WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  FJALORI EKONOMIK
 

A

AIDA - term, shkurtesë për çështje Marketingu me domethënje: Attention, Interes, Desire dhe Action (Vëmendje, Intersim, Dëshirë dhe Veprim).

Marketing skema AIDA është zhvilluar nga Lavidge dhe Steiner në vitin 1961, që në fakt paraqet një skemë se si të reklamohet dhe shitet puna e supozuar.

Aktiviteti i kontrollit (Control activity): Aktivitetet e kontrollit te brendshem jane politikat, procedurat, teknikat dhe mekanizmat qe ndihmojne per te siguruar se direktivat e menaxhimit po zbatohen.

Analiza (greq. ανάλυση - analisi = zgjidhje) është një ndarje e një lënde tërësore ose mendore në pjesët e saj përbërëse për studim të veçuar. Pra, analiza është studimi i këtyre pjesëve përbërëse dhe marrëdhënieve të tyre në krijimin e së tërës dhe paraqitja me gojë ose me shkrim i një studimi të tillë. Analiza është një emërtim që përdoret në shumë fusha të shkencës dhe diturisë:

  • kimi,
  • matematikë,
  • gjuhësi,
  • psikoanalizë,
  • mjekësi,
  • informatikë,
  • kriptografi,
  • ekonomi,
  • inxhinieri,
  • kriminologji,
  • letërsi,
  • muzikë,
  • filozofi,
  • statistikë, etj.

Thënie

  • "Lypset një mendje shumë e jashtëzakonshme për ndërmarrjen e analizës të së dukshmes". - Alfred Uajthed (1861-1947)
Analiza e rrezikut (risk analyse):Procesi sipas te ciles behet identifikimi, vleresimi dhe analiza e dukurive qe paraqesin rrezik lidhur me arritjen e objektivave.


Angazhimi
  1. engagement: Nje caktim specifik i auditit te brendshem, detyre apo aktivitet rishikues, sic eshte nje audit i brendshem, rishikimi i kontrollit te vetevleresimit, ekzaminimi i shkeljeve, apo konsultimi. Nje angazhim mund te perfshije detyra te shumefishta apo aktivitete te hartuara per te permbushur disa objektiva specifike te lidhura me to.

Mjedisi

Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fizikore, natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Në lidhje me njeriun dallojmë këto mjedise:

  • mjedisi shoqëror,
  • mjedisi kulturor dhe
  • mjedisi natyror.

Thënie

  • "Kur ne të bëhemi pjesë e diçkaje, atëherë ajo bëhet pjesë e jona." David Harold Fink
  • "Njeriu e formon vetveten përmes vendimeve që formojne mjedisin." Rene Dubos
  • "Njerëzit fajësojnë mjedisin e tyre. Por është vetëm një njeri për tu fajësuar -- dhe vetëm një -- ata vetë." Robert Collier
  • "Hapi i parë drejt suksesit është marrë kur ju s´pranoni të jeni rob i mjedisit në të cilin ju gjendeni më parë." Mark Caine
  • "Ne nuk do të kemi një shoqëri nëse ne shkatërrojmë mjedisin." Margaret Mead

Gridi burrel ju pershendet te gjithe burrelsat. Hajt shnet te gjith.

Shiko edhe

  • Ekosistemi
  • Mbrojtja e mjedisit
  • Ndotja e mjedisit
  • Riqarkullimi
  • Protokolli i Kjotos

Ambienti i kontrollit

Ambienti i kontrollit {ang.: Control environment} është term ekonomik që përdoret në administratë.

Ambienti i kontrollit në ekonomi është mjedisi i krijuar nga menaxhimi në të cilin bëhen te mundur realizimi i kontrollit të Ambienti i kontrollit perfshin: lerat etike dhe integritetin; ilozofine e menaxhimit dhe stilin e operimit; Strukturen organizativee; Caktimin e autoritetit dhe te pergjegjesise; Politiken e burimeve njerzore dhe praktikat; Kompetenca e personelit brendshëm.

