Richard Milhous Nixon lindi më 9 janar 1913 në Yorba Linda, Kaliforni; vdiq më 22 prill 1994 në New York City. Ishte politikan amerikan dhe President i ShBA i 37-të me radhë në periudhën (1969 - 1974). Nixon është i vetmi Kryetar i ShBA që ka dhënë dorëheqje gjatë legislatures presidenciale pa e përfunduar mandatin e dytë për shkak të përzierjes së tij në një aferë korruptive gjegjësisht Skandalit të Watergatit.