WWW.ARBNOR-GASHI.PAGE.TL
  TIRANA
 

Tirana


 

Tirana
Emblema
Tirana (Shqipëri)
Tirana
 
Tirana (Shqipëri)
Qendra e qytetit
Statistika
Koordinatat 41° 33' V ; 19° 82' L
Popullsia
-dendësia
726,547 banorë
14,746 banorë/km²
Sipërfaqja 41,8 km²
Administrata
Shteti Shqipëria
Rrethet Tirana
Kodi Postar 1001-1028
Prefiksi telefonik 00355 (4)
Faqe zyrtare Bashkia Tirana
Faqe zyrtare TiranaCity Community
Politika
Kryetar i Bashkisë Edi Rama
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Komunikacioni
Targa e automjeteve TR
Aeroporti Nënë Tereza
IATA-Code:TIA
25 km nga qendra
PORTALI : TIRANA
redaktoni kutinë

Tirana (pa shq. Tiranë) është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë dhe qyteti më i madh në vend. Qyteti u themelua nga Sulejman Pashe në vitin 1614, kurse si kryeqytet u caktua në vitin 1920. Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.

Historia

Regjistrimi i tokave të qytetit u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha nga fshati Mullet, i cili ne fillim ndërtoi një xhami, një furrë pjekje dhe një hamam. Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit. (Lexoni dhe këtu)

Si kryeqytet i përkohshëm Tirana u shpall më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925. Në vitin 1990 Tirana numëronte vetëm 244.200 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjitha anët e tjera të vendit përdrejt kryeqytetit, të cilët shpresojnë të gjejnë aty punë dhe jetë me të mirë, e ka çuar popullsinë e Tiranës në rreth 830.000 banorë. Tirana, siç quhet dhe nga vendasit Zemra e Shqipërisë, është qyteti që lulëzon dhe zhvillohet më shpejt, ai është tepër ritmik dhe ofron mundësi të shumllojshme aktiviteti jo vetëm për banorët vendas, por edhe atyre të huaj.

Etimologjia

Ekzistojnë disa hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë...

  1. Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
  2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit të parë para lindjes së Krishtit, e cila mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop (shek.VI), e quan kështjella e Tirkanit.
  3. Tirana vjen nga Greqishtja e Vjetër Tyros (Τύρος) që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës, bëhej tregëtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
  4. Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "kanë rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër). (J.N. Priska)

Për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Qyteti

 
Një pamje e sheshit Skënderbej.
 
Pallati i Presidencës

Qyteti ka Universitetin e Tiranës (1957), Institutin e Agrokulturës (1951), Akademinë e Shkencave (1972), Bibliotekën Kombëtare (1922), si dhe shumë muze, midis të cilëve Muzeu i Kulturës Kombëtare, Muzeu i Shkencave të Natyrës (1948), Muzeu i Arkeologjisë (1948) si dhe Muzeu i Historisë Kombëtare (1981). Tek Kiti gjendet edhe aeroporti i vetëm ndërkombëtar dhe qendra të shumta kulturore. Në vitin 2000 qendra e Kitit, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi Skënderbej, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Gjithashtu Kiti është dhe qendra kryesore e Qarkut të Tiranës dhe e Rrethit me të njëjtin emër. thumb|upright|Skanderbeg-Statue thumb|upright|left|Uhrturm in Tirana

Gjeografia

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.

Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm. Në Tiranë mbizotëron një klimë subtropikale-mesdhetare me rreshje dimërore dhe me temperatura mesatare vjetore në korrik + 24° Celsius dhe në janar +7° Celsius.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.


 

Popullsia

 
"Taivani" one of Tirana's most modern and frequented restaurants.
 
Dajti Mountain overlooking Tirana
 
Petrela Castle near Tirana.
Skeda:Muzeu.JPG
National Historical Museum.

