WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  NAPOLEON BONAPARTA
 

Napoleon Bonaparte

 
Napoleoni si Perandor, Jean-Auguste-Dominique Ingres

Napoleone Buonaparte (Ajaçio, 15 gusht 1769 - Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) ne jeten e tij ka qene, politikan, gjeneral brillant lufte, dhe perandor i Francës Mbaroi shkollen Ushtarake per Fisniket ne Paris falë nje burse studimi te cilen e perfitoi nga mbreti francez Luigji XVI. Me perfundimin e shkolles ushtarake merr graden e kapterrit ne artilierine franceze, me vone me revoluzionin francez do te gradohet me graden gjeneral. Qeverisi Francen nga viti 1799, dhe u emerua Consull i Pare ne nentor te vitit 1799 deri ne maj 1804 me vone behet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri ne 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri ne 22 qeshor 1815. Ne jeten e tij politike ka qene dhe President i Pepublikes Italiane nga viti 1803 deri ne vitin 1805 dhe mbret i Italise nga 1805 deri ne 1814.

Fale disa betejave ushtarake dhe aleanzave te shumta qe ndermori, Napoleoni pushtoi dhe udhehoqi gati te gjithin kontinentin Europian, duke çuar ne cdo vend qe pushtone idealet e Revoluzionit Francez. Arriti te kontrollonte shume mbreteri te europes fale familjareve te tij te cilet u emeronin nga Napoleoni per te kontrolluar me mire shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli,Westfalia dhe Hollanda).

Fushata e Rusise (1812) shenoi fundin e dominimit te tioj ne mbare europen. Me humbjen ne Lipsia nga alleatet europiane,te cilet ishin formuar per te perballur fuqine e perandorise franzese, ne tetor te vitit 1813 Napoleoni e la fronin e tij dhe u cua per burgim ne ishullin e Elba-s ne Itali.

Ne mars te vitit 1815, ia del mbane te arratiset nga ishulli prej se ciles ishte i burgosur dhe mbrrine afer Antibes me pas mberrin ne Paris, historianet do ta pershkrojne kte mberritje te Napoleonit me thenien "mbrriti pa shtene asnje plumb", ne te marr ne dor pushtetin per nje periudhe relativisht te shkurter, e cila kujtohet me emrin "Njeqind Ditet", do te mposhtet ne ate qe quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit te jetes se tij i kaloi i burgosur ne ishullin e Shent'Elenes ne mbikqyrjen e Anglez-ve. Mbas humbjes ne Waterloo, Kongresi i Vjenes solli ne te gjithe Europen mbreterit te cilet ishin larguar fale Napoleonit.


 

Fillimet dhe jeta ushtarake

Ishte sovrani i pare nga dinastia e families Buonaparte. Martoi Joséphine de Beauharnais ne vitin 1796, dhe ne martese te dyte u lidh me dukeshen Maria Luisa d'Asburgo-Lorena me 11 shkurt 1810, nga kjo lishe martesore do ti lindi femija i vetem i biri, Napoleone Luigji i emeruar Mbreti i Rome-s (1822-1832).

Figura e tij ishte nje frymezim per te gjithe si per artistet,musikantet,politikanet dhe historianet nga 1800' deri ne ditet e sotme.

Napoleone Buonaparte linde ne Ajaccio ne Korsike nje vit me vone nga stipulimi i Traktatit te Versailles (maj 1768), fale ketij traktakti Republika e Genoves i lente Franzeset te hynin ne Korsika, e cila u pushtua nga ushtria e mbretit Luigji XV, kur mbaruan dyluftimet me banoret e vendit ishulli u be pjese e pasurise personale e mbretit.

Familia Buonaparte i perkiste borgjezise te vogel dhe kishte origjine nga fisniket e Toskanes. Babai i Napoleonit, Carlo Maria Buonaparte, (Napoleoni e ndryshoi mbiemrin e nga Buonaparte ne "Bonaparte" mbas vdekjes se babait, dhe parapak dite per tu nisur ne Itali), ishte avokat i cili i laureua ne Universitetin e Pisa-s bere shume kerkime per te vertetuar dhe per te mare patenten nobiliare nga te afermit e larget Toskane, kjo patente nobiliate do ti jepte nje prestigj te larte ne atdhe, fale kesaj patente mundi te conte te dy femijet e tij per tu shkolluar ne France.

Carlo Maria Bonaparte vdiq ne moshe te re nga nje kancer ne stomak me 24 shkurt 1785, ne Montpellier. Nga gruja e tij Letizia Ramolino pati 13 femije, vetem 8 mbijetuan, vllezerit Giuseppe, Luiciano, Luigi; motrat Elisa,Paolina, dhe Carolina eshe Napoleoni.

