WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  KORÇA
 

Korça


 

Korça
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 40° 37 V ; 20° 46 L
Popullsia
-dendësia
60.000 banorë
? banorë/km²
Sipërfaqja ? km²
Administrata
Shteti Shqipëria
Rrethet Korçë
Kodi Postar 7001-7004
Prefiksi telefonik +355 (0) 82
Faqe zyrtare Bashkia Korçë
Politika
Kryetar i Bashkisë Niko Peleshi
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Komunikacioni
Targa e automjeteve KO
Aeroporti Nënë Tereza
IATA-Code:TIA
?? km nga qendra
PORTALI : KORÇA
redaktoni kutinë

Korça është një qytet në Shqipërinë jugore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.

Historia

Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra. [1]

Demografia

...

Politika

Kryetar i Bashkisë së Korçës është Niko Peleshi. Përpara tij kanë qënë Robert Damo, Gjergji Duro, Dhioni Kotmilo dhe Gjergji Gjinko. Këta janë kryebashkiakët e Korçës nga viti 1992 e në vazhdim.

Ekonomia

Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së.

Kultura

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.


 

TURIZMI

Transporti

Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181Km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojnë standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30 min. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit.

 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=