WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KOMUNAT E KOSOVËS
 

Komunat janë njësia themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës. Organizimi dhe kompetencat e njësive të vetëqeverisjes lokale rregullohet me ligj. Në komunat në të cilat së paku dhjetë për qind (10%) e popullsisë u përkasin komuniteteve, posti i zëvendës kryetarit të kuvendit të komunës do të rezervohet nga një përfaqësues nga radhët e këtyre komuniteteve.

Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statusit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.

Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave procedurale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.

Kuvendi i komunës është përgjegjës për vendimet lidhur me:

  • Miratimin e buxhetit;
  • Miratimin e çështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit;
  • Kompensimet për anëtarët e zgjedhur;
  • Raportin vjetor;
  • Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale;
  • Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
  • Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
  • Emërimin e kryetarit ekzekutiv;
  • Emërimin e bordit të drejtorëve;
  • Nivelin e pagesave dhe çmimeve;
  • Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror;
  • Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
  • Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me ligjin ekzistues.

Kuvendi komunal mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryetarin ekzekutiv për të marrë vendime. Kuvendi i komunës mund t'i revokojë këto autorizime në çdo kohë. Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore.
Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e çfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.

Komunat e Republikës së Kosovës

Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë Ueb-faqen e tyre zyrtare. Hapja e Ueb-faqeve të Kuvendeve Komunale të Republikës së Kosovës është një dritare e re informimi për qytetarët e këtyre komunave. Në këto Ueb-faqe, qytetarët mund të informohen për të gjitha arritjet, por edhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballet çdo ditë administrata e Komunave. Përmes Ueb-faqes së komunës së tyre, qytetarët mund të informohen rreth të gjitha punëve dhe aktiviteteve të Komunës, si dhe shërbimeve publike që komunat ofrojnë në zyrat e tyre. Gjithashtu, qytetarët mund t’i shprehin vizionet dhe sugjerimet e tyre për qytetin e tyre ku jetojnë e punojnë. Këto Ueb-faqe të Komunave të Republikës së Kosovës janë një urë lidhëse midis udhëheqjes së Kuvendit Komunal dhe qytetarit, si dhe një qasje e re për avancim të mëtejshëm të projekteve të tanishme dhe projekteve të së ardhmes.
Për më tepër informacion rreth Kuvendit Komunal të zonës tuaj, ju lutem klikoni në vegëzen e cila ndodhet në anën e djathtë, e cila do t'ju shpi tek uebfaqet perkatëse te kuvendeve komunale.

 

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=