Politika

 
Qëndra e Tiranës (1930)


 

Kryebashkiakët e Tiranës

Nga pavarësia,në fundin e Luftës II

  • Zyber Hallulli 1913-1914
  • Servet Libohova 1915-1916
  • Ismail Ndroqi 1917-1922
  • Ali Begeja 1922-1923
  • Ali Derhemi 1923-1924
  • Xhemal Kondi 1924-1925
  • Fuat Toptani 1925-1927
  • Izet Dibra 1927-1928
  • Rasim Kalakula 1928-1930
  • Rexhep Jella 1930-1933
  • Abedin Nepravishta 1933-1935
  • Qemal Butka 1936-1937
  • Abedin Nepravishta 1937-1939
  • Qazim Mulleti 1939-1940
  • Omer Fortuzi 1940-1943
  • Halil Meniku 1943-1944


 

Pas Luftës II (Kryetarë të Komitetit Ekzekutiv)

  • Llazar Treska 1944-1945
  • Ibrahim Sina 1947-1949
  • Isuf Keçi 1950-1951
  • Sabri Pilkati 1951-1951
  • Peço Kagjini 1951-1952
  • Sami Gjebero 1953-1954
  • Ibrahim Sina 1954-1955
  • Sami Gjebero 1956-1957
  • Irfan Ceklkupa 1957-1958
  • Rifat Dedja 1958-1961
  • Sabri Pilkati 1961-1962
  • Rifat Dedja 1962-1964
  • Sabri Pilkati 1965-1966
  • Myqerem Fuga 1970-1973
  • Ndue Marashi 1974-1975
  • Nesip Ibrahimi 1976-1983
  • Jashar Mezenxhiu 1984-1985
  • Llambi Gegprifti 1986-1987
  • Leandro Zoto 1987-1988
  • Llambi Gegprifti 1989-1990


 

Pas rënies së komunizmit

  • Tomor Malasi 1991-1992
  • Sali Kelmendi 1992-1996
  • Albert Brojka 1996-2000
  • Edi Rama prej 2000

Që nga tetori i vitit 2000 kryetar i bashkisë se Tiranës është piktori dhe lojtari i dikurshëm i basketbollit, si dhe për një kohë të shkurtër ministër i kulturës, rinisë dhe sportit, Edi Rama. Në tetor të vitit 2003 ai u rizgjodh sërish pas zgjedhjeve komunale. Paraardhësit e tij të viteve 90' ishin kryebashkiakët Sali Kelmendi (1992-96) dhe Albert Brojka (1996-2000) të Partisë Demokratike (PD).

Ekonomia

Tirana është qendra më e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur janë industria e lehtë dhe ushqimore si dhe industria ndërtimore, por edhe industria e ndërtimit të makinerive apo ajo e tekstileve dhe e përpunimit të qelqit. Si në të gjithë vendin ashtu edhe kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në një periudhë tranzicioni. Pas rrëzimit të diktaturës komuniste shumë vepra të dikurshme industriale kanë dalë pjesërisht jashtë përdorimit dhe nuk funksionojnë rregullisht. Por ndërkohë po merren masa të shpejta për rimëkëmbjen dhe vënjen sa më të shpejtë në punë të veprave ekzistuese dhe të reja. Shumica e popullsisë janë sot të punësuar në sektorin e tregëtisë dhe atë të ndërtimit, në sektorin e shërbimeve publike, atë turistik dhe si punonjës të shtetit.

Transporti

Transporti rrugor

Tirana ndodhet rreth 40 km larg portit më të rëndësishëm të vendit, që ndodhet në Durrës. Qysh prej vitit 2000 dy qytetet lidhen me autostradë. Nga Tirana udhëtojnë përditë autobuzë për në qytetet më të rëndësishme të vendit.

Transporti hekurudhor

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër.

