WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  WINSTON CHURCHILL
 

Winston Churchill

 
Winston Churchill (1874-1965)

Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 Nëntor 187424 Janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërsi dhe artist.

Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudan etj. Mori famë të mirë dhe të keqe si korrespondent lufte dhe me libra kontemporar ai shkroi duke i përshkruar kampanjat. Shërbeu shkurtimisht në ushtri në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Pushkatarëve Mbretëror Skocez. (Royal Scots Fusiliers)

Në krye të skenës politike për rreth 50 vite, ai pati shumë pozita politike dhe në kabinet. Para Luftës së Parë Botërore, ai punoi si President i Bordit Për Tregti, si sekretar dhe si Lordi i Parë i Forcave Detare si pjesë e qeverisë liberale. Gjatë luftës ai ende punoi si Lord i Parë deri në luftën shkatërruese në Gallipoli e cila shkaktoi ndarjen e tij prej qeverisë. U kthye si Ministër i Municioneve, Sekretar i Shtetit për Luftë dhe Ajër. Gjatë viteve të luftës shërbeu si Kancelar i Thesarit në qeverinë konservative.

Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe drejtoi Britaninë ne fitore me fuqitë kryesore. Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free