Fale patentes nobiliare qe mori ne Toskane, Carlo mundi tu regjistrone ne Librin e Fisnikeve te Korsikes, i cili ishte themeluar nga Francezet per te mbajtur ne vezhgim ishullin, dhe fale kesaj patente Napolenoni ne moshen 9-vjecare mundi te hynte me 23 prill 1779 ne shkollen Mbreterore Brienne-le-Château, ne veri te Frances, aty ndenji deri me 17 tetor 1784 o pipas disa historianeve deri me 30 tetor 1779. Per te permisuar gjuhen franzese dhe per tu pergatitur per shkolle frequentoi 4-muj colegjin e Autun.

Fillimisht Napoleoni nuk e konsideronte veten e vet Franzes dhe u ndjente ne situat te sikletshme me bashkemoshataret e tij te cilet ishin fisnik francez te cilet e tallnin Napoleonin shpesh here per faje te theksit te tij dhe per prejardhjen italiane (akuzat qe ishte i huaj do ta ndjeknin gjate gjith jetes). Pa shoke dhe jo i consideruar nga femijet e tjere, dhe per faktin se Napoleoni ishte nje femije i dobet fisikisht, ai i dedikoi kohet e tij te lira ne sdudim duke shkelqyar ne Matematik.

Ne 22 tetor 1784 Luigji XVI i dha mundesine te hynte si student ne École Militaire (Shkolla Ushtarake) ne Paris, e cila ishte themeluar nga Luigji XV. Ne vitin 1785 tentoi te hynte ne Marine dhe u be gate per te ndermare karrieren e marinarit, por provimi i tij per te marr pjese ne ne marine u anullua dhe keshtu kaloi ne artlieri. Ne moshen 16-vjecare mori graden e nenkapterrit dhe u çua ne Valence(Drôme), ne jug-lindje te frances.

Me shperthimin e revoluzionit ne 1789, Napoleoni, 20-vjecar arriti te merrte nje liçence fale te seciles mund tu largonte ne ishullin e Korsikes. Ne Korsike vendosi te merrte pjese me levizjen revoluzionare te ishullit duke marre graden e kapterr-kolonelit te Gardes Kombetare. Ne vitin 1792 refuzoi tu kthente ne france per ti sherbyer Armates Franceze, ky vendim rrezikoi qe ta perndjeknin per tradheti. Fale familjareve te cilet e binden tu kthente ne France, Napoleoni shkoi ne Paris dhe u prezantua perpara Ministrit te Luftes per te dhene llogari mbi vonesen e kthimit, ketu shfaqi nje te folur aq brillante dhe te prekryer sa qe ministri e terhoqi ndeshkimin ndaj tij dhe e gradoi si Kapiten.

Nderkohe ne Korsike po u perhapte lufta civile e cila shperthehu ne 1793. Ne vitin 1792 sjelljet jo korrekte dhe menyra se si trajtoheshin Korsiket nga ana e Franceze-ve e shtyu-u Napoleonin te mbeshteste levizjen per pavarsine e Korsikes, por heroi nazional i Korsikes Pasquale Paoli (qe ishte kthyer ne korsike nga mergimi i tij i detyruar nga mbreterit Franceze) mblodhi edhe nje here ushtrine Korsike per pavarsine e ishullit, por kesaj rradhe familja Buonaparte ndryshe si me pare nuk e mbeshteti, dhe keshtu Napoleoni i cili u gjykua si tradhetar u detyrua bashke me familjen e tij t'iu drejtonte Frances.

Nga ai moment Napoleoni mbeshteti me gjithe vullnetin e tij revoluzionin francez, ne kete menyre ai mundi ti ngjiste shkallet e ushtrise me shpejt sec duhej. Ne dhjetorin e 1793, si kolonel i artilierise, liroi portin e Tolone nga mbeshtetesit e mbretit dhe nga Angleze-et; kjo beteje e cila ishte suksesi i tij i pare ne ushtri i dha graden e gjeneralit te brigadave dhe njohjen e me Paul Barras, i cili do te behej politikan i fuqishem en France, fale kesaj miqesie ai do te ngjiste shkallet e pushtetit francez. Miqesia e tij me Augustin Robespierre, vellai i Maximilien, do ta çonte ne fatkeqesi nga ana ushtarake. Por me 5 tetor 1795 shoku i tij Barras e emeroi, me habitjen e te gjitheve, komandant i sheshit te Parisit, me detyren per te mbrojtur Mbledhjen Kombetare nga kercenimi i mbeshtetesve te mbretit. Me andihmen e Gioacchino Murat ne komanden e kalorsise, Napoleoni ne menyre barbare dhe strategjike permbysi popullsine e revoltuar e cila donte te shkaktonte nje grusht shteti te ri. Me suksesin e kesaj operacioni vjen edhe emerimi, fale shokut Barras, si gjeneral i ushtrise te mbrendshme.