 

Auditimi (ang.:Auditing)është term administrativ me të cilin nënkuptohet procesi që mund të realizohet për të kënaqur kërkesat e menaxhimit, apo të ndonjë auditori tjetër të pavarur, për të plotësuar obligimet statusore[1]

Varësisht nga aspektet e auditimit janë të njohur : auditit i brendshëm dhe i jashtëm

Auditimi

  1. Audite (auditor): Profesioniste te auditimit te certifikuar sipas rregullave.
  2. Audit i brendshem (Internal auditor): Janë profesioniste te auditimit, te punesuar brenda subjektit ku kryejne auditmet dhe të kualifikuar sipas kërkesave të përcaktuara në ligj.
  3. Audit i jashtem (External auditor): I referohet auditoreve te nje subjekti qe nuk eshte nen kontrollin e subjektit qe auditohet dhe mund te mos raportojne per objektivat e vendosura nga organizata. Te tille jane auditet e pavarur (ekspertet kontabel te autorizuar ose auditet e KLSH)
     

Autorizimi (ang.: Authorization ) termë i përdorur në nivelet operative ekonomike dhe në drejtësi e administratë me kuptimin: dhënia me shkrim e pëlqimit për përfaqësimin e rastit.

Me autorizim nënuptohet një instrument zyrtar me shkrim të nxjerë nga një autoritet publik që autorizon mbajtësin që aty e tutje të zbatojë aktivitet apo projek jo më shumë se një herë, në pajtim me kushtet e përshkruara në atë autorizim.

Autorizimet menaxhuese janë veprime te formalizuara (me shkrim) të niveleve të menaxhimit përgjegjës me anë të cilit autorizohen nivelet e tjera më të ulëta të menaxhimit ose punonjës të caktuar për kryerjen e veprimeve e transaksioneve.

 

Automated Teller Machines

 

 
ATM (Bankomat)

Automatic teller machine (ATM) është një pajisje elektronike që lejo klientët e bankave të bëjnë tërheqjen e të hollave dhe kontrollimin e llogarive bankare në çdo kohë pa ndihmën e ndonjë njeriu në bankë. Shumë ATM u lejojnë njerëzve të depozitojnë para apo çeqe, të transferojnë para madje edhe të blejnë pulla postare.

Histori e shkurtër

ATM –të e vjetra ishin vetëm cash makina. Ngaqë nuk ishin të lidhura me të dhënat e bankës me rrjetë kompjuterike, një numër i kufizuar i klientëve i shfrytëzonte ato. Këta klientë duhej të kishin gjendje të mirë financiare dhe llogari bankare me (Credit Card) Kartelë kreditore. Me zhvillimin e makinave u futën risi në këto makina. Zbulimi i ATM kartelës (Smartcard) dhe zhvillimi i lidhjeve që lejojnë transferimin e të dhënave prej makinës ATM në bankë, e hapi rrugën për krijimin e një tregu të hapur për përdorimin e ATM. ATM e parë e prodhuar në botë është ajo që u prodhua nga NCR në Dundee, dhe u instalua në Enfield Town në London Borough of Enfield, në Londër me date 27 Qershor 1967 nga Banka Barclays. Ky zbulim iu pranua John Shepherd-Barron, edhe pse George Simjian kishte regjistruar një patentë në New York të SHBA-ve në vitin 1930 dhe Don Wetzel dhe dy inxhinierë të Docutel kishin patentuar një zbulim në 4 Qershor 1973.

Kartelat e hershme mbaheshin më gjatë nga makinat ATM dhe punonin në principe të ndryshme duke përdorur rrezatimin (radioation) dhe magnetizmin që e fshinte të dhënat nga karta nëpërmjet lexuesit për ta bërë më të vështirë keqpërdorimin. Në ATM-të moderne klienti përdor kartelë plastike me çip magnetik që e ka të koduar numrin e llogarisë së klientit, dhe duke futur një kod numerik që quhet PIN (personal identification number), i cili në disa raste mund të ndryshojë duke e përdorur makinën. Në qoftë se PIN numri shënohet disa herë gabim ATM mund ta bllokojë kartelën si mbrojtje nga keqpërdorimet. Versionet e vjetra përdornin një lloj vauçeri për një përdorim, kurse ATM – të moderne lexojnë dhe shënojnë të dhëna në kartelën e klientit (smartcard).

Rrjeti i ATM-së

Shumica e ATM-ve janë të lidhura me rrjetet ndërbankare, duke mundësuar njerëzve që të marrin depozitet e tyre nga makinat që nuk u takojnë bankave ku ato i kanë llogaritë bankare. Kjo është një përparësi e madhe, sidomos për njerëzit që udhëtojnë: kanë mundësi që të tërheqin paratë në vende ku banka e tij nuk ka degë, madje ka raste kur mund të marrë valutë lokale në një vend të huaj, shpesh me këmbim më të mire sa sa me para në dorë (kesh).

