri

Mos u bë përtac, sepse përtacia është armiku më i madh i shëndetit.
Kineze

E njoh një përtac shumë të madh: ai kurrë nuk ec nëpër diell, që të mos jetë i detyruar të tërheqë hijen e vet.
Miksati

Përse ditët nxitojnë? I shtyn puna. Kush e shtyn ditën me vështirësi? Përtaci.
Gëte

Përvoja është si thërmojza: ju shërben vetëm juve.
Pitigrili

Eziston vetëm një zëvendësim për imagjinatën- përvoja.
Bergjeri

A është e mundur të fitosh përvojë pa iluzione?
Keseli

Përvoja është fëmijë i mendimit, kurse mendimi është fëmijë i aksionit. Njerëzit nuk mësohen vetëm nga librat.
Dizraeli

Përvoja është rrugë e gjatë dhe shkollë e shtrenjtë.
Indiane

S'mund të kryejë punë të mëdha ai që nuk u jep rëndësi punëve të vogla.
S.Frashëri

Puna më e mënçur, ta gëzojmë të tanishmen.
Spasse

Asnjë ditë nuk është e gjatë për atë që punon.
Latine

Prite punën sa s'është bërë vonë.
Shqipe

Në qoftë se dëshironi që të mos punoni, dashurohuni në atë që punoni.
Suifti

Asnjë ditë s'duhet të kalojë kot.
Latine

Vendi çlirohet me dashuri, kurse bëhet i madh me punë.
Gëte

Puna të jep zemër dhe besim: njeriu që punon është gjithmonë i mirë.
Zola

Le të mos jetë puna gjobë e askujt, sepse ajo është detyrë e gjithkujt.
Luksemburgu

Kush nuk e do punën punon ngadalë, kurse kush i frikësohet e kryen shpejt.
Kokto

Kur nuk kam ç'të punoj unë punoj.
Xheromi

Kur punohet pak, filozofohet shumë.
Balzaku

A nuk është gjë e mrekullueshme të punosh që të lësh prapa njerëz, të cilët do të jenë më të lumtur se sot?
Monteskie

Vetmia i sjellë të gjitha, veç karakterit.
Stendali

Vetmia ende nuk është dëshmi se njeriu nuk ka të drejtë.
Kërlezha

Kur njeriu rri vetëm, çdoherë është në shoqëri të keqe.
Kafka

Duket se jemi më pak të palumtur, në qoftë se nuk jemi vetëm.
Volteri

Njeriu duhet të jetë i vetmuar për t'i njohur të tjerët.
Cankari

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PËR PASURINË  
Pasuria është shërbëtor i të mençurit e zotëri i budallait.
S.Frashëri

Ta formojmë lumturinë me zemër, e jo me para.
Spasse

Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur me fatin e vet.
Talmudi

Lumturia personale është e pamundur pa lumturinë e të tjerëve.
Çernishevski

Mos u jep para miqve, sepse do të mbetesh pa para ose do t'i humbasësh miqtë.
Shqipe

Kush thotë se me rëndësi është të kesh para? Me rëndësi është të kenë të tjerët.
Shou

Paratë shkojnë gjithmonë tek ata që nuk dinë t'i shfrytëzojnë.
Gaga

Kur kam qenë i ri,besoja se paratë janë gjëja më e rëndësishme në jetë. Tani, kur u plaka, këtë e di.
Uajldi

Në jetë do zgjedhur: ose të fitojmë para, ose ti prishim; për të dyja njeriu nuk ka kohë.
Burde

Krenohemi me talent, trimëri, me detyra të mëdha, kurse respektojmë vetëm paratë.
Beketi

Paratë janë si gruaja: që ta ruash, duhet të merresh me të, në të kundërtën do të bëjë të lumtur të tjerët.
Safiri

Paratë janë si iriqi: shumë më lehtë është ta zësh, sesa ta mbash.
Mrozheku

Paratë nganjëherë i evitojnë konfliktet, mirëpo edhe i krijojnë.
Grasi

Kur është fjala për para, atëherë të gjithë kanë një fe.
Volteri

Ku ka njeri pa dëshira dhe ku ka dëshirë që mund të plotësohet pa para.
Balzaku

Ka të tillë që dinë të fitojnë para dhe të tillë që dinë të jetojnë. Mirëpo, janë të rrallë ata që dinë edhe njërën edhe tjetrën.
Moravia

Paratë i vlejnë fare pak atij që ka mjaft.
Shou

Eshtë shumë lehtë të jesh galant me të holla të huaja.
Platoni

Paratë na ndihmojnë të përballojmë më lehtë barrët e skamjes.
Ale

Kurrë mos i jep këshilla atij që i nevojiten para.
Kaldroni

Kurse kohën e jo paratë, se me kohë mbërrin paratë, kurse me para s'mund ta blesh kohën kurrë.
Gjermane

Nderi dhe paraja nuk mund të rrinë në një thes.
Spanjolle

Në qoftë se paratë, vërtet, nuk ju sjellin fat, atëhere kthejini.
Renardi

Asgjë nuk do të thotë të ketë dikush para. Ato nuk të shpëtojnë. Mirëpo, askush nuk mund të të ndihmojë po s'pate para.
Brehti

Pa shëndet nuk ka pasuri.
Shqipe

Kush është i kënaqur është i pasur.
LaoCe

Unë nuk marr parasysh përfilljet e çastit, por ngrihem e vërej qindjvetët e ardhshëm.
N.Naço

Trimëria nuk mësohet në shkollë të qëndresës. Mjerë ai që të ardhmen e vë në bisht të shpresës.
E.Gjerqeku

Në qoftë se nuk mendoni për të ardhmen, do të mbeteni pa të.
Golsuorti

Në se nuk i besojmë ardhmërisë, e kaluara nuk do të jetë më plotësisht e jona: do të bëhet e kaluara e civilizimit të vdekur.
T.S.Ehoti

Duke njohur ardhmërinë nuk fitojmë asgjë, sepse është shumë keq të frikësohemi nga gjëja së cilës nuk mund t'i ikim.
Ciceroni

Vetëm ai që beson ardhmërinë, beson edhe të sotmen.
Neruda

Mos u lavdëro me të nesërmen, sepse nuk e di se ç'do të sjellë e sotmja.
Bibla

Sikur të jetoja edhe njëqind vjet, dita ime më e mirë do të jetë e nesërmja.
Neruda

E ardhmja i takon vetëm atij që harron urrejtjen dhe mbjell dashurinë.
Gëte

Dhëmbja e gjithë njerëzimit më pushton.
Gëte

Asgjë nuk na madhëron më shumë se dhembja e madhe.
Myse

Njeriu duron me lehtësi vetëm një dhembje, kjo është dhembja e tjetrit.
Larishi

Sa më lart që ngjitet njeriu në pemë aq më shumë dhembje ndjen kur bie që andej në tokë.
Q.Bttxbeli

Në qoftë se të zë ndonjë dhembje, qëndroi i qetë dhe pyete se çfarë kërkon prej teje.
Geibëli

Fati i popullit tim është fati im.
P.Bogdan

Fati është det pa brenga
Suinburneu

Fati nuk ekziston. Prandaj, të përpiqemi të jemi të lumtur edhe pa të.
Luisi

Nuk është e mjaftueshme t'i jepet fati njeriut, duhet edhe t'i shpjegohet si do shfrytëzuar.
Katajevi

Fati është si tregu: vetëm në qoftë se mund të presësh ulet çmimi.
Montvia

Njeriu është më i fuqishëm se fati vetëm derisa nuk dorëzohet. Kjo është rregull ushtarake.
Remarku

Fati nuk është vendi drejt të cilit udhëtojmë, por mënyra e udhëtimit.
Taso

Fati është shëndet i mirë dhe kujtesë e dobët.
Shvajceri

Në fat nuk ka partnerë.
Franceze

Shenja e njerëzve të papërvojë është se i besojnë fatit.
Konradi

Le të vejë fati në djall të mallkuar, me rëndësi është të mbes unë.
Shekspiri

Në çdo fatkeqësi fati mund të ta hapë derën, që të tërhiqesh.
Servantesi

Fati i tepërt është i rrezikshëm.
Ruse

Çdokujt ia cakton fatin karakteri i vet.
Nepoti

Unë do ta kap fatin për fyti dhe nuk do ta lë të më mposhtë.
Bethoveni

Sa herë që të shikoni njeriun e pat ta dini se është aq i pafat vetëm për shkak të imagjinatës së vet: derisa ai ka menduar, të tjerët ia kanë marrë fatin.
Cezari

Trimave u ndihmon fati.
Plini

Me ar mund të blihet vetëm mesatarja.
Shopenhaueri

Ata që kërkojnë ar gërmojnë shumë dhe, por gjejnë pak.
Herakliti

Balta mund t'i përlyejë diamantet, por nuk mund t'i kthejë në baltë.
Tagora

Nuk është ar çdo send që shkëlqen. Por, edhe nuk shkëlqen gjithçka që është prej ari.
Prisli

Kashta noton mbi sipërfaqe, ndërsa gurët e çmuar bien në fund.
Buda

Goja pa dhëmbë është si mulliri pa gur. Për këtë arsye më shumë duhet çmuar dhëmbi sesa diamanti.
Servantesi

Sikur të mos ishte femra, diamanti do te ishte një gur i rëndomtë.
Hygo

Gëzimi nuk është asgjë tjetër përveç fundi i brengës.
Seldeni

Për të pasur gëzimi vlerë të njëmendtë, duhet të kesh shokë ta ndash me ta.
Tueni