Fushata e Italise

 
Napoleoni duke kaluar Alpet Italiane, pikture e Jacques-Louis David

Me 9 mars 1796 Napoleoni martoi Joséphine Tascher de La Pagerie, vejushe Beauharnais, grua e cila ishte martuar me nje ushtarak te denuar me prerjen e kokes mbas revoluziont Francez.Vetem dy dite mbas marteses u nis ne koken e nje ushtrie e formuar prej 38.000 ushtaresh te cilet ishin te armatosur ne menyre te dobet. Kjo fushate ushtarake, i cili ne planet e Drejtorise Franceze, do te ishte veçese nje fushate strategjike sepse kishin planifikuar ta sulmonin Austrine duke pershkruar lumin Rhein. Kjo ishte fushata e Italise e drejtuar nga gjeneral Napoleoni i cili u perballe me ushtrine austriake ne sfavor numerik dhe logjistike, por keto fakte nuk e frikesuan Napoleonin i cili arriti te korrte nje fitore te madhe ndaj austriakeve.

Ky sukses ushtarak nga ana e Napoleonit frymezoi shume artistet e kohes ne mbare europen te cilet i kushtuan vepra te ndryshme, nje nga me te famshmet ishte sinfonia n.3 i Ludwig Van Beethoven me titullin "Eroika".

Betejat midis austriakeve dhe piemonteseve ishin te shumta, por beteja historike ishe ajo qe u zhvillua me 19 prill 1796 e quajtur "Beteja e San Giacomo" dhe "Marrja e Shen Mikelit". Me paqen e Cherasco e stipuluar nga Napoleoni dhe Vittorio Amedeo III i Savoia-s pati humbje te madhe per mbreterine Savoiane te cilet humben territore te rendesishme si Savoia-n dhe Nizza-n. Me 10 maj 1796 shpartalloi ushtrine austriake ne betejen e "Ponte di Lodi" dhe ne 15 maj po te ati viti hyri ne Milano.

 
Napoleoni i kurorezuar mbret i Italise 26 maj 1805 ne Milano

Ne 16 maj, ne Milano vendoset Aministracioni Gjeneral i Lombardise, nje organizim politiko-ushtarake ne te cilen merrnin pjese franceze (te ardhur nga armata e Italise) dhe emra te spikatur qe ndiqnin filosofine e revoluzionit francez si, Pietro dhe Alessandro Verri, Gian Galeazzo Serbelloni dhe Francesco Melzi d'Eril.

Duke e detyruar qe tu dorezohej rajoni i Piemonte-s dhe Milano pushtohen brenda disa diteve, Napoleoni emerohet nga Drejtoria Franceze i plotefuqishem ne Armaten e Italise dhe keshtu u pergatit per detyren e re dhe shume te veshtire: te mposhte ushtrine austriake. Mbas disa betejave te vogla, ushtrite ranceze dhe austrake u perballuan me 5 gusht, ne Betejen e Castiglione-s.

Kjo perplasje ishte perballja e pare e drejtuar nga Napoleoni, i cili demonstroi gjenialitetin e tij ne fushen e betejes duke permbysur nje rezultat i cili ishte ne favor te ushtrise austriake, kjo ishte fitorja e pare me rendesi nga ana e Napoleonit ne karrieren e tij ushtarake. Humbja e ushtrise austriake ishte e rende per tu perballuar, megjithate austriaket arriten te formonin nje ushtri te re e cila u mund serisht nga Napoleoni ne Bassano, Arcole dhe me se fundmi ne Rivoli.

Me 9 korrik 1797 u themelua "Republika Cisapline" me kryeqytet Milanon, dhe ne tetor te viti 1796, u formua rajoni i Lombardise, dhe ketu ishte ushtria e pare italiane e cila vendosi te perdorte flamurin trengjyresh (jeshile, barshe, Kuq) i cili me vone do te behej flamur kombetare. Ne te njejten kohe ushtrite e coalizionit te udhehequara nga Papa u bene pjese te "Republikes Cisapline" me 7 janar 1797 duke pranuar si flamur ate me tre ngjyra. Me qellimin per te demetuar papen u themelua Republika Anconitiana me kryeqytet, Ankona-an, e cila me pas u bashkua me Republiken Romake: e gjitha kjo levizje politike pati nje zjatje te shkurter, sepse ne 1800 u vendos shteti i meparshem i drejtuar nga Papa.

Forzat austriake, te komanduara nga duka Carlo i Austrise, te frikesuara nga marshimi i shpejte te Napoleonit dhe ushtrise se tij drejt Vjene-s, pranuan te firmosnin ne traktakt paqe-je i cili mori emrin e Traktakti i Campoformio-s, me 17 tetor 1797.