Bankat për të bërë transaksione bazohen në të dhënat e shfrytëzuesit të kartelës apo në ndonjë institucion me anë të komunikimit me rrjetë.

Pagesa për shërbimet e ATM

Në shumicën e vendeve ku përdoren ATM-të pagesat për shërbimet ndahen në dy mënyrë :

  • 1.ka rast kur shërbimet u paguhen vetëm atyre që nuk janë klientë me llogari bankare në ATM-në e bankës ku i marrin shërbimet
  • 2.ka rast kur shërbimet paguhen për të gjithë klientët

Dallimi i vetëm është në lartësinë e pagesës që secila bankë e përdor për shërbimet e veta.

 Hardueri dhe softueri

ATM-të përmbajnë kriptoprocesoret të sigurtë, në përgjithësi me një IBM PC kompatibil në një hapësirë të mbyllur dhe të sigurtë. Siguria e makinës mbështetet kryesisht në integritetin e kriptoprocesorit , softueri i ATM-së punon në një sistem shfrytezimi komod.

ATM-të zakonisht lidhen me Procesorin e Transaksioneve me modem nëpërmjet linjës së telefonit ose drejtpërdrejt me një linjë të huazuar. Linja e huazuar është shumë e shtrenjtë, që d.m.th. për makinat që kanë trafik më të vogël do të përdorin modem për lidhjen e tyre. Kjo dilemë mund të zgjidhet ashtuqë ATM-të të përdorin internet të shpejtë, që është më i lire se linja e huazuar. Për ti mbrojtur të dhënat personale dhe financiare përdoret enkriptimi it ë dhënave.

ATM-të lëvizin larg nga përdorimi i (circuit board) çipave elektronik (shumica e të cilëve janë bazuar në arkitekturën Intel 8036) dhe shkojnë kah PC –të me sisteme operative komode si p.sh. Windows 2000 dhe Linux. Ka një shembull që është i njohur në botë : një bankë e madhe në jug të Brazilit që ka zëvendësuar MS-DOS nga ATM-të e tyre me Linux. Disa platforma tjera përfshijnë RMX 86, OS/2 dhe Windows 98 duke i shtuar edhe Java. ATM-të e reja me Microsoft teknologji përdorin Windows XP ose Windows XP embedded. ATm-të duke migruar në përdorimin e sistemeve operative më komode rriten edhe numrat e mesazheve për gabime të njohura si kjo në figure.

Besueshmëria

ATM-të në përgjithësi janë të besueshëm, por në qoftë se bëjnë gabime klientët mund të ngelen pa para deri në kohën e orarit të punës në Bankë.

Nuk janë të gjitha gabimet të lidhur me klientin; ka pasur raste kur makina ka dhëna para pa i zbritur vlerën e tyre nga llogaria e klientit, ose ka dhënë banknota me vlerë më të madhe si rezultat i gabimit të ndodhur gjatë vendosjes së parave në makinën.

Gabime që mund të ndodhin janë:

  • -mekanike (si mekanizmi i pranimit të kartelës; tastiera; dështimi i hard diskut) ;
  • -softueri ( si sitemi operativ; drajveri i njësisë; aplikacioni)

Siguria

Prodhuesit ATM-ve të mëhershme ishin fokusuar në sigurinë fizike të tyre. Një numër i sulmeve ka rezultuar me tentim për vjedhjen e tërë makinës.

Një trend i ri te ATM –të moderne është që në disa vende përdoret një lloj tjetër i ATM të vendosr në markete i cili jep vetëm një faturë në letër të cilën pastaj ia jep shitësit në atë market i cili ti jep paratë. Transakcionet e ATM-ve janë enkriptuar me sistemin DES, por ka edhe procesorë të atillë që kërkojnë një system pak më të sigurtë Triple DES prej 2005.

Ka gjithashtu shumë të ashtuquajtura (“phantom withdrawals“) fantom tërheqje parash prej ATM- ve, që bankat e interpretojnë si keqpërdorim ose mashtrime nga klientët. Shumë ekspertë e spjegojnë këtë dukuri se ndodh si pasojë e aktiviteteve kriminale të njerëzve të pandershëm brenda vetë bankës. Ka pasur raste kur janë vendosur makina të rejshme os tastiera të rrejshme në makinat egzistuese. Kjo është bërë për arsye të marrjes së të dhënave nga klintët si PIN kodi që pastaj të kenë qasje në llogaritë bankare të tyre.