Gëzimi më i madh vjen nga gjëja që nuk e kemi pritur.
Sofokliu

Gëzimi i tepruar dhe pikëllimi i tepruar kufizohen me çmendurinë.
Evasa

Edhe qarja ka kënaqësi.
Ovidi

Nuk duhet t'u besohet lotëve të pleqve, të grave dhe të fëmijëve.
Kalderoni

Të gjitha idealet e botës nuk vlejnë sa lotët e një fëmijë.
Dostojevski

Ai që ka dëshirë të korrë lot, duhet të mbjellë dashuri.
Shileri

Sa më pak krokodilë, aq më tepër lot krokodili.
Kërkleci

Sa më tepër që derdhen lotët, aq më lehtë edhe teren.
Gogoli

Sikur njeriu të mos qante do të çmendej dhe do të vdiste.
Mopasani

Lotët e ndihmojnë femrën shumë, edhe pse qëndrojnë pak.
Ciceroni

Vaji është strehimi i femrave të shëmtuara, kurse për të bukurat është greminë.
Vilde

Të lumtur janë vetëm ata që nuk presin asgjë. Nuk do të zhgënjehen.
Buhe

Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur.
Kanti

Nëse lumturia nuk ka masë, atëherë ajo shembet vetëvetiu.
Seneka

Kënaqësia mund të bazohet në iluzion, ndërsa lumturia bazohet në të vërtetën.
Shamfori

Lumturia e vërtetë është të menduarit aktiv.
Suarezi

Gota e lumturisë asnjëherë nuk duhet pirë deri në fund. Fundi ka gjithmonë fundërrinë.
Biasi

Kush dëshiron të jetë i lumtur, duhet të rrijë në shtëpi.
Konfuçi

Ai që urren pasurinë, padyshim që i ka humbur të gjitha shpresat se do të pasurohet ndonjëherë.
Bekoni

Mjaft i kënaqur është ai që kënaqet me atë që ka.
Fmnceze

Do të dëshiroja të kem aq sa lypset për mos më pasur lakmi, por jo aq pak sa të zgjoja ndjenjën e mëshirës së të afërmve.
Istrati

E tërë bota vrapon pas punëve dhe profesioneve që do të sillnin pasuri më të mëdha.
Buceri

Po qe se pallatet janë të shkëlqyer, hambarët janë të zbrazur.
Lao Ce

Pasaniku edhe në shtëpi të huaj ndihet si në të veten, ndërsa i varfëri edhe në të veten ndihet i huaj.
Rukerti

Njerëzit sa më shumë që kanë, aq më shumë dëshirojnë.
Latine

Kush i kufizon dëshirat e veta, gjithmonë është i pasur.
Volteri

Kur i ke të gjitha, nuk sheh asgjë: i sheh vetëm kur nuk ke asgjë.
Shekspiri

Sa më shumë të japësh, aq më shumë ke.
Lao Ce

Nuk ka dhe nuk mund të ketë pasuri të drejtë.
Çehovi

Ka njerëz që nga pasuria nuk kanë asgjë, veç frikës se do ta humbin.
Didroi

Jemi të dënuar të vdesim, ndaj o burrani të harxhojmë.Mirëpo, para nesh është jeta e gjatë, prandaj o burrani të kursejmë.
Gribojedovi

Duhet të ketë oreks varfanjaku për t'u kënaqur me pasurinë e të pasurit.
Fokneri

Pasuria e vetme është jeta.
Toro

Kush do që të pasurohet, në të njëjtën kohë, duhet të peshkojë në tre lumenj.
Madagaskarase

Ka shumë mënyra që njeriu të pasurohet, por të shumtat janë të liga.
Bekoni

Ai që kërkon shumë, humb edhe ato që ka fituar.
Bibla

Kur qesh nuk mund të bërtas.
Buriani

Duhet të qeshim sa të mundemi. Kurrë nuk e dimë se kur do të na ndërpritet gazi.
Keceli

Qeshja më ka tingëlluar çdoherë si muzika më e civilizuar në botë.
Justinovi

Qeshni dhe bota do të qeshë bashkë me ju. Qani dhe do të qani vet.
Uilkoksi

Njerëzit nuk i japin asgjëje rëndësi më të madhe se asaj që është qesharake.
Gëte

Gjithçka është qesharake derisa u ndodh të tjerëve.
Rogjersi

Njerëzit që qeshin rëndomë janë ata, zemra e të cilëve vuan gjithnjë.
Gorki

Më i lumtur është shpirti më i thjeshtë në trupin e shëndoshë, se ai i të sëmurit të mençur.
Xhefersoni

Shëndeti nuk çmohet pa qenë i sëmure.
Fuleri

Si mund ta vlerësosh shëndetin në qfotë se nuk ke qenë i sëmurë asnjëherë.
Lajbnici

Trupi i shëndoshë është produkt i shpirtit të shëndoshë.
Shou

Shëdneti tejkalon tërë pasuritë e mundshme, aq sa një lypës i shëndoshë eshtë shumë më i lumtur se një mbret i sëmurë.
Shopenhaueri

Më e madhja marri është të flijosh shëndetin për çkado qoftë.
Shopenhaueri

Shëndeti është një fat i madh, të cilin duhet ta shijojmë çdo ditë.
Karajani

Shpresa është e fundit që vdes: ajo vdes vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj.
R.Qosja
Shpresa është ëndërr e të zgjuarve.
Aristoteli

Njeriut mund t'i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen.
Gambeta

Ditë e re, shrpesë e re.
Xoxa

Shpresa është parapagesë, të cilën e jep fati.
Rivaroli

Të shpresuarit është mëngjesi i mirë, por darkë e keqe.
Bekoni

Kush ushqehet me shpresë vdes i uritur.
Italiane

Të shpresuarit në zemrën e njeriut ngjan me tapën në ujë. Ndonjëherë mund ta shtypim deri në fund, por gjithmonë del në sipërfaqe.
Dyma i Riu

Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë.
Ruso

Më mirë është të mos shpresojmë në asgjë dhe të kryejmë atë që është e mundshme, sesa të shpresojmë e të mos kryejmë asgjë.
Keleri

Kur shpresa bën gosti, të gjithë janë të ftuar.
Gaskoni

Shpresa në tërësi është udhëheqës i keq, edhe pse gjatë rrugës është mik i mirë.
Halifaksi

Shpresa nuk është çdoherë prijës i mirë, mirëpo prapë është kënaqësi të jesh me të në shoqëri.
Kroçe

Humbja e iluzioneve është normale; humbja e shpresave është tragjike.
Jevtushenko

Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa.
Metastazi

Shpresa është një nga ato ilaçe që fare nuk shërojnë, por vetëm zgjasin vuajtjen.
Ashardi

Në secilin prej nesh ekziston pritja që e quajnë shpresë.
Platoni

Kush jeton nga shpresa, më së paku trashet.
Durio

Shrpesa është një lloj fati dhe ndoshta fati më i madh që mund të na japë kjo botë.
Xhonsoni

I ngopuri të pangopurin s'e kujton.
Shqipe

Uria, qoftë mërguar, sa të liga ka punuar.
Çajupi

Uria është mëlmesa më e mirë e ushqimit.
Servantesi

Ai që ha me stomak të plotë, vetvetes ia gropon varrin me dhëmbë të vet.
Turke

Tryeza na rrëmben më shumë se hajni.
Herberti

Nuk ka dashuri më të sinqertë se dashuria për ushqimin.
Shou

Bukën e fotografuar nuk mund ta hash.
Koreane

Varferia është shkëlqim i madh i brendshëm.
Rilke

Varfëria është fatkeqësi vetëm për atë që i kundërvihet.
Seneka

Të gjithë varfanjakët janë zemërmirë.
Zafari

Nuk më vjen keq pse jam i varfër, por pse e di bota.
Shmiti

Varfëria dhe shpresa janë mëmë e bijë. Derisa argëtohesh me të bijën, harron të ëmën.
Moriaku

Lum të varfërit sepse do të ngushëllohen; të uriturit sepse do të ngopen; mjerë ju të pasurit.
Tolstoi

Lëmosha e përul në mënyrë të njëjtë si atë që merr ashtu edhe atë që jep.
Fransi

Ana më e bukur e varfërisë qëndron në faktin se i varfëri nuk ka frikë prej hajdutëve.
Ale

Uria i shpie në grep edhe peshqit më të mençur.
Gëte

Varfëria nuk ia zvogëlon fisnikërinë njeriut, por vetëm pasurinë.
Bokaçio

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PËR NJERIUN  
Armikut dhe erës tregoji gjoksin.
Shqipe

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.
I.Kadare

Me një armë të zbrazët mund ta trembësh armikun, por nuk mund ta zhdukësh.
Xoxa

Armikun barte në shpinë derisa të fitosh atë që kërkon nga ai.
Mahabharata

Më mirë është të njohësh armikun se mikun.
Latine

Kush ka tre armiq, së paku me njerin duhet të pajtohet.
Gjermane

Nuk është armik vetëm ai që bën një të keqe, por edhe ai që ka atë qëllim.
Ruso

Çdo njeri ka armiq.
Cankari

Kur nuk ka armiq nuk ka as lavdi.
Balzaku

Kur flet për armikun tënd mos harro se një ditë mund t'i bëhesh mik.
Periandri

Duani armiqtë, sepse ata flasin për gabimet tuaja.
Franklini

Fakti që kemi armiq tregon qartë se kemi edhe merita.
Beme

Miqtë i zgjedhim sipas pamjes, të njohurit sipas karakterit, ndërsa armiqtë sipas mençurisë.
Uajldi

Mendimet që kanë armiqtë për ne janë më afër të vërtetës, se ato që kemi për veten.
Briani

Kushdo që hamendet është armiku im.
Bonoparti

Me të rrezikshmit janë armiqtë, për të cilët njeriu nuk mendon se duhet të ruhet prej tyre.
De Goli

Suksesi më i madh i kundërshtarit tënd është në qoftë se edhe ty të bind për atë që flet.
Parkeri

Askush të mos lavdërohet se nuk ka armiq, kjo vetëm tregon se ai nuk ka kurrfarë vlere.
Burzhari

Për armikun mos fol keq, por mendo.
Latine

Në familjen e harmonishme, lumturia vjen vetvetiu.
Kineze

Derrit dhe dhëndërit mjafton t'u tregosh shtëpinë vetëm një herë. Herët e tjera do ta gjenë vetë.
Spanjoll