Perveç terreneve te fituara nga pushtimi ne Itali, Franca vazhdoi marshimin e saj, dhe pushtoi toka te reja si Hollanda,Belgjika dhe anen e majte te lumit Rhein, nga ana tjetet Austriaket merrnin territoret e Republikes se Venecia-s. Me kete mbaroi keshtu, me fitoren e Napolenoit ndaj Austris-e, fushata e Italise.

Me rastin e kesaj fushate Napoleoni pati rastin ti tregonte botes capacitetin e tij ne strategji, pati edhe rastin per te aplikuar mesimet e marra nga Federiku II i Prussis-e.


 

Fushata e Egjiptit dhe e Sirisë

 
Napoleoni dhe gjeneralet e tij ne Egjypt, Jean-Léon Gérôme


Mbas nje fitorje te rendesishme në betejën e Piramidave, Napoleoni mposhti ushtrine e Murad Bey, mamelukut, në te hyre në Kairo ai u bë padroni i Egjipt-it. Pas pak ditesh më 1 gusht 1798, flota e Napoleonit ne Egjypt, u shkaterrua komplet papritmas nga admirali anglez Horatio Nelson, ne Abukir. Me shkaterrimin e flotes Napoleoni e gjeti veten te bllokuar. Mbas nje lundrimi ne detin e kuq vendosi te shkojë ne Siri me pretekstin ndjekjen e guvernatori të Acri-t Ahmad Jazzār Pascià i cili sipas Napoleonit kishte tentuar ta sulmonte. Me 19 mars 1799 mbërriti ne San Giovanni d'Acri, e cila ishte fortesa e të pareve te dikurshem ne Token e Shenjte, Napoleoni ne kete rajon humbi afresisht dy muaj kohe duke u perfshirë ne nje beteje te kote, keshtu fushata e Sirise u mbyll me nje deshtim te plote.

Duke u kthyer ne Kairo, Napoleoni mposhti ne 25 korrik 1799 nje ushtri prej 10.000 ushtaresh te komanduar nga Mustafa Pashà ne Abukir, aty ku nje vit me pare i ishte therrmuar flota nga ana e Nelsonit. Gjithesesei i shqetesuar nga lajmet qe vinin nga Franca (ne ate kohe ushtria franceze po terhiqej nga te gjitha frontet, dhe vete Drejtoria tashme nuk kishte me fuqi ne duart e veta) dhe i vetedishem qe fushata e Egjyptit nuk i kishte dhene ate qe ai shpresone, Napoleoni, ia la komanden gjeneralit Kléber, dhe u nis per ne France me 22 gusht me anijen Muiron.

18 brumaio dhe Konsullata

 
Napoleon Bonaparte Konsull i pare, pikture e Antoine-Jean Gros.


Me 9 tetor 1799 Buonaparte mberriti ne Fréjus, rruga e tij drejt Parisit u prit me entuziazem te madh nga ana e Fracezeve, te cilet ishe te bindur qe gjenerali Buonaparte ishte kthyer ne France pikerisht per te marre ne dore pushtetin e vendit, i cili kishe hyre ne nje periudhe trazire, kjo arsye ishte pikerishe ajo qe Napoleoni synonte. Mberritur ne Paris mbloshi me pershpejtim te gjithe personat te cilet u identifikuan si conspiratoret e Drejtorise Franceze. Ne mbeshtetje te Napoleonit ishte vellai i tij i madh Giuseppe dhe Luciano i cile mbulonte nje rrol te rendesishem ne politiken franceze, ishte presidenti i organizates "Kshilli i Peseqinde-ve" i cili bashke me Keshillin e te Moshuarve perbenin fuqine legjislative te republikes. Napoleoni gjeti mbeshtetje te antari i Drejtorise, Roger Ducos, te ministri i jashtem Talleyrand dhe mori nje mbeshtetje te madhe nga ministri i policise, Joseph Fouché. Barras i cili ishte antare me influenze ne Drejtorine i veteditur nga capacitetet e Napoleonit nuk e kundershtoi.

Mbas mbeshtetjeve te shumta qe korri ne qeveri, Napoleoni perhapi lajmin e rreme, se kishte nje rrezik real qe politikanet donin te permbysnin republiken, ne kete menyre arriti te bindte "Kshillin e Peseqindeve" dhe "Kshillin e te Moshuarve" te votonin ne menyre qe te dy Kshillat tu trasferoheshin jashte Parisit, ne kete menyre Napoleoni u zjodh komandant i te gjitha forcave te armatosura, tani ai kishte nen urdherat e tij te gjithe ushtrine Franceze e cila mundte te meshteste ne cdo çast ne grushtin e shtetit qe kishte pregatitur.