Bankat thonë se gjithmonë u kanë shërbyer klientëve të cilët janë vjedhur si rezultat i mashtrimeve, d.m.th. ua kthejnë paratë e vjedhura, por ka pasur ankime se bankat e kanë bërë shumë të vështirë kthimin e parave të humbura në këtë mënyrë.

Emërtimi i ATM në vende të ndryshme

ATM –të në botë njihet me emra të ndryshëm. Ja disa nga emërtimet që përdoren për TAM –të në vende të ndryshme :

  • Automated Teller Machine
  • Automated Banking Machine (ABM përdoret në Bankat e Kanadasë)
  • ATM Machine (sic)
  • Bancomat or Bankomat, pjesërisht në Evropën kontinentale – Bancomat është emri prodhues i UBS AG
  • Bank Box
  • Bank Machine, në Kanadë
  • Cajero Automco, në Spanjë
  • Cash Box
  • Cash Dispenser
  • Cash Machine
  • Cashpoint, pjesërisht në UK. (emri i prodhimit të Lloyds TSB).
  • Geldautomat, në Gjermani (Geld = para)
  • Geldautomaat, në Hollandë (Geld = para)
  • "Hole-in-the-wall"
  • Khodpardaz (خودپرداز) në Iran, që ka kuptimin e paguesti automatik në persishte.
  • MAC machine, ose MAC (Money Access Center), pjesërisht në bregun lindor të SHBA-ve ( New Jersey dhe Pennsylvania)
  • Minibank, në Norvegji
  • Money Machine, në New Zealand
  • Pin Automaat, në Hollandë (verb. flappen tappen, pinnen)
  • Postomat, në Zvicër (Swiss Post Bank ATM)
  • Robotic Teller
  • Telebanco, në Spanjë
  • Tyme Machine, në Wisconsin
  • "Ugly Teller"

 Prodhuesit e ATM (disa)

  • Diebold
  • IBM
  • NCR
  • Tidel
  • Triton
  • Wincor Nixdorf
     
B
 

Barkodi është një numër me të cilin identifikohen produktet. Shumica e produkteve që qarkullojnë në hapësirat shqiptare janë t ë identifikuara me këtë numër.

Përmes numrave barkodi jep shumë informata si çfarë lloji i mallit është, cila fabrikë e ka prodhuar dhe shteti ku ai mall është prodhuar.

Disa shembuj:

Barkodi që fillon me numrat 860 tregon se ky produkt është i prodhuar në Serbi.

BANKA -

Funksionet qe sot perfshihen ne sistemin bankar kane origjine antike. Zakonisht pasurite e medha ruheshin ne tempuj ose u besoheshin prifterinjteve te rendesishem. Greqia konsiderohet si djepi i bankave pasi pikerisht atje janë kryer veprimet e para bankare te dokumentuara. Ne mesjete pervec huadhenies ne para, kane ekzistuar huadheniet ne natyre, madje dhe me norma interesi. Njerezit e pasur vepronin me a letra kredie ne baze te se cilave paguhej pruresi me te pare. Veprohej ne kete menyre ne rastet kur behej fjale për shuma te medha ose mallra me vlere.

Letra kredise ishte paraardhesja e cekut te sotem qe mundesoi pasurimin me ritme gjigande te bankiereve te asaj kohe sidmos te atyre qe ushtronin aktivitetin ne qytete te medha tregtare si Firence apo Amsterdami. Madje disa u bene aq te pasur sa arriten deri te leshonin hua për familje fisnikesh, por edhe për mbreter te cilet ne raste kur nuk ishin ne gjendje te kthenin parate jepnin tituj fisnikerie. Si shembull konkret mund te permendim: berjen Pape te nje anatari te familjes Medici (familje shume e njohur) dhe emerimin Zot i Firences i Lorenzo il Magnifico (edhe ky rrjedh nga familja Medici).