Të gjitha familjet e lumtura janë të njëjta. Të gjitha të palumturat - në mënyra të veçanta.
Tolstoi

Lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është familjen.
Kineze

S'është vështirë të bëhesh baba, por vështirë është të jesh baba.
Bushi

Ashtu si në dashuri, edhe në marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, më i dobët është ai që do më shumë.
Ruso

Më lehtë është të luftosh, se sa ta rritësh një fëmijë bonjak.
Gaga

Fëmija ushqehet me qumësht dhe lëvdata.
Lambi

Fëmija e parë është vazhdimësia e kukullës së fundit.
Hygo

Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm.
Gorki

Pija që nuk të mërzitet kurrë është uji; fruti që nuk të mërzitet kurrë është fëmija.
Indiane

Shërbimi më i madh që mund t'u bëjë fëmijëve një baba është të dojë nënën e tyre.
Merime

Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkruar.
Rosegjeri

Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi.
Ruso

Fëmijët marrin grushta që u takojnë prindërve.
Italiane

Babai duhet të jetë shok dhe person i besuar, e jo tiran i fëmijëve.
Xhoberti

Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve.
Bitshlari

Në ditën e lindjes sate lulëzuan të gjitha lulet e botës.
Spanjolle

O, vite të lumtura. Kush nuk do edhe një herë të bëhet fëmijë!
Bajroni

Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, të gjitha të tjerat janë artificiale.
Belou

Çupëza pa kukulla është si gruaja pa fëmijë.
Hygo

Meqenëse i durojmë gabimet e miqve tanë, pse të mos i durojmë pra edhe gabimet e fëmijëve tanë.
Plutarku

A e dini cila është mënyra më e sigurt për të çuar fëmijën tuaj në fatkeqësi? Lejojeni të bëjë gjithnjë ç'dëshiron.
Ruso

Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
S.Frashëri

Miku është pasuria më e madhe në jetë.
Latine

Ha me miq, por mos lidh punë me ta.
Armene

Më të çmuar janë ata miq, që nuk i njohim mirë.
Arcibe

Nuk e ke mik atë që të lavdëron, por atë që të kritikon.
Sllovene

Nevoja zbulon a ke miq apo vetëm emrat e tyre.
Publie Sir

Miqësia ndërpritet kur futet borxhi.
Labishi

Kujdesi është rruga më e mirë për miqësinë.
Spenseri

Në qoftë se je rob, nuk mund të jesh mik. Në qoftë se je tiran, nuk mund të kesh miq.
Niçe

Edhe miqve duhet t'u themi të vërtetën në sy.
Cankari

Fati na jep prindërit, kurse miqtë i zgjedhim vetë.
Moriaku

Miqtë janë si shalqini: për të gjetur një të mirë, duhen provuar disa.
Merime

Çdokush mund t'ju tregojë sa dhen e dhi ka, por jo sa miq.
Sokrati

Njeriu duhet çmuar si përkah numri i armiqve që ka, ashtu edhe përkah numri i miqve.
Rishele

Më thuaj kë ke mik, se ai më tregon kush je ti.
Averçenko

Më mirë pa miq, se sa me miq të këqinj.
S.Drini

Kemi më pak miq se mendojmë, kurse më shumë sesa dimë.
Stali

Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia e vërtetë është edhe më e rrallë.
Lct Roshfuko

Fati formon miqësi, ndërsa fatkeqësia e provon
Seneka

Eshtë rrezik i madh t'i njohësh mirë miqtë e tu.
Uajldi

Pa shokë dhe me shokë, njerëzit kurrë nuk janë të kënaqur.
Xhefersoni

Ai që është i sinqertë në shoqëri, nuk angazhohet të bëj miq, por të bëhet mik.
K.Simoni

Më me dëshirë do të bëhesha gjykatës në ndonjë shqyrtim mes dy armiqve të mi, se sa mes dy miqve.
Biasi

Armiku i armikut tim nuk është miku im.
Kaneti

Miku i rremë është si hija, që na ndjek vetëm derisa ndrit dielli.
Dosi

Njeriu kurrë nuk mund t'i bëhet mik ndonjë femre, nëse mund t'i bëhet dashnor.
Balzaku

Ai që imponohet në jetë shumë i afërt, nuk është gjithmonë i denjë të na bëhet mik.
Plutarku

Mik është ai që na duron me të gjitha të metat.
Latine

Plaga që shkaktohet nga miku, asnjëherë nuk shërohet.
Kineze

Ish miku është më i rrezikshëm se armiku.
Ruse

Nga alkooli mund të dehemi në fillim, nga miqtë në fund.
Zoshçenko

Mik është ai njeri që ka armiq të njëjtë si ju.
Linkolni

Vetëm dora e mikut e nxjerr therrën nga zemra.
Zafari

Mikun veçan kritikoje, por në shoqëri lavdëroje.
Latine

Shpesh varrosen miqësitë, e jo miqtë.
Mirabo

Në fatkeqësinë e miqve tanë gjejmë diçka që na gëzon.
Ruso

Miqtë tuaj nuk dinë shumë gjëra, mirëpo dinë ç'të bëjnë po të jenë në vendin tuaj.
De Sika

Kush kërkon miq pa teke, mbetet pa miq.
Xh.Elioti

Në qoftë se ia thua ndonjë fshehtësi mikut tënd, mendo se edhe ai e ka mikun e vet.
Nesini

Në qoftë se dëshiron ta ruash fshehtësinë prej armiqve, ruaje prej miqve.
Lilienkroni

Shumica e njerëzve kënaqen me inferioritetin e miqve të mirë.
Klemanso

Mua nuk më duhet miku, që pajtohet me gjithçka dhe çdo gjë e miraton me kokë, sepse këtë edhe hija ime mund ta bëjë shumë më mirë.
Plutarku

Që të ekzistojë miqësia duhet t'i besojmë njeri-tjetrit, e që të bsojmë duhet të jemi miq.
Tolstoi

Nuk ka njeri më të rrezikshëm, se sa miku budalla.
La Fonteni

Në qoftë se para çdo shërbimi miqësor menjëherë mendon falenderimin, atëhere nuk ke dhuruar, por ke shitur.
Dostojevski

Platon je miku im apo jo? Dhe prapë më vlerëson.
Guareski

Hallet ua tregojmë vetëm miqve të mirë.
Madagaskarase

Miqësia nuk ka zëvendësim.
Shileri

Miku duhet t'i durojë dobësitë e mikut.
Shekspiri

Miqësia duhet të jetë e pavdekshme, armiqësia e vdekshme.
Livie

Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.
Shopenhaueri

Eshtë keq të hetosh se nuk ke miq, atëhere kur ata vërtetë të duhen.
Plutarku

Mos ua thuaj miqve të tu atë që armiqtë e tu nuk duhet ta dinë.
Shou

Sa më shumë i duam miqtë tanë, aq më pak i miklojmë.
Molieri

Frenoni orekset tuja, o miqtë e mi, sepse edhe kështu do ta pushoni natyrën e njeriut.
Dikensi

Plaga që të krijon miku kurrë nuk shërohet.
Kineze

Kemi tri kategori të miqve: ata që janë indiferentë, ata që janë të pakëndshëm dhe ata që urrejmë.
Shamfori

Forca e njeriut tregohet në fatkeqësi, besnikëria e mikut në fortunë.
Kerneri

Sa je i lumtur ke shum miq, por kur vinë kohërat e këqija mbetesh vetëm.
Ovidi

Kam pasur miq- më vdiqën, takova të rinj- më falni.
Kafka

Nëna është drita e shtëpisë.
Shqipe

Nëna, qoftë edhe e keqe, është gjithmonë nënë.
Bethoveni

Vetëm diçka është më e bukur dhe më e mirë se femra në botë, kjo është nëna.
Shefeti

Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzisë, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errta.
H.Stërmilli

Mashkulli ka të sigurt vetëm një dashuri - dashurinë e nënës.
Berne

Fati i ardhshëm i fëmijës çdoherë është vepër e nënës.
Bonaparti

Nëna te fëmija, zakonisht, puth më shumë veten se fëmijën.
Niçe

Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj.
Gorki

Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.
Angleze

Nëna e të vrarit fle, por nëna e dorasit nuk ka gjumë të qetë.
Arabe

Nëna në sytë e fëmijës nuk është grua, por pishë e ndezur fanar.
Tarketi

E tërë ajo që është e bukur te njeriu është krijuar prej rrezeve të diellit dhe prej qumështit të nënës, dhe kjo na mbush me dashuri, për jetë.
Gorki

Dashurinë në tokë e krijoi nëna.
Petrarka

Njeriu i keq është fatkeqësi e vendit të vet.
Shqipe


Lum ai që nuk harron epigramin: "Njeri, njih veten".
A.Moisiu

Është vështirë të jesh njeri.
H.Sulejmani

Njeriu nuk ha për të rrojtur, por jeton për të ngrënë.
N.Bulka

Ashtu siç është arti i vërtetë gjithmonë i ri, ashtu mbetet i ri edhe njeriu që bart kurdoherë mendime të reja.
Spasse

Njerëzit s'shtrojnë pyetje kur s'janë të nxitur prej dhembjes apo dashurisë.
R.Qosja

Shpeshherë njerëzit e këqij janë si qentë e dobët: po ike të sulen më keq, po i sulmove, ia krisin vrapit.
J.Xoxa

Njeriu është i mrekullueshëm sa është fëmijë.
H.Sulejmani

Çdo njeri është i dhënë pas një diçkaje dhe sa më e rëndësishme të jetë ajo "diçka" sa më e madhe, aq më e çmuar është jeta e njeriut.
R.Qosja