Synimi i Napoleonit ishte qe te çonte dyja dhomat e deputeteve ne autoeliminim, ky veprim do ti jepte te gjitha fuqite ne duart e tij. Por nuk ndodhi kshilli i te moshuarve, nuk u bind nga fjalimi qe Napoleoni mbajti perpara tyre, fjalim i cili ju duk i zymte dhe jo i qarte. Kur Napoleoni hyri ne zyrat e kshillit te pesqindeve deputetet ju versulen kunder, dhe kerkuan qe te votohe ne meyre qe Napoleoni te konsiderohej tradhtar i cili meritonte denimin me vdekje. Ne momentin kur gjithçka dukej e humbur, vellai i tij Luciano, i cili ishte president ne ate kshill udheroi rojet qe te arrestonin deputetet per terrorrisem. Fakti me i kujtuar ne ate mbledhje ishte sjellja qe mbajti vellai i Napoleonit, i cili hoqi shpaten nga doreza dhe ia drejtoi vellait te ne fyt duke i thene deputeteve "Nuk do te nguroja nje minute per te vrare vellain tim te dashur neqoftese ai do te ishte nje rrezik per lirine e Frances" ushtaret te cilet me se shumti ishin veterane te ushtrise se Napoleonit shperndane deputetet. Ne mbremje te dyja dhomat e deputeteve u shkrine dhe u votua qe fuqite te ndaheshin ne tre persona ne tre Konsulla; Roger Ducos, Sieyés dhe Napoleoni.


 

Konsullata

Ne te emeruar te tre konsullat te cilet kishin ne dore te gjithe Francen, donin te nryshonin kushtetuten me ndihmen e komisioneve e cila duhej ta konsideronte te ligjshme grushtin e shtetit, ky projekt ligj u ratifikua dhe populli i frances e priti me brohoritje kete vendim. Napoleoni i cili kishte ne dore fuqine ezekutive, mundte te kontrollote edhe fuqine legjislative. I emeruar Konsull i pare Napoleoni e rindertoi administrazionin e Frances ne nje strukture qendrore, por e cila ishte aq perfekte sa perdoret edhe ne ditet e sotme ne France; territori ndahej ne departamente,distrekt dhe komuna, te ushehequra nga prefekte,ndihmes-prefekte dhe kryetar bashkie.

Arkat e shtetit u mbushen serisht nga territoret e pushtuara dhe nga formimi i Bankes se Frances. Ne vitin 1801, papa Pio VII ratifikoi nje traktakt i cili thoshte qe francezet jane nje popull kaotlik por feja ishte e ndame nga shteti. Ne fushen e shkollimit, Napoleoni formoi licee dhe universitete te pergatitura ne menyre qe te furnizonin shtetin me nje klase dirigjente, por nuk perforzoi shkollen fillore sepse donte ta mbante popullin ne nje situate injoranze nga ana politike. Konsullata e Napoleonit u kthye e perjetshme me brohortjet e francezeve me 2 gusht 1802, ne kete menyre hapej rruga drejt Perandorise.

Rruga drejt Prandorisë

 
Napoleoni mbi fronin Perandorak, Jean-Auguste-Dominique Ingres

Gjate mungeses se Napoleonit i cili ishte i impenjuar ne Egjipt, francezet ishin mundur ne menyre te vazhdueshme ne ne Itali dhe ne Gjermani nga ana e austriakeve. Koalicioni i ri anifrancez kishte hedhur poshte Republiken e Napolit, themeluar nga francezet ne vitin 1799, ate Romake, dhe ate Cisalpine. Me 6 maj 1800, 6-muj mbas grushtit te shtetit te 18 brumaio, Napoleoni ndermori serisht nen kontrollin e tij ushtrine franceze. Me nje marshim madheshtor kaloi serisht Alpet italiane ne kalimin e Gran San Bernardo, nje strategji e cila i zuri ne befasi austriaket te cilet u mposhten pa probleme ne Montebello, ne momentin kur Napoleoni po u kthente ne Milano. Me 14 qeshor 1800 u zhvillua beteja e Matengo-s. Kjo beteje ishte e kujtuar si ajo me madheshtore e Napoleonit ne Itali, me e veshtira por ishte fundimtaria. Sipas historianeve Napoleoni ne oren tre te mbasdites po e humbte betejen afersisht edhe luften por, ne mbremje ne oren tete, triunfoi mbi ushtrite austriake. Kjo ndodhi fale gjeneralit Desaix i cili mbrriti ne fushen e betejes me ushtare te rinj, fale kesaj ndihme ushtria austrake e gjeneralit Melas , i cili vdiq ne ate beteje. Ne Milano u rivendos per nje kohe te shkurter Republika Cisalpine, e cila me vone do te zevendesohet pas Comizit ti Lionit (1802 - 1805) Paqja ne Itali u vendos fale paqes se Luenville e cila rregullonte serisht marrdhenjet midis austrakeve dhe francezeve ne te njejten menyre te traktaktit te Campoformio, i prishur nga austriaket. Ne 1802 Napoleoni zgjidhet President i Prepuklikes Italiane titull te cilin do ta baj deri me 17 mars 1805 kur do de behet Mbret i Italise. Me "Paqen e Amiens" te viti 1802 Anglia firmosi per paqen midis te dy shteteve. Napoleoni kishte shkatrruar eshe nje here koalizionin e ngritur kunder frances, fitoi edhe mbeshtetjen e zarit te Rusise Aleksandri I. Ne dy vitete e ardhshme europa jetone me ne fund ne paqe. Ne vitin 1802 Napoleoni i shiti nje pjese te Amerkes te veriut, ShBA-s si pjese e marreveshjes te Louisiana-s: ne ate moment sapo kishte perballuar nje problem te madh ushtarak kur ushtria e tij, e çuar per te pushtuar Santo Domingo-n iu revoltua kunder e udhehequr nga Toussaint L'Ouverture, ne ate momente u semure me temperature te larte. Revolta megjithate u neutralizua, por me humbje te medha nga rrjeshtat e ushtrise franceze, duke pare situaten kritike Napoleoni vendosi qe nuk mund ta mbronte Louisiana-n, keshtu vendosi ta shisteme 8 prill 1803. Me 1802 vendosi skllaverine ne kolonite franceze. Mbasi kishte perhapur influencen e tij ne Svizer dhe ne Gjermani, nje diskutim mbi Malten i dha Anglise me 1803 ti deklaronte lufte Frances dhe vendosi te mbeshtesete fisniket te cilet ishin kunder regjimit te Napoleonit.