Transporti ajror

Në Rinas gjendet Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili është rreth 25 km larg nga Tirana. Linjat ajrore lidhin Tiranën direkt me metropolat e Evropës Perendimore, Evropën Lindore dhe prej andej me mbarë botën. Qarkullimi rrugor vitet e fundit ka pasur nje rritje të jashtëzakonshme. Autobuzët, makina të shumta private dhe automjete të rënda transporti qarkullojnë në mbarë vendin. Perveç kësaj është planifikuar dhe ndërtimi i një linje hekurudhore, mbi të cilën do të qarkullojë treni ekspres nga Tirana për në aeroport dhe anasjelltas.

Trivia

 
Një pamje e Muzeut Historik Kombëtar
 
Kolonat
 
Taivani
  • Tirana ndodhet 110 m mbi nivelin e detit. Temperaturat mesatare vjetore janë : në korrik + 24° celsius dhe në Janar +7° celsius. Në vit bie 1200 mm shi.
  • Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.
  • Tirana u themelua më 1614 nga Sulejman Pashe Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furrë dhe një hamam. Dy shekuj më vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
  • Ekzistojnë kater hipoteza për prejardhjen e emrit Tiranë.
    1. Tiranë mendohet se vjen nga fjala Theranda, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.
    2. Tirana vjen nga Tirkan. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të malit të Dajtit. Akoma ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton fillimin datonne fillimin e shekullit te pare para lindjes së Krishtit, e cila mendohet te kete qenë keshtjella qe historiani bizantin Prokop (shek. VI), e quan kështjella e Tirkanit
    3. Tiranë vjen nga Teheran, kryeqytet i Iranit, në kujtim të një fitoreje të korrur nga Sulejman Pasha, (themeluesi i qytetit) në krye të ushtrisë turke gjatë fushatës në Persi.
    4. Një gojëdhënë tiranase thotë se emrin e qytetit Sulejman Pasha e mori nga një plakë që takoi në vendin ku do të ngrinte qytetin. Pyetjes së Sulejman Pashës se çfarë po bënte, plaka iu përgjegj: Po tir an…! (an d.m.th. mëndafsh)
    5. Ka dhe një teori të pestë, ku Tirana ose Tirônë, siç quhet në dialektin e vendit, e ka origjinën nga mënyra se si thirreshin banorët e këtij vendi. Duke qenë se popullsia e vendosur në këtë territor vinte kryesisht nga malet e zonës përreth atëherë nga vendasit ato quheshin "Të rônë" (të rënë). Edhe sot, në gjuhën e përditshme, për familjet që vijnë nga zonat malore përdoret shprehja "janë të rënë (psh) në Durrës" (apo diku tjetër). (J.N. Priska)
  • Lagjja e parë e Tiranës ishte ajo e Bamit.
  • Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtërit më të mirë të Shqipërisë.
  • Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
  • Ura e Tabakëve (përballë Parlamentit ) daton në shekullin XVIII.
  • Tyrbja e Kapllan Pashës (pranë monumentit Ushtari i panjohur) është ndërtuar në vitin 1816.
  • Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
  • Mali i Dajtit, në lindje të Tiranës është 1612 m i lartë.
  • Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
  • Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe u përzunë nga Turqia.
  • Rruga e Durrësit është hapur me 1922 dhe quhej «Nëna Mbretëreshë». Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtepi e kopshte.
  • Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Aty, më 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinë.
  • Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët të njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.
  • Bulevardi «Dëshmorët e Kombit» është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi Skënderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
  • Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-pazarin e vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga Hrushovi më 1959.
  • Monumenti i Skënderbeut i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes së heroit kombëtar
  • Monumenti Nëna Shqipëri, 12 m i lartë, u përurua në varrezat « Dëshmorët e Kombit » më 1971.
  • Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.
  • Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.
  • Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në ballë të tij titullohet « Shqipëria ».
  • Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu Enver Hoxha u përurua më 1988. «Piramida» u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.
  • Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorë. Në vitin 1920 – 17.000 banorë. 1938 – 25.000 banorë.1945 – 40.000 banorë. 1990 – 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt Metropolit, e ka çuar popullsinë e Tiranës mbi 700.000 banorë.
 
  www.arbnor-gashi.page.tl  
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=