Askush s'mund të lavdërohet se do të mund të jetonte edhe pa njerëz.
Prydoni

Bëhuni si ora e saktë, por mos u bëni si ora që çdokush t'ju kurdisë.
Pitagora

Njeriu është vetëm fëmijë më i rritur.
Drajdeni

Në zemrën e çdo njeriu fshihet luani.
Turke

Çdo gjë do përkushtuar njeriut. Vetëm jo njerëz të tjerë.
Leci

Njeriu në jetë është shpesh bagazh, të cilin e përdorin të tjerët.
Shibëli

Më mirë është të njohësh njerëzimin në përgjithësi, se sa njeriun në veçanti.
La Roshfuko

Njeriu, në të njëjtën kohë, është turpi dhe nderi i natyrës.
Pafi

Absurde është t'i klasifikosh njerëzit në të mirë dhe të këqij. Ata janë ose intersantë ose monotonë.
Uajldi

Hidhërohem për ty, e jo kundër teje, njeri.
Jozhefi

Në qoftë se njerëzve u mirrni iluzionet, atëhere çfarë kënaqësi u mbeten?
Volteri

Njeriu është i tillë, si është shoqëria në të cilën vepron.
Euripidi

Njerëzit e ligj japin këshillat më të mira.
A.Kristi

Në botë ekzistojnë dy lloj njerëzish: inteligjentë të pafe dhe fetarë pa inteligjencë.
Aragoni

Njerëzit janë si bimët: nuk rriten mirë nëse nuk u kushtohet kujdesi i duhur.
Monteskie

Ekzistojnë shpirtëra të fëlliqur, të brumosur nga llumi i bërllogut, të dashuruar pas fitimit e interesit, po ashtu siç ekzistojnë edhe shpirtëra të bukur, të dashuruar pas lavdisë e virtytit.
La Bryeri

Një njeri nuk është asgjë më shumë se tjetri, nëse nuk bën diçka më shumë se ai.
Servantesi

Njeriu i përzermët është si një pemë e hijshme që bën hije të ushqen e të ngroh.
Rumune

Vlera e njeriut është kuantiteti i energjisë morale, intelektuale dhe fizike që gjenden në krahërorin e tij.
Ruizi

Njerëzit dinakë urrejnë shkencën e adhurojnë primitivizmin, kurse të mençurit këtë e shfrytëzojnë.
Bekoni

Kurrë mos i beso njeriut që flet mirë për secilin.
Xh.Kolinsi

Të jesh njeri, disi rol i vogël.
Kornadi

Preokupimi më fisnik i njeriut është njeriu.
Lesingu

Njerëzit, të gjithë janë vëllezër.
Feneloni

Njeriu është stoli në botë.
Gorki

Njeriu që nuk mendon e planifikon përpara, do t'i dalin telashe posa të kalojë prakun e derës së vet.
Konfuçi

Nuk ka send i cili nuk e ka vendin e vet dhe nuk ka njeri i cili nuk e ka çastin e vet.
Talmudi

Një mori njerëzizh e konsiderojnë veten të sëmurë edhe pse nuk janë, e një mori tjetër e konsiderojnë veten të shëndoshë edhe pse nuk janë.
Lihtenbergu

Çdo njeri është i rendësishëm pasi vdes.
Hobsi

Njeriu mbizotëroi natyrën para se të mësonte të mbizotërojë vetveten.
Shvajceri

Njeriu që përpiqet të arrijë idealin e vet, i ngjan udhëtarit, i cili në mbrëmje hip në kodër, kur nuk është më afër yjeve, por i sheh më bukur ata.
Taneri

Në çaste të vështira lindin njerëz të mëdhenj.
Hygo

Perënditë caktuan që, para suksesit, njeriu të djersitet.
Hesiodi

Unë jam së pari njeri e mandej franceze.
Monteskie

Eva dhe Adami kanë qënë origjinalë, kurse ne jemi vetëm kopje.
Zhukovski

Njeriu sa më pak ëndërron aq më pak beson.
Menkeni

Njeriu që është shumë i mirë për botën, shpesh nuk është i mirë për familjen e vet.
Mani

Lumin do ta njohësh në qoftë se noton, njeriun në qoftë se bisedon.
Eilke

Njeriu bëhet i mençur më shumë prej marrëzive të të tjerëve,sesa prej dijes së vet.
Dode

Njeriu mund të bëjë gjithçka, vetëm në qoftë se do.
Gorki

Asnjë njeri nuk mund ta kuptojë atë që nuk e ka përjetuar.
Hese

Unë ende nuk kam takuar njeri prej të cilit nuk mund të mësoj diçka.
Mirabo

Njeriu mund të ndalet duke u ngjitur, por jo kur bie.
Bonoparti

Njerëzit më të shkolluar nuk janë edhe më të mençurit.
Çoseri

Janë njësoj të parrezikshëm, njerëzit e mençur dhe budallenjtë. Të rrezikshëm janë vetëm gjysmë të marrët dhe gjysmë të mençurit.
Gëte

Duhet kërkuar e mira te çdo njeri.
Shlesingeri

Njeriu është krijesë që, në esencë, është i pakënaqur me të tjerët.
Çehovi

Njerëzit duhen kur nuk njihen.
Fransi

Parajsa nuk është lart, ajo është në zemrën e njeriut.
Dali

Më shumë e dua njeriun e paarsimuar por të çiltër, se sa të arsimuar por të poshtër.
Petrarka

Askush nuk mund të të bëhet më i huaj se njeriu që ke dashur dikur.
Remarku

Roli i vërtetë i njeriut është të jetojë, e jo të ekzistojë.
Londoni

Njeriu që nuk ka vuajtur, nuk di të falë.
Tomazeu

Sa më shumë i njoh njerëzit, aq më tepër i dua kafshët.
De Goli

Njeri, njihe veten.
Sokrati

Unë nuk njoh asgjë më të mirë, më të harmonishme dhe më interesante se njeriun.
Gorki

Njerëzit e këqij, kur janë të lumtur, bëhen të padurueshëm.
Eskili

Nëse duam të civilizojmë një njeri, së pari do filluar nga gjyshja e tij.
Hygo

T'i kuptosh të tjerët është punë e mirë, por të kuptosh vetveten është punë edhe më e mirë.
Lao Ce

Çdo njeri, po të dëshironte të jetë i ditur sa dëshiron të jetë i bukur, injorantë në botë nuk do të kishte.
Konjuçi

Njeriu pa plan është si anija pa timonier.
Esheri

Pesimist është njeriu që nga dy të këqija zgjedh-të dyjat.
Stanislavski


Çdo gjë është njerëzore, sepse bëhet nga njeriu.
Cezari

Mendoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është: dykëmbësh i pamiradishëm.
Dostojevski

Sjellja e njeriut është pasqyrë, ku gjithsecili tregon fytyrën e vet.
Gëte

Njeriu pa shokë si e majta pa të djathtën.
Avisebroni

Koha e tregon njeriun e ndershëm, kurse të keqin e njeh për një ditë.
Sofokliu

Njeriu dallohet sipas veprës dhe punës së vet.
Sartri

Mosha 50 vjeçare është ajo, në të cilën njerëzit bëjnë seriozisht atë që në moshën 25 vjeçare do t'i shtynte të pëlcisnin nga gazi.
Floberi

Njerëzit përçmojnë atë që s'e kuptojnë.
Gëte

Me kë të jem, në mos vetëm me njerëzit që vuajnë.
Konfiiçi

Njeriu nuk mund të bëhet çdo herë hero, por mund të bëhet njeri.
Spenseri

Njeriu është perëndi për njeriun, po qe se i njeh obligimet.
Cecilstaciu

Nuk e kupton mirë njeriun ai që s’di, se prej njeriut varet fati i njeriut.
Brehti

Nëse njerëzit nuk kthehen asnjëherë kah të parët e tyre, nuk do të gëzohen as për trashëgimtarët e vet.
Eurke

Unë mahnitem duke folur për të vërtetën mbi njerëzit, sepse s'ka asgjë më qesharake se kjo.
Shoi

Disa njerëz mbajnë votër të madhe në shpirtin e tyre, por kurrë nuk vjen kush për t'u ngrohur në të.
Van Gogu

Njerëzit përçmojnë atë që s'e kuptojnë.
Gëte

Njeriu i pafat, edhe kur bie në pupla, e then kokën.
Shqipe

Sa hiç është njeriu krahasuar me gjithësinë.
Çehovi

Ndoshta ligjet as që na nevojiten: njerëzve të drejtë nuk u duhen, e të këqijtë nuk mund t'i harmonizojnë.
Demosteni

Sa qetësi do të mbretëronte sikur njerëzit të thonin vetëm atë që dinë.
Çapeku

Njeriu çdoherë mund të bëjë diçka nga ajo që kanë bërë prej tij.
Sartri

Njeriu duhet të ndalet para se t'i ketë thënë të gjitha. Të shumtët i kanë thënë të gjitha, para se t'ia fillonin.
Kaneti

Njeriu mund të jetë i drejtë për të tjerët, por asnjëherë me veten.
Kabusi

Të të mos vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi - që nuk i njeh ti ata.
Kineze

Njerëzit i urrejnë atë që mbjellin në ta ndjenjën e inferioritetit.
Çesterfildi

Nëse njërëzit sjellin guxim në jetë, bota do t'i vrasë ata, do t'i thyejë, prandaj edhe i vret.
Heminguei

Sikur të mund t'i bindja njerëzit të më frikësohen, me kënaqësi do t'i bindja të më duan.
Nobeli

Në mesin e ca njërëzve është përçmim të tregosh talentin.
Prevevi

Njeriu që ka shumë të flasë me veten, u largohet bisedave me të tjerët.
Berne

Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mënçuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët.
Kineze

Asgjë nuk mund të na bindë se arti është i pavdekshëm. Bota mund të jetojë edhe pa letërsinë. Mirëpo, më lehtë do ta kishte edhe pa njeriun.
Sartri

S'është fatkeqësi të jesh i njohur për keq tek njerëzit, fatkeqësi është t'i njohësh keq njerëzit.
Konfuçi

Njeriu që të shpie kah vepra e mirë është njësoj si ai që e bën.
Muhameti

Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë çdo ditë peshk për të ngrënë, por duke e mësuar të zërë peshk.
Kineze.