Kurorezimi ne Notre-Dame

 
Kurorezimi i Napoleonit, pikture e Jacques-Louis David.

Tashme konsull per jete, Napoleoni kishte praktikisht nje fuqi absolute ne France. Me 18 maj 1804 Senati e proklamoi perandor te francezeve. Me 2 dhjetor te njejtit vit, ne katedralen e Notre-Dame ne Paris, celebrua cermonia e kurorezimit, ky kurorezim u bekua nga papa Pio VII, Napoleoni kurorezoi ne rradhe te pare veten e vet perandor i francezeve, me pas u kurorezua perandoreshe bashkshortja e tij Joséphine de Beauharnaisòù. Zera thone se Napoleoni e shkuli kuroren nga duart e papes gjate ceremonise per te treguar se nuk ishte me poshte se autoriteti i papes; por Pio VII e parashikoi kete gjest dhe nuk e preku kuroren me duar.

Me vone, me 26 gusht 1805 ne sheshin Duomo te Milanos, Napoleoni u kurorezua mbret i Italise me Kuroren e Hekurt.

 
Kurora e Hekurt e përdorur për kurorzimin e Napoleonit

Me kete kurorezim nga ana e Napoleonit, u rivendos monarkia ne France, por nuk ishte e njejta si ajo e vitit 1792, sepse Napoleoni nuk ishte "Mbret i Frances si dhurate nga zoti" siç recitonin rrjeshtat e shkruajtura nga Ancien Régime, por ai ishte "Perandor i francezeve i zjedhur nga vullneti i popullit". Ne fund te fundit ai ishte mbret i francezeve, ne fakt shume monarki europiane aktuale kane prejardhje nga ai, monarki sepse Napoleoni ishte padroni absolut i frances.

Pushtimi i Europes

 
Perandoria e Napoleonit ne 1811: Stampa:LegendaStampa:LegendaStampa:Legenda

Ne vitin 1805 ne shtetet europiane formuan koalizionin e trete kunder Napoleonit; i cili kishte kaluar vitn e fundit ne bregdetin e Normandise, per te pergatitur nje operazion ushtarak bashke me aleaten e tij Spanjen e cila do ta ndihmonte kunder Anglise, por shume shpejt kuptoi se alleanza e re e formuar nuk duhej marre me neglizhence, keshtu u kthye edhenjehere ne komanden e ushtrise se madhe franceze e cila me shume sfrozim arriti zemren e europes per te mposhtur forzat e ngritura kunder perandorise. Por Napoleoni nuk e kishte pergatitur mire strategjine kunder flotes Anglese e cila me 21 tetor te vitit 1805 mundi floten franceze e udhehequr nga admirali Pierre-Charles Villeneuve, anglezet ishin te udhehequr nga admirali Horatio Nelson, i cili me pare kishte shkaterruar ne Amukir floten detare te Napoleonit. Me kete humbje te thelle Napoleoni humbi shpresat per nje invazion te mundhem kunder Anglise.

