WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  SHKUPI
 

Shkupi


 

Shkupi
Скопје
Skopje
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 42°00.23N & 21°27.13E
Popullsia
-dendësia
515,419 2002 banorë
2.107 banorë/km²
Sipërfaqja 225 km²
Administrata
Shteti Republika e Maqedonisë
Rrethet Shkupi
Adresa e kuvendit ?
Kodi Postar 1000
Prefiksi telefonik +389 (0) 2
Faqe zyrtare KK Shkup
E-Posta Kontakt
Politika
Kryetar i Bashkisë Koce Trajanovski
Partia udhëheqëse VMRO
Komunikacioni
Targa e automjeteve SK
Aeroporti Aeroporti i Shkupit
IATA-Code:SKP
22 km nga qendra
redaktoni kutinë

Shkupi (maq.: Скопје/ Skopje; tur.: Üsküp) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë. Gjatë periudhës ilire Shkupi ishte kryeqendër e Dardanisë dhe njihej me emrin Scupi. Shqiptarët sot përbëjnë rreth 30 për qind të popullatës së Shkupit. Dikur Shkupi ishte qyteti me popullatën më të madhe shqiptare ne botë.

Pak histori

Shkupi eshte kryeqyteti i Maqedonisë, dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lart Maja e Sollunit 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehë ). Kronikat e kan notifikuar se ngjarjet me te rendesishme ne historin e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )

Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cile u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te shtequajturen prej maqedonasve ne lagjen turke. Duke i margjinaliziuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.

Trashëgimia historike

Kur Isa Beu e pushtoi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatëroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria sërbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.

Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.

 
Memorial House of Mother Teresa

Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjith qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu eshte atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, ne brendsinë e Bit pazarit, ky objet turk, është sinonim i te gjith pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev. Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.

Artikulli kryesor: Stone Bridge (Skopje)

Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë.

 
Ishak Bey Mosque

Gjithastu esht qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Eshte zemra e Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet univerziteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.

 
Kuršumli An

Komunikacioni

Shkupi eshte i lidhur me hekurudh me Greqin, Serbin, Malin e zi, dhe Kosoven, eshte projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqiperinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjith Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni.

Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Ne ditet e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kerkuar te kene edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga keta shembuj eshte edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjitahte prezenca tyre ne institucionet muzeale eshte pothuaj inegzistente.

Numri i banorëve

  • Shkupi: 506 926
  • Aerodromi: 72 009
  • Buteli: 36 154
  • Gazi Baba: 72 617
  • Gjorgje Petrovi: 41 634
  • Karposhi: 59 666
  • Kisella Voda: 57 236
  • Saraji: 35 408
  • Qendra: 45 412
  • Çairi: 67 300
  • Shuto Orizara: 25 000

Politika

Kryetar i Shkupit eshte Koce Trajanovski.

Gjeografia

Ndodhja e Shkupit në Lumin Vardar i jepë një pozitë të mitë gjeografike.

gjatësia gjeografike lindore eshte 21º26'

Malet Vodno me majën Krstovar (1.066м) Vargmalet Jakupica-Karagjica me majën Sollunska Gllva-Mokro (2.450м) dhe Ubava (2.533м) Hijesirë 1.506м Zheden 1.260м Skopska Crna Gora me majën Ramno (1.561м)

Objektet turistike

  • Kalaja e Shkupit mbizotëron mbi qytet. Në kohen neolite dhe ne kohen e bronzit është ndërtuar, pastaj eshte rindërtuar gjatë sundimit të Perandorit Justijani I . Në vitin 518 ka patur nje tërmet i cili e ka dëmtuar rëndë por përsëri është rindertuar.
  • Ura e gurit në qytetin e vjetër, thuhet se urën e kanë ndertuar Romaket por eshte rrenuar, me ardhjen e Osmanlive ne , ura u rindertua dhe sot është monumenti me i madh dhe simboli i qytetit te Shkupit.
  • Hamami i Daut Pashës Banjoja e ndertuar nga turqit, ka funksionuar deri viteve te 50-ta, por pas termetit ne vitin 1963 ajo u rrenua. Pasi u rindertua sot shërben si galeri arti dhe për manifestime kulturore.
  • Stacioni i vjeter Hekurudhor - në qendër u dëmtua gjatë tërmetit të vitit 1963, viteve te 70-ta u vendos muzeu i qyteti të Shkupit
  • Sheshi Skënderbe dhe permendorja e Skenderbeut - Pas konfliktit ne vitin 2001 sipas marrëveshjes se Ohrit u bë decentralizimi i pushtetit dhe u formua komuna e Çairit, u ndertua permendorja e Skënderbeut e cila u vendos në sheshin Skënderbe në vitin 2006
  • Xhamitë e Shkupit , Shkupi ka qene dhe është qytet me shumë xhami, dikur ka pasur 128 xhami, por pas braktisjes se Osmanlive, Shkupi ka ra nën okupimin Serb, te cilet i kan rrënuar shumicen e xhamive, e deri tash ne Shkup kane mbetur vetem 28 Xhami, por numri i xhamive po rritet në rethinen e Shkupit. Sot kemi 125 xhami në Shkup dhe rethinen e tij.

Ne pjesen e vjeter te Shkupit me te njohura jan

  • Xhamia e Mustaf Pashes
  • Xhamia e Isak-Beut
  • Xhamia e Isah-Beut
  • Xhamia e Jahja-Pashes
  • Xhamia e Murad-pashes
  • Xhamia e Sulltan Muradit Pranë saj gjendet edhe Sahat Kulla e Shkupit e para ne Ballkan.
  • Çarshia e vjeter eshte pjesa me e vjeter e qytetit te Shkupit e cila eshte pjes e pandashme nga Kalaja e Shkupit, sot aty gjenden 2 hamame, Hamami i Daut Pashes dhe Çifte Hamami, gjithashtu ne çarshine e vjeter esht edhe Bezisteni, pastaj aty jane edhe 3 Hane , Kurshumli-Hani,Kapan-Hani, dhe Suli-Hani, dhe ne te gjenden 2 kisha. Gjithashtu ne çarshinë e vjeter ka edhe shum shitore dhe zanate te vjetra, por pas termetit ne vitin 1963 shumica e objekteve jane rrenuar edhe jane demtuar, poashtu ka patur shumë xhami te cilat jan edhe me sot, vetemse nje xhami cila eshte rrënuar pritet te rindertohet ajo afer Kurshumli Hanit.
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free