Njeriu lind i lirë, ndërsa tërë jetën është në pranga.
Ruso

Njeriu i kuptueshëm i përshtatet botës, i pakuptueshmi vazhdimisht mundohet t'ia përshtasë botën vetvetes.
Shou

Njerëzit që s'i kundërshtojmë kurrë janë ose ata që më së shumti i duam, ose ata që më së paku i respektojmë.
Kroçe

Njerëzit janë si pjeshkat e dardhat, bëhen të ëmbla pak para se të fillojnë të prishen.
Holmsi

Njerëzit ndahen në dy llojë: të parët mendojnë e pastaj flasin e veprojnë, të dytët një herë flasin, veprojnë, e pastaj mendojnë.
Tolstoi

Njerëzit vdesin që të rrojë njerëzimi.
Bjelinski

Njeriu asnjëherë nuk është qesharak për shkak të vetisë që ka, por vetëm për shkak të asaj që dëshiron të ketë.
La Roshfuko

Njeriut shpesh i duhet edhe ajo që nuk i duhet fare.
Auerbahu

Njeriu s'është kurrgjë tjetër, veçse një varg i veprave të veta.
Heffeli

Njeriu fisnik është i qetë dhe shpirtmadh. Njeriu vulgar është gjithmonë i tronditur.
Konfuçi

Nuk janë njerëz të mëdhenj ata që urrejnë njerëzit.
Vovenargu

Njerëzve u vjen e keqja shumë më tepër nga iluzionet, sesa nga mosdija. Shumë më pak na dëmton ajo që s'e dimë, sesa ajo që mendojmë se e dimë.
Ruso

Në rrezik, njeriu bëhet i fortë.
Aristoteli

Disa njerëz u ngjajnë këngëve bajate, dalin shpejt nga moda.
La Rushfuko

Gjëja më e mënçur për njeriun është t'ia qëllojë se ç'mendojnë të tjerët për të.
Halifaksi

Edhe fati edhe fatkeqësia janë gjëra të shpirtit të njeriut.
Demokriti

Edhe parmenda i bindet njeriut, kur di ta drejtojë.
Ivanovi

Njeriu i mirë mund të ketë turp, madje edhe para qenit.
Çehovi

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PËR MORALIN  
Në çdo bestytni të mençurit shkojnë pas budallenjve.
Bekoni

Bestytnia është poezia e jetës.
Gëte

Nuk ka bestytni, që nuk ka lindur nga ndonjë nevojë.
A.Grafi

Më trim e më i fortë është ai që lufton kundër padrejtësisë, sesa ai që bën padrejtësinë.
Barleti

Drejtësia është e vërteta në aksion.
Zkuberti

Lehtë është të jesh i mirë, vështirë është të jesh i drejtë.
Hygo

Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.
Gorki

E drejta s'mund të jetë kurrë e të dy palëve, ajo i përket vetëm njërës.
Eskili

Sulmuesi nuk është gjithmonë fajtor, kurse viktima nuk është gjithmonë e pafajshme.
Shulci

Kur diskutoj me veten time çdoherë kam të drejtë.
Hasheku

Të mos ishin njerëzit e këqinj, nuk do të ishin gjykatësit e mirë.
Dikensi

Asgjë nuk është më banale se padrejtësia dhe vuajtja.
Cankari

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerëzishëm.
Vonenargu

Kush bën keq është më fatkeq se ai që e pëson.
Demokriti

Nëse diçka është e drejtë, do kryer pa marrë parasysh arsyet e shumta për të hequr dorë nga kryerja e saj.
M.Kyri

Dashuria dhe urrejtja ia ndryshojnë fytyrën drejtësisë.
Paskali

Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.
Ruso

Asgjë nuk e lind më shumë dyshimin se kur dimë për një gjë pak.
Bekoni

Dyshimi është mjegull që i mbulon shpesh pamjet e bukura.
Ditrih

Dyshimi është çlodhja e intelektit.
Montenji

Edukimi më i mirë dhe më i dobishëm është ai që i japim vetvetes.
Montenji

As edukimi më i mirë në botë nuk të mbron nga pasionet e këqija.
Zhidi

Me edukatën e vet njeriu mund të ngrihet apo të poshtërohet.
Uatsjajana

Njeriu është krijesa më e shkëlqyeshme, prandaj edhe edukata duhet ta formojë në tërësinë e qenies së tij, ta përgatisë për jetën e përditshme, të përhershme.
Komenski

Çdo njeri i paedukuar është karrikaturë e vetvetes.
Shlegeli

Kur prindërit janë të edukuar mirë atëhere edhe fëmijët mund të lindin të edukuar.
Gëte

Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato.
Volteri

Njeriu i paedukuar njihet në çastin kur e nderojnë, ndërsa i edukuari atëhere kur nuk nderohet.
Montenji


As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëm se edukata, e cila gjithë jetën merret si foshnjë.
Aristoteli


Dy të parët deputetë të popullit janë nënlokja dhe mësuesi.
Hygo


Qëllimi i edukatës është që trupit dhe shpirtit t'u japë tërë bukurinë dhe tërësinë që mund të kenë.
Platoni


Mirësjellja e njeriut të edukuar s'kushton asgjë, e me të blihet çdo gjë.
Montenji

Kush mbjell grurë, mendon për një vit; kush mbjell pemë, mendon për dhjetë vjet; kush edukon fëmijë mendon për njëmijë e më shumë vjet.
Kineze

I miri s'vdes kurrë.
Shqipe

Më mirë të bësh mirë e të flasin për ty keq, se sa të bësh keq e të flasin për mirë.
Veqilharxhi

Përsa i përket të keqes, kundër saj duhet luftuar, or vëlla. Përndryshe, kush e duron, ai e meriton.
H.Sulejmani

Ai që bën vepër të mirë le të heshtë, ai i cili e pranon le të flasë.
Seneka

Në botë do të bëheshin më pak të këqija, sikur e keqja të mos bëhej në emër të së mirës.
Petëfi

Në qoftë se bëni mirë, bëni për vete; në qoftë se bëni keq, ia bëni vetes.
Gandi

Ai që është i mirë në punë të këqija, i mirë është edhe në punë të mira.
Haksli

Dëshiroj të dini cilat janë tri të këqijat më të mëdha për njeriun? Ja, shkurtimisht: gruaja, zjarri dhe vërshimi.
Latine

Njeriu nuk është as engjëll. Fatkeqësia është se ai që dëshiron të bëhet engjëll rëndomë bëhet djall.
Paskali

Njeriu shpesh është i mirë vetëm se nuk ka rast të bëhet keqbërës.
Petëfi

Liria nuk zgjidhet mes të mirës dhe të keqes, ajo e shkatërron të keqen.
Paveze

Ashtu si s'mund të ketë hije pa dritë, ashtu s'mund të ketë të mirë pa të keqe.
Myse

Një e keqe bëhet ende më e keqe po të mbrohet.
Ovidi

Thuaje të vërtetën edhe në qoftë se ajo që flet nuk shkon në interesin tënd.
Muhameti

Kush kërkon të vërtetën duhet të dijë ta paraqesë.
Kineze

Duhen shumë lopata për të varrosur të vërtetën.
Gandi

Dëshmitari im kryesor që flas të vërtetën është varfëria ime.
Sokrati

Njeriu kërkon të vërtetën për ta fshehur edhe më thellë.
Leci

Eshtë vetëm një gjë që përsëritet gjithmonë dhe çdoherë është e re dhe e frutshme, kjo është e vërteta.
Lakorderi

E vërteta bëhet dogmë në çastin kur diskutojmë për të.
Çestertoni

Endrrat i kemi sepse pa to nuk do të mund të paraqesim të vërtetën.
Remarku

E vërteta që mësohet në mëngjes, në mbrëmje mund të vdesë.
Konjuçi

E vërteta gjendet diku ndërmjet të mirës dhe të keqes.
Shekspiri

E vërteta ekziston, vetëm gënjeshtra trillohet.
Braku

E vërteta ështe një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.
Tagora

E vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël.
Bjelinski

Kush dëshiron të mbrojë të pavërtetën ka arsye të veprojë i qetë dhe me sjellje "njerëzore", por kush e di se e vërteta është në anën e tij, duhet të veprojë ashpër, pa miklime.
Gëte

Më e mirë është gënjeshtra se sa hiçi.
Fadajevi

Natyra nuk e duron gënjeshtrën.
Karlaji

Edhe e vërteta tingëllon hidhur, kur del nga goja e një gënjeshtari.
Tagora

Gënjeshtrat janë aq pjellore, saqë vetëm nga njera lindin një mijë të tjera.
Gordoni

Vetëm femrat dhe mjekët e dinë sa e nevojshme është gënjeshtra.
Fransi

Çdokë mund ta gënjesh, por stomakun kurrsesi.
Seneka

Mos u pajto me gënjeshtrën, as atëherë kur të detyron shteti.
Ajnshtajni

Laritja është ushqim i veseve.
Latine

Fjalimi laritës ke helmin e vet.
Publie Sir

Laritësi gjithmonë duhet të jetë i disponuar mirë.
Bonoparti

Ai që nuk di të dashurojë, duhet mësuar të laritet.
Gëte

Laritësi është një gjuetar, laku i tij është lajka, në këtë lak nuk bie njeriu, por ata që janë mendjezogj
Solomoni

Ta dimë se gjithë laritësit jetojnë me harxhimet e atyre që i dëgjojnë.
La Fonteni

Mënyra më e sigurt se do të mashtrohesh është, kur beson se je më dhelpërak se të tjerët.
La Roshfuko

E kundërta e të vërtetës nuk është vetëm gënjeshtra, por edhe mashtrimi.
Elohu

Nëse më mashtron një herë, atëhere ti je fajtor, por nëse më mashtron edhe për herë të dytë, atëhere vetë jam fajtor.
Arabe