Forzat e koalizionit europiane u per me se shumti perbeheshin nga austriake dhe ruse. Ne ate perplasje du ishin frontet me te zjarrta: ai gjerman, ku Napoleoni komandonte la Grande Armée, dhe ai italian ku gjenerali Masséna komandonte l'Armée d'Italie. Fitoret e marra si ajo ne Betejen e Caldiero (30 tetor), dhe marrja e Vjenes nga ana e Gioacchino Murat, nuk e friksuan koalizionin, ne fakt pjesa e madhe e ushtrise ishte akoma operative. Por me 2 dhjetor 1805, e cilia data e nje vjerorit te kurorezimit te Napoleonit si perandor, ai mundi koalizionin e trete ne betejen e Austerlitz. Kjo beteje i tregoi edhe nje here europes gjenialitetin e Napoleonit ne strategjite ushtarake, mbas asaj beteje Napoleoni kontrollonte te gjithe Europen. Nje dite me vone sovranet e europes keruan te shpallnin paqe me Francen. Austria humbi Venezian, e cila u bashkua me mbreterine e Italise, dhe humbte çdo kontroll mbi Gjermanin, e cila u formonte me emrin "Konfederata e Rhein", hera e pare qe gjermania u bashkonte ne nje konfederate. Thuhej se ministri i pare William Pitt mbasi kishte marre informazione mbi betejen e Austerlitz i tha nipit te hiqte nga muri harten e europes sepse si tha ai "Nuk do ta perdorim me 10-vjetet e ardhshem"

Nje vit me pas Napoleoni mposhti Prussine ne betejen e Jena (14 tetor 1806).

Kolizioni i katert, e cila ishte e komanduar nda Prusia, mposht me 14 qeshor 1807 ne Friedland, mbas betejes se Eylau, zari Aleksandri I u detyrua te firmoste paqen ne Tilsit. Mbas kesaj paqe europa ndahej ne zona influenze te ndryshme, siç shkruhej ne traktaktin e Tilsit, territoret midis lumit Elba dhe Memel do te formonin kufirin midis dy perandorive.

Kur papa refuzoi te bashkohej me Napoleonin ne pushtimin e anglise, sepse ishte neutrale, ai pushtoi menjehere Romen me gjeneralin Miollis dhe me 7 maj 1809 urdheroi qe Shteti Pontificio t'iu bashkohej perandorise franceze. Papa iu pergjigj me nje leter ku shkruhej se Napoleoni perzehej nga kisha katolike, por Napoleoni i urdheroi Miollisit te arrestonte papen. Gjenerali Radet beri te mundur te transferonte papen dhe kardinalin e tij Bartolomeo Pacca ne Grenoble, kur Napoleoni vetem kater vjet me vone arriti ti merrte papes firmen per aprovimin.


 

Blloku kontinental dhe pushtimi i Spanjes

Per te detyruar Angline te dorezohej, ishte e vetmja fuqi europiane qe nuk kishte pranuar t'iu gjunezohej perandorit francez, Napoleoni vendosi nje bllok kontinental ne europe, ne menyre qe anglia mos te tregtone madhra me europen. Gjithsesei kjo strategji u tregua jo efikace, sepse shume nga shtetet europiane nuk e zbatuan ne menyre te plote. Napoleoni duke veshtruar se shtete europiane nuk zbatonin urdherat e tij vendosi ne rradh te pare te pushtonte Portogalli-n, i cili mbante marrdhenje tregtare me Angline. E para u pushtua Spanja me vone Portogallia, por vendimi per te pushtuar Russine do te tregohej katastrofike per Napoleonin.

Ne vitin 1808, duke shfrytezuar nje debat familjar ne oborrin mbreteror te Spanjes midis mbretit Karlo IV dhe te birit Austrie Ferdinando, Napoleoni detyroi mbretin te jepte doreheqje nga kurora, keshtu u be mbret i Spanjes vellai Giuseppe Bonaparte, ne kete menyre do ta ksihte me te lehte te kontrollonte gadishullin iberik. Ne te njejten kohe Anglezet zbarkuan ne Portogalli, trupat e udhehequara nga sir. Arthur Wellesley arrtien te leronin Porogalline. Ushtria Anglese arriti ne Spanje te ndihmuar nga qytetare spanjolle te cilet nuk duronin me pushtimin e francezve duke detyruar mbretin e sapo emeruar Giuseppe Bonaparte ti kerkonte ndihme vellai Napoleonit, i cili mbrriti ne Spanje dhe me 4 dhjetor leroi Madrid-in nga anglezet. Por ne te mbaruar lufta me Anglezet ne Spanje, Napoleoni mori lajmin se nje koalizion i peste ishte formuar kunder tij nga shtetet e europes.

Midis 5 dhe 6 korrikut 1809 Napoleoni mposhti koalizionin e peste ne Wagram, mbasi kishte pushtuar Vjenen dhe pallatin e Schönbrunn. Austria pranoi kushte te renda per paqen e firmosur duke leshura shume territore si: Trentino, Baviera, Istria dhe Dalmazia.