Origjina

Bankieret e pare merrnin persipër te ruanin arin ose sende te tjera me vlere. Kur kjo pasuri kerkohej, duhej qe pronari te tregonte nje fature ose dokument i cila vertetonte pronesine dhe daten e dorezimit te arit. Me kalimin e kohes depozituesit terhiqnin gjithnje nje pjese te arit keshtu qe u mendua qe pjesa tjeter te investohej nga bankieret ne aktivitete te ndryshme fitimprurese. Edhe nese ndonje klient do te kerkon te gjithe pasurine e depozituar kerkesa e tij do te permbushej duke perdorur nje pjese te arit te depozituar nga kliente te tjere. Duke qene se bankieret italiane ishin me te njohurit ata ushtronin aktivitet ne shume vende te Evropes. BORSA ishte nje nga familjet me te famshe ne kete fushe. Ne vitin 1609 kjo familje themeloi ne Amsterdam, dhe Bursen e pare. Fjala Burse rrjedh pikerisht nga familja qe e themeloi.

Aktivititeti i kambisteve u zhvillua ne Mesjete. Princat e Evropes zhvillonin shume luftra. Për te rekrutuar dhe te paguar ushtare kishin nevoje për florin (emri i parase ne ate kohe) te cilin e merrnin duke e shkembyer me ar ose sende te tjera me vlere. Deri ne ate kohe kisha dhe politika e saj e kritikonte rende parane megjithate nuk mund te pengonte zhvillimin dhe perhapjen e saj.

Huadhenia ka qene fillimish nje aktivitet i hebrenjve por qe me kalimin e kohes gjeti perdorim te gjere ne shume perandori. Barnabé de Terni ne 1462 ishte nje nga fisniket e pare qe jepte hua me norma interesi. Me pas edhe ne France sidomos gjate kohes se Luigjit te XVI u krijuan disa fonde te cilet sherbeni për huadhenie e cila sigurisht ishte e mbështëtur ne nje norme interesi qe arrinte deri ne 10% te shumes. Fjale banke ne shumicen e fjaloreve gjuhesore ka hyre ne shekullin e XV. Bankieret e Italise se Veriut leviznin nepër Evrope dhe ushtronin aktivitetin te ulur ne nje tavolin ose banke. Kjo është nje nga hipotezat e prejardhjes se fjales ‘BANKE’ Dokumenti me i vjeter qe deshmon ekzistencen e nje kredie i perket vitit 1207. Ne kete dokument nje bankier nga Xhenova ka nenshkruar për terheqjen e nje shume ne Palermo.

Por për fat tet keq shpesh bankat janë bere dhe objekt mosbesimi. Ne fakt pervec kredise te pare është dokumentuar edhe mashtrimi i pare i cili daton 1384 kur nje noter gjenoves i quajtur Antonius Laurentius kerkon parate te nje bankier por pa arritur ti marre ato.


 

ROLI BANKES

Ato jo vetem qe drejtojne ‘tregtine e parase’ por ne te njejten kohe janë industri e prodhimit te saj. Cdo huadhenie e shlyre redukton sasine e parase ne treg por ne te njejten kohe shton pasurine e bankes. Bankat kane nje rol tepër te rendesishem pasi orientojne parane ne drejtim te atyre qe kane me shume nevoje pa harruar dhe kontributin e tyre ne ekonomine e nje shteti. Banka është krijuar ne baze te nje sistemi qe ka për qellim te merret me dépôzitat monetare, ruajtjen e kursimeve te klienteve dhe huadhenien për qellime financiare. Sherbimet e saj ofrohen nepermjet nje rrjeti agjensishe. Me kalimine kohes dhe zhvillimin e shpejte te teknologjise po shfaqen gjithnje e me shume mundesi te reja veprimi ku mund te permendim :

  • Veprimet nepermjet Internet-it.
  • Perdorimi i Kartave te Kreditit
  • Bankomate për terheqjen e parave

Zhvillimi dhe efektiviteti i ketyre tre elemneteve është thelbesor ne ecurine e nje banke ne kohet e sotme. Banka duhet te kete nje licence dhe nje kontrate me shtetin ne baze te se ciles percaktohen nje sere elementesh qe bejne te mundur veprimtarine e bankes konforme rregullav dhe kushtetutes se nje shteti. Karta kreditit është ne nje fare menyre pasardhesja me e re e cekut. Ajo mundeson terheqje parashe nga çdo filial i bankes tek e cila ne depozitojme te ardhurat tona. Sigurisht qe nuk mjafton nje karte e thjështë për te terhqequr para. Pervec saj perdoruesit i jepet vetem nje kod i fshehte qe ben te mundur funksionimin e sigurte te kartes. Parate e terhqura mbahen nga llogaria e klientit. Karta e kreditit ka gjetur nje perdorimi te gjere dhe ne blerjet nepermjet internetit. Sigurisht për perdorimin e kartes se krediti dhe terheqjen e parave nevoiten bankomat-et.