Të mashtrosh mashtruesin, kjo është kënaqësi e dyfishtë.
La Fonteni

Pa mashtrimin njerëzimi do të vdiste nga mërzia e pikëllimi.
Fransi

Mund të mashtrosh një njeri të vetëm, por gjithë botën nuk e mashtron dot.
La Roshfuko

Lehtë na mashtrojnë ata që i duam.
Molieri

Ai që mashtrohet më lehtë, dorëzohet.
Plutarku

Paragjykimi është fëmija e padijes.
Hazliti

Mjegulla e paragjykimeve ka mbuluar qiellin e së vërtetës.
Sartri

Të gjith njerëzit kanë anën e vet të dobët: paragjykimet.
Lambi

Paragjykimi është mur nga i cili të gjitha kokat kthehen të përgjakura.
Nestroji

Paragjykimi nuk duhet të gjendet në kokat e atyre që janë të ftuar të luftojnë bestytnitë e të tjerëve.
Xhonsoni

Lufta për çlirimin e njeriut nuk është asgjë tjetër veçse lufta për çlirim nga paragjykimet.
Kërlezha

Aktgjykimi mund të ndryshojë, paragjykimi jo.
M.Ebner-Eshenhabu

Të drejtët premtojnë pak e veprojnë shumë, ndërsa të këqijtë premtojnë shumë e nuk bëjnë asgjë.
Talmudi

Një arë argumentash vlen më shumë se një shtet premtimesh.
Orveli

Ai që premton me vështirësi, në mënyrën më besnike i plotëson premtimet e veta.
Ruso

Pa respekt nuk ka dashuri të vërtetë.
Kanti

Kush është i prirur të humbë lehtë respektin ndaj të tjerëve, ai para së gjithash nuk respekton veten.
Bjelinski

Duhet të jetosh në mënyrë të tillë që të mund të respektosh veten.
Gorki

Të jesh i sinqertë është rol i vështirë i njeriut.
Gorki

Pak sinqeritet është gjë e rrezikshme, kurse shumë është fatale.
Uajldi

Njerëzit falin çdo gjë veç sinqeritetit.
Matoshi

Të dobëtit nuk mund të jenë të sinqertë.
La Bryeri

Eshtë rrezik të jesh i sinqertë, në qoftë se nuk je budalla.
Uajldi

Mos ia hap zemrën çdo njeriu.
Kempiski

Bëhu gjithmonë i gatshëm të thuash atë që mendon, sepse edhe njeriu i poshtër do të të shmanget.
Blejki

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PËR JETËN  
I desha gratë dhe jetën, të gjitha i fala për atdheun.
Gaga

Njeri që deshi të bënte mirë, por kurrë nuk arriti të bënte asgjë.
Rudofil

Këtu pushon Pironi, një kurrkush, që s'arriti të bëhej as akademik.
Pironi

Fort po çuditem pse vdekja mendoi për mua, se unë asnjëherë nuk e kam kujtuar atë.
Renie

O udhëtar, tregoju lakidemonasve se ramë këtu, sepse respektuam ligjet e tyre.
Epitaf grek, i gdhendur në gur të Termopileve

Jeta përbëhet nga puna dhe fjala. Kush i ka në rregull këto dy anë të jetës, mund të thotë se jeton.
S. Frashëri

Jeta është vuajtje, shkaku i vuajtjeve është dëshira për jetë, për t'u liruar nga vuajtjet duhet liruar nga emocionet dhe dëshira për jetë.
Buda

Jeta është një profesion, andaj duhet të mësohet.
Balzaku

Në këtë jetë asgjë nuk është e lehtë.
Heminguei

Nëse dëshironi t'ju buzëqeshë jeta, depononi në të disponimin tuaj të mirë.
Spinoza

Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta përbëhet nga koha.
Franklini

Të jetosh, do të thotë të marrësh qëndrim ndaj jetës, ndaj situatave të caktuara historike.
Kërlezha

Më parë do jetuar e pastaj filozofuar.
Latine

Jeta është e ngjashme me zjarrin: fillon me tymin e mbaron me hirin.
Arabe

Jeta është lufta e vazhdueshme e njeriut me lirinë e kufizuar.
Bëli

Jeta e njeriut gjason me lulen që harliset në fushë. Vjen dhia, e ha dhe s'ka më lule.
Çehovi

Për shumicën e njerëzve jeta është si moti i keq: ndalen dhe presin të kalojë.
Londoni

Problemi më i rëndë në jetën e njeriut është kur njeriu nuk di të jetojë.
Shollohovi

Jeta është komedi për ata që mendojnë, kurse tragjedi për ata që jetojnë.
Pikaso

Jeta është vizatim, ku nuk mund të përdorni gomën.
Bergmani

Sa më shtrenjtë e paguajmë jetën, ajo ka më pak rëndësi për ne.
Raseli

Qaj për të kaluarën, shpresoj në të ardhmen, i palumtur jam me të sotmen- kjo është jeta ime.
Çajkovski

Ç'është jeta e njeriut ndaj tiktakut të orës: fije bari të njomë që lakohet.
Kërlezha

Jeta e njeriut në tokë është luftë.
Bibla

Vetëm një herë jetohet, e megjithatë ka shumë njerëz që nuk jetojnë asnjëherë.
Rukerti

Ekzistojnë dy gjëra që të mundojnë në jetë: e para të fitosh atë që dëshiron dhe, e dyta, të kënaqesh me të.
Shmiti

Urtia e jetës është gjithmonë më e thellë dhe më e madhe, sesa urtia e një njeriu.
Gorki

Shikuar jetën në tërësi, s'është asgjë, vlera e saj varet si e kalojmë jetën.
Ruso

Jeta është një lloj paranteze enigmatike ndërmjet lindjes e agonisë, në mes syrit që çilet e syrit që mbyllet.
Hygo

Kur kujtoj ngjarjet e çuditshme nga jeta ime, hetëherë dyshoj mos vallë vetëm kam ëndërruar.
Fransi

Duhet të mësohemi t'i përballojmë si burrat fatkeqësit dhe mërzitjet. Kjo është një nga zotësitë për të jetuar.
Kronini

Jeta ime është jeta juaj, ju jetoni atë që jetoj edhe unë. Kur ju flas për vete, kam folur edhe për ju.
Hygo

Jeta e papunë nuk mund të jetë e pastër.
Çehovi

Jeta është shkollë.
Komenski

Jeta duhet të jetë një edukim i parreshtur, lypset që të mësojmë gjithçka, që kur lindim e deri në vdekje.
Floberi

Çdo përvojë jetësore paguhet, vetëm ajo e fatlumëve ka zbritje.
Kokoshka

Shumë e shkurtër është jeta e individit që të mund të formojë çfarëdo gjykimi në mbështetje vetëm të "përvojës së vet njerëzore".
Kërlezha

Kam ëndërruar që jeta të jetë e lumtur. Kur jam zgjuar kam kuptuar se jeta është e vështirë. Kam punuar dhe jam bindur se te vështirësia qëndron lumturia.
Tagora

Edhe pse një këmbë e kam në varr, unë edhe më tutje dua të jetoj.
Aligieri

O, Zot, lejomë më tepër se ç'mundem.
Mikelanxhelo

Nuk është fat të jetosh, por është mirë të jetosh.
Seneka

Nuk i frikohemi vdekjes, por jetës së keqe.
Shqipe

Në jetë çdo gjë mungon, në vdekje çdo gjë tepron.
De Vega

Në këtë jetë të vdesësh nuk është gjë e re, por edhe të jetosh, gjithashtu nuk është e re.
Jesenini

Vdekja është e vrazhdë, por jeta është shpeshherë edhe më e vrazhdë.
Ikbali

Nuk është gjë të vdesësh, por është e tmerrshme të mos jetosh fare.
Hygo

Vdekja është e bukur kur jeta është e keqe.
Baku

Mos pyet si vdiq, por si jetoi.
Shqipe

Të gjithë thonë: sa e tmerrshme është që duhet të vdesim! Dhe këtë e thonë njerëzit që kanë qenë të detyruar të jetojnë.
Tueni

Vdekjes i frikësohemi vetëm derisa presim diçka nga jeta.
Stendali

Jeta e padobishme është si vdekja e parakoshme.
Gëte

Nuk është lehtë të jetosh pas vdekjes: për të arritur këtë shpesh do shpenzuar gjithë jetën.
Leci

Vdekjes më së paku i frikësohen ata, për të cilët jeta ka më shumë vlerë.
Kanti

Vdekja me nder është kapak floriri.
Shqipe

Mendon ndonjëherë për vdekjen? Sidomos kur s'punoj, kur s'dashuroj dhe kur vuaj.
R.Qosja

Vdekja është ëndërr pa ëndrra.
Bonoparti

Ilaçi më i mirë kundër vdekjes është pasuria.
Cezari

Vdekja e famshme ka dhuratë të madhe.
Herakliti

Vdekja është gjë e vjetër, por për çdo njeri është e re.
Turgenjevi

Më mirë një herë të vdesësh, sesa tërë jetën të vuash nga frika.
Ezopi

Trimat vdesin vetëm një herë, kurse frikacakët shumë herë.
Shekspiri

Nuk ka vdekje më të ëmbël e më të ndershme se vdekja për liri.
Shqipe

Leka i Madh dhe mushkaxhiu i tij pas vdekjes u bënë të njëjtë.
A.Mlarko

Kush vdes sivjet eviton pakënaqësitë që sjell viti që vjen.
Shekspiri

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PER MESHKUJ  
Një burre qe te don te keqen ,është me mirë se një grua qe te don te miren.


Meshkujt kujtojne se duhani i ben burra.


Grate mbajne mend vetem burrat qe i kane bërë për te qeshur, burrat vetem grate qe i kane bërë për te qare.