Europa e re e Napoleonit



Me 1810, europa komandohej eshe nje here sipas vendimeve te Napoleonit. Territoret e fituara ishim perhapur me shume se ato origjinale te Frances. Mbreteria e Italise ishte e udhehequr nga Napoleoni i cili kishte vendosur zevendes-mbret Eugenio Beauharnais (djali i lindur nga martesa e tij e pare), principata e Lucca dhe Piombino dhe nje pjese te madhe te Toskanes ishte e usheheur nga motra e tij Elisa, e cila kishte martuar princin korsik Felice Baciocchi, motres Paolina, e martuat me princin Kamillo Borghese, i dha territorin e Guastalla, vellai i madh Giuseppe ishte bere mbret i Spanjes, vellai Luigji merrte fronin e Hollandes, vellai Girolamo morri mbreterine e Wesfalia, gjenerali Gioacchino Murat mori Mbreterine e Napolit, marshalli Bernadotte morri fronin e Suedise, por me voni tradhtoi besimin e Napoleonit duke perkrahur koalizionin i cili do ta mposhte me vone.

 
Europa nën influencën e Napoleonit ne vitin 1811

Mbas paqes se Schonbrunn, Napoleoni dhe austriaku Klemens von Metternich kishin rene dakort per nje martese-shteti. Me 14 dhjetor 1809 Napoleoni divorzoi nga Joséphine de Beauharnais, grua e cila nuk i kishte ndenjur shume besnike por ai e donte jashtemase dhe i denji prane deri ne vdekjen e saj e ndodhur ne periudhen kur ai ishte ne mergim ne ishulline e Elbas. Me 1 prill 1810 Napoleoni martoi bijen e perandorit te Austrise, Maria Luisa Asburgo, mbesa e Maria Antonietta-s, me kete martese austria u lidhe me Naploleonin. Nga kjo martese lindi i biri me 20 mars 1811. Por trashigimtari i perandorise Napoleone Francesko nuk e shijoi kurre perandorine e babait sepse Napoleoni hoqi dori nga froni mbas pak vitesh dhe Napoleoni II vdiq ne moshen 21-vjec.

Fushata e Rusise.

 
Një portret të zarit Rus Aleksandri I


Me afrimin e pushtimit te Rusise, i cili ishte planifikuar ne veren e vitit 1812, Napoleoni u detyrua te merrte ne ushtrine e tij ushtare jo francez sepse per faktin qe ishin te angazhuar ne frontin Spanjoll. Ne armaten franceze hyren italiane, polak dhe gjerman te perfituarnga Konfederata e Rhein. Françesko d'Asburgo dhe Guglielmo i Prusise u binden dhe vendosen te ndihmonin Napoleonin ne kete fushate, por me deshiren qe ky i fundit ta humbte kete beteje.

24 qeshor 1812 armata e madhe, e perbere nga 650.000 ushtare, kaloi lumin Niemen i cili ishte kufiri midis dukates se Varsavjes dhe Rusise. Siç ne vitete e kaluara, Napoleoni shpresonte ta fitonte luften ne nje spedizion te vetem i cili nuk do te zjaste shume kohe, ne fakt reservat ushqimore ne diposizion ishin te pakta sepse parashikohej pikerisht se kjo beteje do te zjaste fare pak. Por ushtria russe nuk pranoi tu ballafaqonte me ushtrine franceze menjehere dhe keshtu filloi duke u terhequr vazhdimisht. Kjo strategji e cila ne fillim dukej si nje sjellje jo dinjitoze per nje ushtri, me vone u tregua nje taktike shume e zgjuar me te cilen ushtria ruse kur terhiqej lente pas fshatra te shkaterruar dhe fusha te djegura. Ushtria e Napoleonit mbeshtetej tek ato ushqime qe merrnin ne territoret gjate udhes se tyre, duke mos gjetur asedhenje fshat apo qytet te banuar ne te cilin ato mund tu furnizonin, ushtria u perballua me nje situate kritike per jeten.

Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortecën e Borodinos u zhvillua beteja më gjakëderdhëse e fushatës të Rusisë. Trupat russe të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u anientuan. Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, ketu gjëndi një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri. Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhërin të terhiqej më 19 tetor 1812. Armata franceze morri një humbje shumë të thellë, në pesë muaj të fushatës Ruse Napoleoni kishte humbur 90 % të ushtarëve, të cilët o ishin vrarë o burgosur o ishin larguar. Rreth 20.000 nga 650.000 ushtarë mundin të kalonin lumin Niemen. Duke vështruar humbjen e Napoleonit në Rusi, shtetet europiane ngritën kokën dhe vendosën të formonin një koalizion të ri kundër perandorit francez, ky ishte koalizioni i shtatë . Duke kuptuar rrezikshmërinë e këtij koalizioni të ri, Napoleoni në momentin e kthimit në france urdhëroi të formohej një tjetër ushtri, por ushtarët e rinj nuk kishin eksperiencën e duhur që Napoleoni kërkonte.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free