BANCOMAT-i i pare i zhvilluar nga Kompania De La Rue u perdor për here te pare me 27 Qershor te 1967 ne Enfield Town ne Veri Te Londres për llogari te Barclays Bank.

Megjithate mbi shpikjen e ketij objekti ka disa emra qe kerkojne njohjen e autoresise se shpikjes se ketij objekti.

I pari qe pretendonte autoresine e Bankomatit është nje inxhinjer njujorkez, Luther George Simjian i cili zoteron pateneten e ketij objekti qe ne vititn 1930. Ne kete liste spikat emri i nje tjeter inxhinjeri amerikan. Behet fjale për Don Wetzel i cili ne bashkepunim me dy kolege hartoi dhe zhvilloi projektin e bankomatit te pare automatik. Licensa e tij daton 4 Qershor te 1973 perseri ne Nju Jork.

Për shpikjen e bankomatiti te pare nje tjeter inxhinjer, John Sheperd-Barron u nderua me titullin (Officer I Urdhrit te Perandorise Britankie). Ishte pikerisht shpikja e Sheperd qe u perdor e para ne 1967. Për te rritur sigurine ne 1965 inxhinjeri anglez James Goodfellow dha idene e kerijimit te nje (PIN) “numri personal indentifikimi”. Ne fillim bankomati u pa si nje shpikje shume e gjetur dhe qe reduktonte mundesine e vjedhjeve. Megjithate teknlogjia filloi te perdorej dhe nga grabitesit. Jo rralle ka ndodhur qe me ane te kamerave te gjehej PIN i perdoruesve ose numri 12shifror i kartes dhe me ndihmen e nje karte krediti fallso te pervetsoheshin shuma te ndryshma nga llogarite e klienteve....

 

Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit.

Banka e Shqipërisë u krijua gjatë procesit të tranzicionit me kalimin në sistemin bankar dynivelor dhe me krijimin e hapësirës së nevojshme ligjore për një bankë qendrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr. 7559 "Për Bankën e Shqipërisë", datë 22 prill 1992. Rishikimet e mëvonshme që iu bënë këtij ligji u hartuan sipas modeleve të vendeve perëndimore e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë.

Banka e Shqipërisë ështe bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo mban, në përputhje me ligjin “ Për kontabilitetin” dhe standardet ndërkombëtare, llogari e regjistra, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë të saktë gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.

Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë gëzon të gjitha funksionet e mirëfillta të një banke qendrore klasike:

  • Harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare;
  • Ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të kartmonedhës dhe të monedhës kombëtare.
  • Mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë.
  • Harton, miraton e zbaton regjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursit të këmbimit.
  • Licencon ose revokon licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe mbikëqyr aktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.
  • Shërben si bankier, këshilltar e agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë.
  • Shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë.
  • Nxit funksionimin normal të sistemit të pagesave.

Banka e Shqipërisë drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori. Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë e ka qendrën në Tiranë. Ajo ka 5 degë në rrethet Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë.

Historia

Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian.

Ky insitucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Njohur me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë ajo e filloi veprimtarinë e saj në vitin 1925.

Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e sistemit monetar e të kreditit në Shqipëri është historia e përpjekjeve që i paraprijnë krijimit të institucionit të bankës qendrore (1863-1924), krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit Shqiptar (1944-1992) e cila kishte njëkohësisht atributet e një banke tregtare dhe ato të një banke qendrore, për të përfunduar në sistemin dynivelor me Bankën e Shqipërisë (që prej 1992), e cila përmbush atributet e plota të një banke qendrore.

Banknota në thelbin e vet përfaqëson një dëftesë kreditore,e lëshuar nga një bankë,e lejuar si rregull për ushtrimin e këtij monopoli nga shteti,që qarkullon në vend të parave me vlerë reale,duke mishëruar në këtë mënyrë një pretendim ndaj bankës emetuese,e cila detyrohet në qdo moment tia këmbej prurësit vleftën e saj nominale me para reale.