Mashkulli i vertet i do dy gjera RREZIKUN dhe LOJEN prandaj e zgjedh femren si loje me te rrezikeshme


Burrat ne rinin e tyre punojn si skllave qe te fitojn diqka qe kur te plaken te ken një jete me te mirë,dhe kur plaken e kuptojn qe është vone për te jetuar jeten e tyre sic kan dashur ata
(Aleksander Pope)


Streha e fundit e 1 mashkulli te ndershem është gruaja!


Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.


Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë


Ne krah te një mashkulli me karriere dhe te forte qendron gjithmone një grua e zgjuar dhe e forte!¨


Mashkulli është koka e shtepise, femra është qafa dhe sic dihet qafa e qon koken ku te doje.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PER FEMRAT  
Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
Frashëri

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.
Balzaku

Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.
Rumune

Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.
Uajldi

Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.
Rihteri

S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.
A.Dode

T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham.
Publie Sir

Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.
DeGoli

Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.
Lebruni

Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.
Montenji

Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato.
Bajroni

Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.
Kolinsi

Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.
Bajeri

Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.
Konfuç

Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.
Pitigrili

Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.
Volteri

Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.
Deveji

Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.
Niçe

Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.
Euripidi

Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.
Taso

Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.
Lili

Femra që dashuron, nuk plaket shpejt.
Gorki

E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi.
Shopenhaueri

Në mes të po-së dhe jo-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.
Servantesi

Është rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.
Uajldi

Femrat nuk ta falin mossuksesin.
Çehovi

Kur flisni me femrën, dëgjoni para së gjithash se ç'ju thotë me sy.
Brezhina

Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyftyrësia.
Fildi

Duhet të ruhemi nga gratë engjëllesha, sepse njeriu në fund gjithmonë martohet me ato dhe shkon drejt e në ferr.
Moriaku

Askush s'flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.
Hygo

Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.
Shqipe

Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.
Kurtleni

Sikur natyra të kishte krijuar ashtu si e bën moda, femra nuk do të ishte e lumtur.
Lespinase

Vajzat dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.
Nesini

Femrës i plaket së pari fytyra,e pastaj zemra.
Mazhuraniqi

Femra e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.
Gitri

Të gjitha gratë janë gjakpirëse.
Petronie

Gruaja është si qyteti: për ta pushtuar është shumë lehtë, për ta ruajtur është shumë vështirë.
Berto

Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë.
Marivo

Ka gra që nuk duan t'u shkaktojnë vuajtje shumë burrave përnjëherë dhe dëshirojnë që këtë t'ia bëjnë vetëm njërit: ato janë gra besnike.
Kapi

Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave.
Goldoni

Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj.
Ulmani

Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija.
Niçe

Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e clia nuk e do më.
Preveri

Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.
O'Henri

Femra është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.
Tueni

Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.
Balzaku

Nuk është e rendësishme çfarë thonë gratë, e rendësishme është çfarë heshtin.
Rilke

Vetëm e dhëna se gruaja ma zgjati dorën është epokë në jetën time.
Dostojevski

Merrnie gruan, e cila nuk beson atë që dashuron.
Valeri

Gratë janë paradoksi më i madh në jetën time. Vetëm atëherë kur më largohen, më bëhen miq të mirë.
Runi

Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.
Knzani

Gratë, për të cilat dashuria është gjithçka, gjithnjë janë naive.
Zilahu

Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.
Gorki

Sikur femrat të udhëhiqnin botën, ato do t'i flaknin të gjitha armët, përveç gjuhës.
Tuholski

Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.
Fransi

Femrat nuk janë krijuar që të jenë të kuptueshme, por të jenë të dashuruara.
Parkeri

Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.
Formani

Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.
Li Tai Po

Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson ç'humbje u ka kushtuar një fitore.
Mimbo

Femrat e bukura u nevojiten vetëm dashnorëve dhe fotografëve.
Pikaso

Femra është në gjendje të jetojë qoftë edhe nga një kompliment i vetëm.
Morgani

Femrat janë shumë të dobëta sa të mos keqpërdorin dobësitë e veta.
Zafari

Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni.
Saksi

Femrat dashurojnë fitimtarët, andaj i lejojnë edhe t'i pushtojnë.
Novalisi

Gruaja jashtë familjes ngjan me perandorinë e rrezikuar.
La Valeta

Një gjë është e ditur: gratë e sjellshme janë edhe bashkëshorte më të rrezikshme.
Laube

Më mirë të biesh në duar të vrasësit, sesa në ëndrrat e gruas epshore.
Nife

Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.
Valeri

Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t'u bërë e urtë.
Luteri

Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull.
Nife

Gratë mund të japin aq miqësi sa kanë huazuar nga dashuria.
Sfinoza

Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.
Spanjolle
Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
Kanti

Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.
Franceze

Tek zgjedhja e grave, si dhe në planet ushtarake, vetëm një gabim do të thotë humbje fatale.
Midëltoni

Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t'ju hapen të gjitha rrugët.
Renardi

Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën aryse.
Molieri

Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.
Dankani

Graja duhet të bëhet shërbëtore, e jo zotëri.
Zafari

Fatkeqësi e madhe është t'i takosh gratë që ende nuk i njeh mirë.
Moriaku

Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh.
Tuholski

Asnjëherë nuk jam martuar, sepse i respektoj shumë gratë.
Sordi

Jeta e gruas është e zbrazët, në qoftë se nuk e plotëson dashuria.
Stoni

Në qoftë se njeh vetëm gruan tënde që do, njeh të gjitha gratë.
Tolstoi

Kur nuk janë më objekt përgojimesh, gratë fillojnë vetë të marrin nëpër gojë.
Augeri

Një nuse e re pa burrë në shtëpi është më keq se një ushtri pa gjeneral, ose një fortesë pa komandant.
Servantesi

Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.
Xoxa

Në çdo rast nderoni gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.
Guareski

Grua ideale është ajo që, edhe pse s'ju qëndron besnike, kujdeset për ju aq shumë si t'ju kishte dashnor.
Askardi

Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.
Balzaku

Po të mos frynte era në det nuk do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të lëvizte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë, por nuk do të ishte as njeriu.
S. Frashëri

Kur një grua dëshiron rastësisht ta konsiderojnë të mençur ajo me një gjest kësisoji vetëm e dyfishon budallallëkun e vet.
Roterdami

Femra gjithmonë mbetet fëmijë e madhe.
Ruso

Sa të përshtatshme do të ishin gratë sikur të më dëshironin të jenë fatlume me çdo kusht.
Ashardi

Femrat e dashuruara i falin me lehtë indiskrecionet e mëdha, sesa tradhëtitë e vogla.
Grasi

Natyra e femres nuk është krijuar për dëshirën e çastit, por për gëzimin e përjetësisë së njerëzimit.
Xoxa

Para femrës së bukur dhe para parave të shumta nuk ka frenim.
Gaga

Femrat dëshirojnë të bëhen të barabarta me kusht që të drejtat e tyre specifike të përforcohen më tej.
Ozborni

Femra shpesh i kushton më tepër rëndësi faktit si e shikojnë atë që ajo e do, sesa faktit sa sheh ajo.
Stendali

Femra është person që nuk di të luajë asnjë lojë, por që fiton gjithmonë.
Stendali

Mashkulli i vërtetë dëshiron rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye e do gruan si lodrën më të rrezikshme.
Niçe

Dëshironi të dini a janë meshkujt inteligjentë burra të mirë? Por, e dashur zonjë, meshkujt inteligjentë nuk martohen.
Xheromi

Disa meshkuj kanë atë që e kanë merituar, të tjerët janë të pamartuarit.
Valeri

Mashkulli, kur fejohet, është si muaji maj, kurse kur martohet si muaji dhjetor.
Shekspiri

Pse njeriu të mos e dojë gruan e vet, kur edhe ashtu i do gratë e tjera.
Dyma

Mashkulli mund të jetë fatlum me çdo femër, derisa nuk e dashuron.
M.Kolinsi

Për femra duhet t'u flitet vetëm meshkujve.
Niçe

Meshkujt dinë vetëm të mendojnë, kurse femrat kuptojnë, por nuk mendojnë.
Tagora

Mashkulli mund të hasë grua, e cila nuk ka pasur asnjë lidhje dashurie, por rrallë has ndonjë, e cila ka pasur vetëm një lidhje.
La Roshfuko

Femrat dashurojnë sa munden, meshkujt sa dëshirojnë.
Grafi

Femra me të kaluar dhe mashkulli me të ardhme nuk janë kombinim i keq.
Fonda

Arin e provojmë me zjarr, gruan me ari, kurse mashkullin me grua.
Pitagora

Femra sheh thellë, mashkulli larg.
Grabe

Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që interesohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.
Kurtleni

Gruaja është e lumtur dhe realizon gjithçka që do kur e pushton mashkullin: së këndejmi pjesa më e madhe e jetës së saj i është kushtuar përvetësimit të shkathtësisë së pushtimit të meshkujve.
Tolstoi

Ekzistojnë dy lloj njerëzish, që nuk dinë asgjë për gratë: meshkujt e martuar dhe të pamartuarit.
Sagani

Përse femrat e bukura martohen me meshkuj të mërzitshëm? Sepse meshkujt inteligjentë nuk martohen me femra të bukura.
Momi

Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.
Aristofani

Disa gra sillen ndaj burrave si policia e kufirit: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin.
Nesini

Femrat kanë trilluar dashurinë, ndërsa meshkujt vetëm martesën dhe besnikërinë.
Valeri

Po desh t'i kuptosh meshkujt, studio femrat.
Franceze

Gruaja duhet të falenderojë perëndinë kur e ka burrin me të meta: burri pa të meta është spektator i rrezikshëm.
Halifaksi

Të gjithë meshkujt e martuar janë pronë e gruas, ky është i vetmi definicion i drejtë se ç'është pasuria e vërtetë e gruas së martuar.
T. Bernardi

Më e mira armë që të mundni gruan është kapela juaj, merreni dhe ikni.
Banymm

Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person; të arsimosh një femër, do të thotë të arsimosh një shoqëri.
Gandi

Mashkulli propozon kurse femra zgjedh.
Kierkeoardi

Grua moj, burri yt nuk kërkon bukuri, por një mori virtytesh.
Eurtfidi

Femra që i lejon mashkullit puthjen, nuk do t'i privojë edhe të tjerat.
Franceze

Mashkulli në gjithëçka që bën ka parasysh qëllimin, kurse femra mashkullin.
Grafi

Sikur meshkujt të ishin dashnorë të mrekullueshëm siç flasin, femrat s'do të kishin kohë as të krihen.
Gitri

Nganjëherë femra fsheh nga mashkulli dashurinë që ndien për të, ndërsa në të kundërtën artificializon dashurinë që fare s'e ndien.
La Bryeri

Mashkulli është më i dobët, kur femra e bukur i thotë me ledhati, je i fortë.
Bartoni

Zoti e krijoi femrën për dobi të mashkullit.
Tenisoni

Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.
A.Kristi

Gruaja bart çdo barrë nëse ia ka ngarkuar burri.
Aristoteli

Femrat nuk mund ta çmojnë mashkullin e mençur përderisa nuk martohen me ndonjë budalla.
Safiri

Femra mund t'i bëhet mikeshë mashkullit vetëm me këtë radhë: së pari e njohur, pastaj dashnore, e më pastaj mikeshë.
Çehovi

Femra që e dashurojnë dhe e cila dashuron, është e lumtur dhe nuk dëshiron tjetër. Mashkulli që e dashurojnë dhe i cili dashuron gjithandej dëshiron edhe gjëra të tjera.
Kurtleni

Sikur të mos ekzistonin meshkujt, femrat kurrë nuk do të fjaloseshin.
Let Bryeri

Kur gruaja ka burrë të mirë, kjo shihet në fytyrë.
Gëte

Gjëja më e rendësishme në jetë për mashkullin është fama, kurse për femrën dashuria.
Balzaku

Në botë ekzistojnë edhe gjëra të tjera, jo vetëm lidhje dhe ndarje mes meshkujve dhe femrave.
Tagora

Mashkulli është xheloz në qoftë se puth, femra edhe në qoftë se nuk puth.
Kanti

Gjëja që e preokupon gruan nuk është tirania e burrit, por zemërgjerësia ndaj saj.
Mishle

Bota urdhëron gratë, ne urdhërojmë botën, kurse gratë neve.
Klintoni

Fati më i madh për gruan është në qoftë se me burrin jeton së bashku dhe në harmoni.
Euripidi

Unë kështu e paramendoj botën ideale, ku të gjithë do të ishin të lumtur: të gjitha femrat duhet të jenë të fejuara, kurse të gjithë meshkujt të pamartuar.
Gabori

Mashkulli ka aq vjet sa ndihet, kurse femra aq sa shihet.
Bergmani

Pak di mashkulli që i tregon femrës tërë ato që di.
Fuleri

Shtëpia është burg për gruan, kurse ofiçinë për burrin.
Shou

Meshkujt kanë dëshirë të jenë dashnorë të parë të femrave, ndërsa femrat pajtohen edhe kur është dashuria e tyre e fundit.
Vilde

Mashkulli është gjuetar, kurse femra pre e tij.
Tenisoni

S'ka lumturi pa grua.
Indiane

Në qoftë se ke grua të mirë, të tjerat s'të duhen fare.
Eskimeze

Gruaja është si hija: Në qoftë se vrapon pas saj ajo largohet, në qoftë se ik prej saj ajo vrapon pas teje.
Gruziane

Çdo grua është e bukur në errësirë, prej largësie dhe nën ombrellë.
Japoneze

Gruaja që sjell pajë, sundon burrin.
Latine

Gruaja pa mashkull si ara e palëruar.
Novosibiriane

Mashkulli ësht si lumi, kurse gruaja si liqeni.
Kurde

Gruaja, kur bisedon me një mashkull, shikon të dytin, por mendon për të tretin.
Sanskrite

Me grua të keqe mashkulli plaket shpejt.
Baske

Mashkulli pa grua si ati pa shalë.
Vietnameze

Le t'i ruajë zoti gratë e këqija, kurse të mirat ruajini vetë.
Hebreje

Edhe gruan më të mirë e prish liria e tepërt.
Ruse

Shtëpia pa grua si mulliri pa ujë.
Armene

Një vajzë dhe një palë rrobe që i shohim shpesh e humbin vlerën.
Angleze

Rrahe gruan çdo mëngjes, nëse ti nuk e di shkakun, ajo vetë do ta kuptojë.
Ambe

Ai që flet keq për gruan e vetë, çnjerëzon vetveten.
Skotlandeze

Gruaja qan kur martohet, kurse burri qan më vonë.
Polake

Kush do të jetojë qetë, le të mos martohet me të bukurën e fshatit.
Portugeze

Dashurinë falja gruas, kurse besimin nënës.
Irlandeze

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

AFORIZMA PËR DITURINË  
Sytë dhe veshët e njeriut janë dëshmitarë të këqij, nëse mendja nuk është e arsimuar.
Herakliti

Rezultati më i rendësishëm i çdo arsimimi është njohja e vetëvetes.
E. Fisheri

Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetën. Ai është vetë jeta.
Deveji

Arsimimi është bimë e tmerrshme që nuk qet gjethe dhe nuk lulëzon, në qoftë se nuk e ujisim me lot e gjak.
Grafi

Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu.

Hygo

Ku s'ka bukë s'ka arsim, por nëse s'ka arsim s'ka as bukë.
Hebreje

Mos iu frikëso të arsimuarit, as të paarsimuarit, por vetëm të gjysmarsimuarit.
Kurani

Atë që dimë është një pikë uji, atë që nuk e dimë është një det.
Njutoni

Vetëm këtë di, se asgjë nuk di.
Sokrati

Më i dituri është ai që nuk mendon fare se mund të jetë ai.
Boalo

E dimë ç'jemi, por nuk dimë ç'mund të bëhemi.
Shekspiri

Ai që nuk di flet; ai që di heshtë.
Lao Ce

Dituria e bën njeriun të lirë, por jo edhe të lumtur.
Reinarku

Dituria mund të fitohet duke shfletuar libra e libra, por nëse nuk përdoren drejt, mund të mbeten pemë pa frute.
Lihtenbergu

Dituria arrihet duke vuajtur dhe bëhet ligj i jetës e mjet i shpëtimit.
Eskili

Asnjë dijetar s'ka dëshiruar kurrë të jetë më i ri se ç'është.
Suifti

Dëgjimi është fillimi i çdo urtësie.
Hegeli

Ai që di më së shumti, beson më së paku.
Italiane

Të dinë se e di atë që e dinë dhe se nuk e dinë atë që nuk e dinë, ja ku qëndron dituria.
Lao Ce

Askush nuk e dëshmon më mirë mosdijen e vet se ai që nis të flasë para se të përfundojë fjalën tjetri.
Briani

Nuk është me rëndësi që njeriu të dijë shumë gjëra, por të dijë t'i shfrytëzojë të dobishmet.
Tenisoni

Vetëm i padishmi është armik i dijes.
Avercki

Kurrkush nuk di gjithçka, por është turp dhe e dëmshme të shtiret se di atë që nuk e di.
Tolstoi

Dituria është pasuri që fitohet me përvojë dhe synon vazhdimisht kah e përgjithshmja.
Gëte

Mos u angazho të dish çdo gjë, që të mos mbetesh gjysmak.
Demokriti

Dituria është helm që në doza të mëdha shëron, kurse në të vogla mbyt.
Menjuhini

Dituria nuk është asgjë tjetër veç një shkencë për fatin.
Ciceroni

I padituri është ai që nuk di sot ç'nuk kemi ditur dje.
Nestroji

Nuk jam budalla t'i di të gjitha.
Didro

Të dish shumë do të thotë të plakesh para kohe.
Ruse

Nuk është e lejuar të dihet gjithçka.
Latine

Duhet të mësosh shumë që të dish pak.
Monteskie

Dinakëria është çështje e instinktit, që e ka edhe dhelpra, kurse mençuria është cilësia më e lartë e njeriut.
Qosja

I mençuri është i liruar prej të gjitha afekteve, mbasi nuk bije në hijen dhe fuqinë e tyre.
Aristoteli

Më mençuri është të lakohesh, sesa të thyhesh.
Franceze

Dinakëria është armë e malokut, kurse mençuria armë e njeriut të kulturuar.
Herakliti

Ai që është i mençur dhe i ditur flet vetëm atëherë, kur gjithë ata që janë rreth tij heshtin.
Saadi

Çdokush ka mendime të marra, por i mençuri hesht.
Bushi

Vetëm i mençuri është i lirë.
Ciceroni

I mençuri rrallë është dinak.
Ebner-Eshenbahu

Të dish shumë gjëra nuk do të thotë të jesh i mençur.
Herakliti

Askush nuk mund të bëhet i mençur me stomak të zbrazët.
T.S.Elioti

Mësimi është ndriçim.
Japoneze

Kush i përkushtohet mësimit, bëhet nga dita në ditë më i madh.
Lao Ce

Më mirë të mësosh diçka të panevojshme, se asgjë.
Seneka

Mos mendo se je i mirë, në qoftë se je më i miri ndër më budallenjtë.
Latine

Mësimi është hapi i parë, jeta është hapi i dytë.
Shileri

Mëso gjërat e mira, të këqijat mësohen vetëvetiu.
Ruse

Kush dëshiron të mësojë diçka gjen mënyrën; kush nuk dëshiron të mësojë, gjen arsyen.
Pikaso

Ata që dëshirojnë të mësojnë diçka, asnjëherë nuk janë pa punë.
Mirabo

Mos mëso për shkollë, por për jetë.
Seneka

Mundohu të njohësh gjithçka, e për asgjë të të mos njohin të tjerët.
Fareli

Ai që të ka mësuar një ditë, mbetet përgjithmonë babai yt.
Kineze

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------


 
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=