 

Biznesi

Historia e Biznesit

Kontribues në lëmin e Biznesit

biznesi ka lindur si rezultat i shitjes dhe blerjes ne treg ,ku nuk specifikon se qka duhet t e shitet dhe qka te blehet

Borxhi paraqet vlerën të cilën një subjekt ekonomik ia huazon një subjekti tjetër, si borxh njihet dhe vlera e cila mbetet tek subjekti blerës në periudhën të cilën akoma nuk ia ka shpaguar subjektit shitës.

Borxhi i keq është një lloj i borxhit që një kompani B i ka kompanisë A e që kompania A nuk pret kthimin e këtij borxhi nga ana e kompanisë për shkaqe të ndryshme (bilans në hubje, likuidim etj.).

-

  •  
  •  

Brand

 

Si thuhet Brand ne gjuhen shqipe, per brand e kam llafin per fjalen/simbolin (shmb. Yahoo!, Adobe, Microsoft, etc) qe nje kompani perdore per te permbledhur sherbimet, organizaten vete, sloganet, etj.
Me duhet per artikullin e ardhsem Brand. --  eagleal  18 Qershor 2008 19:44 (CEST)

Brand në shqip është Marka. --Proud To Be Albanian diskuto°) 18 Qershor 2008 19:59 (CEST)
Sme kaloj fare nder mendje. Faleminderit. --  eagleal  18 Qershor 2008 21:22 (CEST)
sps, e ka edhe nje emer tjeter, por nuk me bje mend. Si brand edhe trademark ™ ne shqip eshte marka, por ketu dyja prej njera tjetres kane dallime. --Proud To Be Albanian diskuto°) 19 Qershor 2008 01:36 (CEST)

Brand nuk është marka. Brand është fama/nami i markës ose si thotë populli emri. D.m.th shqip emri komercial. Nami komercial. Për këtë qëllim në popull përdoret Firm me emen.--Hipi Zhdripi 19 Qershor 2008 06:55 (CEST)

Ups! Është mirë të përdoret Firm me emen, pasi që është jashtë gjuhës së njehsuar dhe në këtë formë ka depërtu në popull. Po mendojë ma mirë me marrë prej popullit se prej anglishtes. Në gjuhen e njehsuar i bie Shkëlqimi i shenjës njohëse/emblemes.

"Nami i firmes/emrit", si dhe Shkëlqimi i shenjës njohëse/emblemes, shpjegon me shume domethenien e fjales, Firma ose Emblema ose Marka jane fjalet qe duhen zgjedhur.
Me duket se duhet perdorur fjala angleze. Besoj se fjala Mark ka nje prejardhje latine. --  eagleal  19 Qershor 2008 14:10 (CEST)
Vetë e vetë e bón qysh dinë vet. Fjala "Brand" në gjuhen shqipe si e tillë nuk ekziston. Për kuptimi që përfshinë fjala brand në gjuhën angleze, ekziston edhe fjala shqipe. Ti tashti ndaç merre edhe prej kinezishtes. Veç mos arro artikulli për fjalen en:Brand ekziston, por artikulli për "mirëbajtjen e emblemnës komerciale", që populli i thotë "e ka majt emnin e babës" nuk ekziston. --Hipi Zhdripi 19 Qershor 2008 16:40 (CEST)

Upss!! Po më duket je ka ja bon edhe ti si disa shkencëtarë kur thojin: që 1+1 bojin 2, edhe pikë. të shkretit kanë harru që ajo vlenë vetëm nëse më parë është bërë një marrëvehje. Gjuha shqipe e ka marrëveshjen dhe atë në nivel shqiptar dhe jo amerikanë.--Hipi Zhdripi 19 Qershor 2008 16:44 (CEST)

Qe shqip brand nuk ekiston e di dhe une, por po kerkoja fjalen qe me shume i afrohej, dhe me sa duket eshte Marka. Kush eshte artikulli per en:Brand ? Une e kam llafin per Brand ne ambientin e maarketingut. --  eagleal  19 Qershor 2008 16:54 (CEST)
Artikulli Logo duhet te trajtoje shenjen dalluese si simbol. Ndersa Brand aspektet e marketingut. --  eagleal  19 Qershor 2008 17:00 (CEST)
Brand me gjuhën shqipe në fjalorin ekonomik përdoret si Markë kurse përkthehet edhe si shenjë, por ajo që në anglisht nënkupton Brand në gjuhë shqipe ekonomistët e sqarojnë përmes fjalës Markë. Kurse sa i përket kuptimit të fjalër brand, kjo fjalë nuk paraqet vetem namin e firmës, por gjithashtu edhe namin e një produkti të caktuar të një firme të caktuar, kurse Eagleal e ka gabim kur këtu i barazon Markën me shenjën dalluese sepse këto dyja paraqesin tërësi në vehte edhe pse në përkthim në fjalorin e përgjithëshëm bëhet shpesh barazim mes këtyre dy termeve sic ndodh edhe me termet marketing dhe reklamë. Pra fjala brand nënkupton vyrtytet e një kompanie, produkti, kurse shenja dalluese paraqet një tërësi statike kur e krahasojme me kuptimin e të parës.
Shembull Cocacola është brand që mund të ndryshoj në mendimet e njerëzve si i mirë ose i keqë i dëmshëm i dobishëm etj, kurse shenja dalluese është element statik i Cocacola-s që është kriju një herë në 1908 dhe më nuk ka ndryshuar. Puntori 19 Qershor 2008 22:40 (CEST)
Une nuk barazova Marken me Shenjen Dalluese, por i nenvizova ndryshimin e tyre.
Pra po thosha qe artikulli Shenja dalluese qe pershkruan Marken, duhet vendosur te Marka.
Dhe Shenja dalluese duhet rishkruar duke nenvizuar me shume aspektin si simbol, shenj. --  eagleal  19 Qershor 2008 22:49 (CEST)
Artikulli shenja dalluese eshte punuar sipas literatures ekonomike, kete e kam punuar une duke konsultuar material ekonomik te cilin e kam. Puntori 19 Qershor 2008 23:00 (CEST)
Prandaj po them qe duhet trajtuar ne nje aspekt me simbolik te fjales. Eshte marka qe duhet trajtuar ne aspekt ekonomik dhe marketing. --  eagleal  19 Qershor 2008 23:02 (CEST)
Pajtohem Puntori 19 Qershor 2008 23:06 (CEST)
Propozimi im eshte me bo keshtu: Trademark 1rightarrow-2.png Marka (drejtësi) / Brand 1rightarrow-2.png Marka tregtare ose Marka (ekonomi)

O une ju thashë çka pata me thanë. Unë nuk jam ekonomist. Problemi është shumë i thjeshtë. Firmat e huaja po vijnë në trevat shqiptare dhe po mundohen të ja përshtatin terminologjin e tyre terminologjisë së popullit aty, për lëverdin e tyre ekonomike, ndërsa ekonomistët shqiptar po mundohen terminologjin e huaj t'u imponojnë popullit të vet për me thanë që kishe po di diçka. Tani une ose jam i pitë ose i dehur. Kjo nuk ka lidhje me ekonomi por me një anë të zbehtë të traditës shqiptare në moton: "unë e zotrojë turqishten jam qytetarë, ti je katundar- e shite tokën për dy pare me ble një kotex në shehër". Ekonomistët janë ata që duhet të lëvizin "gurët" e gjuhës shqipe për të gjetur terme që populli i kupton. Mo zot e ma keq. --Hipi Zhdripi 20 Qershor 2008 00:57 (CEST)

Ne nuk kemi te drejte te parashtrpjme terme ashtu si mendojme se eshte mire ose jo, por keto terme duhet t'i paraqesim duke u konsultuar me literature profesionale. Une jame ekonomist vete dhe nuk me pelqen kjo menyre e sjelljes se vendimeve pa marr parasyshe literature profesionale. Puntori 21 Qershor 2008 02:19 (CEST)

 

  • Bruto
    1. Bruto Prodhimi i Vendit - Sasia prodhuese e një vendi
  • [[Buxheti - Plan financiar kryesor i një shteti, shuma e parashikuar e të ardhurave dhe e shpenzimeve të një shteti sipas degëve të ndryshme dhe për një kohë të caktuar; pasqyrë që jep këtë parashikim.
C

Cash -
  1. Cash - Është fjalë angleze që përdoret në vend të Me para në dorë, dmth para me gadishmëri të plotë për përdorim gjatë pagesës së borxhit. shih Pagesa cash
  2. Cash flow - Nënkupton kapacitetin e lëvizshmërisë së lirë të parasë në kompani.
Centi është një monedhë e vogël, e barabartë me një të qindtën e dollarit, euros etj.

D

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free